• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Leksione se si ulen çmimet

12:49 : 01/09/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Adam Smith e kishte përmbledhur që në shekullin XVIII një nga mekanizmat më të thjeshtë të tregut: “Çmimi i monopolit është gjithmonë më i larti që mund të merret; çmimi i konkurrencës së lirë, përkundrazi, është më i ulëti që mund të mbahet.”

Dy shekuj e gjysmë më vonë, Shqipëria ka një problem që meriton pikërisht këtë pyetje: sa konkurrues është një treg ku ushqimet, në një nga vendet me të ardhurat më të ulëta dhe më bujqësore në Europë, janë bërë më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian?

Në vitin 2022, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri ishte rreth 85% e mesatares së BE-së. Në vitin 2025, indeksi arriti në 102.9, pra afro 3% mbi mesataren europiane.

Brenda tre vjetësh kaluam nga një nivel dukshëm më i ulët se Europa, në vendin më të shtrenjtë të Ballkanit Perëndimor për ushqimet.

Lexo edhe:

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

Pak ditë pas marrjes së detyrës/ Ambasadorja e re e BE-së i shkon në zyrë Ramës

Serbia mbeti në 96.6% të mesatares së BE-së, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, në 84.6%, ndërsa Maqedonia e Veriut, ndër më të lirat, me 74.3%.

Dhe kjo ndodh në një ekonomi ku bujqësia zë ende rreth 14.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Një bazë kaq e madhe bujqësore duhet, në parim, të ishte një avantazh për furnizimin vendas dhe kostot dhe për të nxitur industrinë përpunuese.

Në praktikë, rreth gjysma e grupeve ushqimore kushtojnë më shumë se mesatarja europiane, ndërsa qumështi, produktet e bulmetit dhe vezët janë mbi 30% më të shtrenjta.

A mund t’i ulë qeveria çmimet? Jo në mënyrë të qëndrueshme me bord, me urdhër apo me një faqe interneti. Çmimet lëvizin nga kërkesa dhe oferta, nga kostot, produktiviteti dhe konkurrenca.

Transparenca mund të ndihmojë konsumatorin të krahasojë, por nuk prodhon më shumë, nuk e ul koston e transportit, nuk rrit rendimentin e fermës dhe nuk krijon konkurrencë aty ku ajo mungon.

Në këtë pikë vlen edhe ironia e Milton Friedman: “Ne ekonomistët nuk dimë shumë, por dimë si të krijojmë mungesa.” Logjika e tij ishte e thjeshtë.

Kur çmimi mbahet artificialisht nën nivelin e tregut, oferta priret të tkurret. Prandaj debati nuk duhet të jetë si ta urdhërojmë çmimin të ulet, por pse çmimi është kaq i lartë që në nisje.

P.sh., mungojnë analizat se pse produktet e qumështit janë mbi 30% më të shtrenjta se mesatarja europiane? Ku krijohet kostoja, te fermeri, grumbulluesi, përpunuesi, importuesi, distributori apo shitja me pakicë?

Pse subvencionet nuk orientohen më fort te hallkat ku zinxhiri i vlerës humbet eficiencë? Nëse problemi është produktiviteti, duhet mbështetur teknologjia.

Nëse është grumbullimi, duhet investuar aty. Nëse është shkalla shumë e vogël e fermave, duhet nxitur organizimi dhe bashkëpunimi.

Pse çmimet e produkteve në supermarkete janë më të shtrenjta dhe se në vendet me paga shumë më të larta se te ne, duke habitur madje edhe turistët?

Pse kërkesa e shtuar nga rritja e hyrjeve të të huajve po plotësohet nga importi? Pse në vendet e tjera të rajonit, edhe pse janë të vogla e ka varësi nga importi, çmimet nuk janë rritur me të njëjtat ritme si në Shqipëri?

Në fakt, të thuash “duhet një ekonomi më konkurruese” është më e lehtë në teori sesa në praktikë. Sepse tregu nuk është automatikisht i lirë vetëm se shteti nuk cakton çmimet.

Ai është i lirë kur ka konkurrencë reale, hyrje të lehtë të operatorëve të rinj, rregulla të barabarta dhe institucione që ndërhyjnë kur tregu deformohet.

Dhe mbi të gjitha duhet vullnet për të hyrë te shkaqet, jo vetëm te simptoma që shfaqet në etiketën e çmimit. Edhe po të identifikohen të gjitha problemet, ndërtimi i një ekonomie konkurruese është një mision i vështirë, që kërkon kohë dhe politika të qëndrueshme.

Procesi i përshtatjes me standardet e BE-së mund ta bëjë sfidën edhe më të fortë. Kërkesat për sigurinë ushqimore, mjedisin, prodhimin, paketimin dhe gjurmueshmërinë do të shtojnë kostot për një pjesë të bizneseve.

Nëse prodhuesit vendas hyjnë në këtë proces me produktivitet të dobët dhe zinxhirë të brishtë, rreziku është që ekonomia të bëhet edhe më konsumatore dhe më e varur nga importet, duke u kthyer, siç kanë paralajmëruar shpesh prodhuesit, në një supermarket të madh të Europës.

Për momentin, një standard europian e kemi arritur para kohe: çmimin e ushqimeve. Për pagat, produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, Europa është ende shumë më larg./ Monitor

Etiketa: BEekonomiqeveria RamaRritja e cmimeveushqimevarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

11:30 : 08/09/2026
AKTUALITET

Pak ditë pas marrjes së detyrës/ Ambasadorja e re e BE-së i shkon në zyrë Ramës

09:23 : 08/09/2026
AKTUALITET

6 fakte që zbulojnë skenarin perfid të qeverisë për pagat e magjistratëve

19:56 : 07/09/2026
RAJONI

BE reagon pas varrimit të Ratko Mlladiç: Lavdërimi i kriminelëve bie ndesh me vlerat europiane

14:40 : 07/09/2026
AKTUALITET

Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

18:19 : 06/09/2026
AKTUALITET

A është vënë në pikëpyetje turneu rajonal i shefes së KE-së për shkak të Serbisë?

15:20 : 05/09/2026
Para

Ekzekutoi 3 persona në Mal të Zi, shtetasi rus vetëvritet gjatë aksionit të policisë për ta arrestuar

TË GJITHA

Horoskopi, 9 shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 08/09/2026

Itali – Shqiptarit i gjendet çanta me 70 kg kokainë dhe mbi 170 mijë euro në dhomën e gjumit

22:56 : 08/09/2026

U arrestua gjatë protestës, lirohet pas disa orësh gazetari Shpend Gashi

22:46 : 08/09/2026

Protestuesit marshojnë drejt kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, bllokojnë qarkullimin e automjeteve

22:38 : 08/09/2026

Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mëngjesit tek shtëpia e…

22:27 : 08/09/2026

Të shtënat në Laprakë/ Gjendet automjeti i braktisur nga autorët (EMRAT)

22:27 : 08/09/2026

Përplasjet me policinë, Berisha: Turp! Krim ndaj protestuesve paqësorë

22:21 : 08/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com