• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U largua nga shtëpia për të jetuar me të dashurin italian, prindërit shqiptarë përndjekin prej muajsh vajzën

20:19 : 31/08/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites

Një 20-vjeçare me origjinë shqiptare është bërë pjesë e një konflikti të rëndë familjar në Rimini të Italisë, pasi vendosi të largohej nga banesa e prindërve dhe të niste bashkëjetesën me partnerin e saj italian.

Sipas raportimeve të mediave italiane, lidhja nuk është pranuar nga familja për shkak të diferencave fetare. Prindërit, 44 dhe 47 vjeç, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, dyshohet se kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj vajzës, duke kërkuar që ajo t’i jepte fund marrëdhënies.

Pas largimit nga shtëpia, e reja dhe i dashuri i saj u përpoqën të mos bënin publike adresën ku kishin nisur të jetonin. Megjithatë, sipas hetimeve, familjarët nisën të kërkonin informacion për vendndodhjen e çiftit përmes të afërmve, miqve dhe personave të komunitetit, derisa arritën ta zbulonin.

Më pas, 20-vjeçarja pretendon se ka marrë një sërë mesazhesh kërcënuese nga prindërit. Në njërin prej tyre, sipas dosjes së hetimit, i thuhej se mund ta gjenin kudo që të shkonte, ndërsa në një tjetër paralajmërohej se nëse nuk kthehej në shtëpi, do të përballej me një “jetë ferr”.

Çifti iu drejtua Policisë së Riminit dhe denoncoi situatën. Por, sipas dëshmive të tyre, presioni nuk përfundoi me kaq.

Lexo edhe:

Të shtënat në Laprakë/ Gjendet automjeti i braktisur nga autorët (EMRAT)

Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona

Në një nga episodet e raportuara, prindërit i kanë dërguar vajzës një fotografi ku babai shfaqej pranë zonës ku ndodhej banesa e saj. Për të renë dhe partnerin, kjo ishte shenjë se familjarët kishin arritur të lokalizonin shtëpinë e tyre.

Ngjarja më e rëndë dyshohet se ka ndodhur në maj të këtij viti, kur prindërit shkuan në banesën e çiftit dhe hynë brenda. Sipas mediave italiane, situata u tensionua dhe dy të rinjtë u ndjenë të kërcënuar nga mundësia e një përplasjeje fizike.

Në këto kushte, ata u larguan në një dhomë tjetër të banesës, mbyllën derën dhe telefonuan policinë. Efektivët mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Pas dëshmive të mbledhura dhe denoncimeve të bëra nga çifti, Prokuroria e Riminit ka nisur procedimin ndaj dy prindërve. Ata po hetohen në gjendje të lirë për akuzat e përndjekjes dhe kërcënimeve.

Hetimet vijojnë, ndërsa 20-vjeçarja dhe partneri i saj kanë kërkuar mbrojtjen e autoriteteve, duke pretenduar se janë përballur për muaj me presion dhe kërcënime për shkak të lidhjes së tyre.

j.

Etiketa: i dashurii dashuri italianpoliciaprinderit shqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të shtënat në Laprakë/ Gjendet automjeti i braktisur nga autorët (EMRAT)

22:27 : 08/09/2026
AKTUALITET

Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona

22:03 : 08/09/2026
AKTUALITET

Zjarr pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër

21:19 : 08/09/2026
AKTUALITET

Operacioni anti-drogë në Sarandë, burg për 15 të arrestuarit, lirohen 5

19:59 : 08/09/2026
AKTUALITET

Tensionohet protesta para Kuvendit, tërhiqen zvarrë disa protestues

18:59 : 08/09/2026
AKTUALITET

VIDEO/ Policia tenton shoqërimin e Adriatik Lapajt, tensione në protestën para Kuvendit

18:35 : 08/09/2026
Para

Propagandë në vend të transparencës: Si Rama po i kthen ministrat në influencerë

TË GJITHA

Horoskopi, 9 shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 08/09/2026

Itali – Shqiptarit i gjendet çanta me 70 kg kokainë dhe mbi 170 mijë euro në dhomën e gjumit

22:56 : 08/09/2026

U arrestua gjatë protestës, lirohet pas disa orësh gazetari Shpend Gashi

22:46 : 08/09/2026

Protestuesit marshojnë drejt kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, bllokojnë qarkullimin e automjeteve

22:38 : 08/09/2026

Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mëngjesit tek shtëpia e…

22:27 : 08/09/2026

Të shtënat në Laprakë/ Gjendet automjeti i braktisur nga autorët (EMRAT)

22:27 : 08/09/2026

Përplasjet me policinë, Berisha: Turp! Krim ndaj protestuesve paqësorë

22:21 : 08/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com