Një 39-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e sotme, pas një konflikti në zonën e pedonales, në hyrje të Kalasë së Tiranës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:15, ndërsa i dëmtuari, shtetasi me inicialet B. D., është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas Policisë, 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e personit ose personave të përfshirë në ngjarje.
Grupet hetimore po vijojnë veprimet për të përcaktuar dinamikën e konfliktit dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.














