• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbehet turizmi, Shqipëria humb kurorën për kryesimin e net-qëndrimeve në Europë, rritet Kosova

12:07 : 01/09/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, RAJONI

Në tre vitet e fundit, Shqipëria kryesoi Europën për rritjen më të shpejtë të net-qëndrimeve turistike të të huajve dhe vendasve, duke njohur zgjerim dyshifror.

Këtë vit, vendi e ka humbur kurorën. Të dhënat e Eurostat bënë të ditur se për periudhën janar-qershor, net-qëndrimet e turistëve u rritën me 9.1% në total, nga e cila 10.2% ishte rritja e vendasve dhe 8.7% e të huajve.

Për gjithë 2025-n, net-qëndrimet ishin zgjeruar me 30%, dukshëm mbi shtetet e tjera të Europës (i dyti pas nesh kishte një rritje prej 10%).

Përveçse ka shënuar rritje në nivel njëshifror, Shqipëria ka zbritur në vendin e tretë, pas Irlandës që kryeson (14.6%) dhe Maltës (9.9%).

Lexo edhe:

Do blinte toka në Shqipëri dhe u zhduk në Greqi, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes

Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare

Bie në sy rritja e shpejtë e Kosovës, që renditet e katërta në Europë për 6 mujorin, me një zgjerim prej 5.9% (4.5% e turizmit të brendshëm dhe 7.1% e atij ndërkombëtar). Madje në tremujorin e dytë, Kosova ia ka kaluar dukshëm Shqipërisë për rritjen e netqëndrimeve nga turistët e huaj, me + 17.7% në raport me prill-qershor 2025, përkundrejt +8.5% të Shqipërisë për të njëjtën periudhë.

Në Shqipëri, për periudhën janar-qershor 2026 u shënuan 3.38 milion net-qëndrime turistike, nga të cilat 2.45 milionë u kryen nga të huajt.

Në Kosovë, për të njëjtën periudhë u shënuan gati 800 mijë net-qëndrime turistike, nga të cilat 432 mijë ishin nga të huajt.

Europa

Në gjysmën e parë të vitit 2026, në strukturat akomoduese turistike në Bashkimin Europian u regjistruan 1 miliard e 321 milionë net-qëndrime, me rritje 1.7% krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2025, kur ishin regjistruar 1 miliard e 299 milionë, raporton Eurostat.

Sipas vendeve, Irlanda (+14.6%), Malta (+9.9%) dhe Sllovakia (+5.9%) shënuan rritjet më të larta të net-qëndrimeve në strukturat turistike gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, në nëntë vende numri i net-qëndrimeve ra. Tkurrjen më të fortë e regjistroi Qipro, me 7.7%, e ndjekur nga Rumania, me 6.7%.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, turistët e huaj regjistruan 645.4 milionë net-qëndrime në strukturat akomoduese të vendeve të BE-së, nga 629.4 milionë në gjysmën e parë të vitit 2025, me një rritje prej 2.5%.

Net-qëndrimet e turistëve vendas u rritën me 0.9% në gjysmën e parë të vitit 2026, duke arritur në 675.7 milionë, ose 5.8 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave për vendet, 18 nga 27 shtetet anëtare të BE-së shënuan rritje të net-qëndrimeve në gjysmën e parë të vitit 2026. Rënia më e madhe u regjistrua në Qipro, me 7.7%, e ndikuar kryesisht nga tkurrja e ndjeshme e net-qëndrimeve të turistëve të huaj, me 8.2%.

Në vlerë absolute, kontributin më të madh në rritjen e përgjithshme prej 21.8 milionë net-qëndrimesh krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2025 e dhanë Italia, Spanja dhe Franca.

Italia regjistroi 6.7 milionë net-qëndrime më shumë, duke arritur në 219.5 milionë, Spanja 3.4 milionë më shumë, në 222.8 milionë, ndërsa Franca shtoi 2.6 milionë net-qëndrime, duke arritur në 193 milionë.

Në Itali dhe Francë, rritja u nxit kryesisht nga turizmi i huaj, ndërsa në Spanjë kontributin më të madh në rritjen e përgjithshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2026 e dha turizmi vendas./ Monitor

Etiketa: kosoveShqiperiturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Do blinte toka në Shqipëri dhe u zhduk në Greqi, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes

21:22 : 08/09/2026
RAJONI

Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare

15:46 : 08/09/2026
AKTUALITET

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE

14:34 : 08/09/2026
RAJONI

Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurimin shtetëror të gjenocidit

13:31 : 08/09/2026
RAJONI

Dënohet me 1 vit burg me kusht, Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça

09:59 : 08/09/2026
KRONIKE

Një person vret motrën dhe plagos nënën në Kosovë

16:45 : 07/09/2026
Para

LVV dhe LDK diskutojnë brenda partive marrëveshjen për presidentin

TË GJITHA

Horoskopi, 9 shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 08/09/2026

Itali – Shqiptarit i gjendet çanta me 70 kg kokainë dhe mbi 170 mijë euro në dhomën e gjumit

22:56 : 08/09/2026

U arrestua gjatë protestës, lirohet pas disa orësh gazetari Shpend Gashi

22:46 : 08/09/2026

Protestuesit marshojnë drejt kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, bllokojnë qarkullimin e automjeteve

22:38 : 08/09/2026

Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mëngjesit tek shtëpia e…

22:27 : 08/09/2026

Të shtënat në Laprakë/ Gjendet automjeti i braktisur nga autorët (EMRAT)

22:27 : 08/09/2026

Përplasjet me policinë, Berisha: Turp! Krim ndaj protestuesve paqësorë

22:21 : 08/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com