Ministri Nufi, takim me drejtuesit e PS-së në Qarku Lezhë: Fokusi te shqetësimet e qytetarëve

31 Gusht 2026, 22:20Politika TEMA
Ministri Nufi, takim me drejtuesit e PS-së në Qarku Lezhë: Fokusi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njëherësh dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, zhvilloi një takim me deputetët, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e strukturave të PS-së në qark.

Në fokus të takimit ishte koordinimi i punës së strukturave socialiste dhe adresimi i shqetësimeve të qytetarëve.

Nufi tha se, “Besimi nuk kërkohet, por fitohet çdo ditë. Prandaj jemi sot këtu në Lezhë së bashku me deputetët, kryetarët e Bashkive dhe kryetarët e partive nëpër rrethe për të diskutuar dhe për të çuar përpara të gjitha përgjegjësitë që ne kemi. Për ata qytetarë, të cilët presin nga të gjithë, ata që janë të mandatuar në pushtetin lokal apo pushtetin qendror për të kryer një detyrë shtetërore në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të të gjithë atyre, të cilët i kanë dhënë besimin Partisë Socialiste”.

Sipas tij, përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe qendror duhet të jenë pranë qytetarëve jo vetëm në takime të caktuara, por në mënyrë të vazhdueshme, duke reaguar ndaj shqetësimeve dhe kërkesave të tyre.

“Sot jemi të vendosur më shumë se kurrë për të dëgjuar hallet e qytetarëve, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për t’i adresuar ato në mënyrën më të duhur me përkushtim, me besim, me empati. Duke u siguruar që do të trajtohen në mënyrën më të shpejtë, më të saktë dhe më korrekte. Kjo është "Besa" dhe fjala që ne lidhim dhe angazhohemi me gjithësecilin prej tyre. Dhe kjo është “Prania Besnike” të jemi aty për ta çdo ditë jo vetëm, në takime të caktuara, por çdo ditë për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre dhe për t’i adresuar ato”, theksoi ministri Nufi.

Ai u shpreh gjithashtu se, “Partia Socialiste dhe Qarku i Lezhës angazhohen plotësisht me gjithë funksionarët e vet, me gjithë simpatizantët e vet që të jetë pranë qytetarëve, pranë të gjithë atyre që besojnë për një Shqipëri moderne, për një Shqipëri 2030”.

3 Komente

  1. B
    Besen ja ke dhene Belindes ti

    Bravo. Ti ke kohe qe ja ke dhene besen Beles. Keshtu qe nuk mund t ja japesh besen dhe asaj qe vjedh shtetin dhe qytetaret, edhe qytetareve!

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Të gjithë flisni si e ëma e Zeqos maj Thanës.Ipoteka është bërë lesh e li dhe unë duhet të paguaj që ta regulloj në pronësi apartamentin tim.Kam dy vjet dhe nuk mund të komunikosh me asnjë nënpunës të ipotekës.Ma zgjith ti pse duhet të paguaj unë kur ka gabuar shteti?Na thoni të bëj rivlerësim të pronës.Pse kur unë nuk e shes shtëpinë?Asgjë nuk do bëni sepse çdp gjë për 36 vjet është bërë gabim.Këtu do jemi dhe do e shikoni...

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nufomania

        Ky eshte lajm shune i rendesishem.Bravo Mero qoka. Na ke bere mos te lexojme me. Ishte ne fakt hera e fundit. Shpresoj fund te shpejte per Ministrin e suksesshem Nufi e shefin e tij e gjithe rracen e pisèt te Rilindjes

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje