Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është kërcënuar me vdekje përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku një person ka ofruar 1 mijë euro për vrasjen e kreut të shtetit serb.
Sipas mediave serbe, kërcënimi është publikuar së bashku me një fotografi të Vuçiçit, ndërsa autori ka shkruar: “Po ofroj euro 1,000 për vrasjen e këtij njeriu, DM i interesuar…”.

Pas publikimit të mesazhit, autoritetet serbe kanë nisur një hetim për identifikimin e personit që qëndron pas postimit.
Sipas raportimeve të mediave serbe, Departamenti Special për Luftën kundër Krimit të Teknologjisë së Lartë pranë Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd i ka kërkuar policisë të identifikojë autorin e kërcënimit dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.
Autoritetet po verifikojnë rrethanat e publikimit të mesazhit dhe identitetin e personit që e ka bërë atë.














