Nuk morën pagat/ Administrata gjyqësore bllokon shërbimet, nis bojkoti pa afat

Nuk morën pagat/ Administrata gjyqësore bllokon shërbimet, nis bojkoti pa afat

10:27, 08/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Administrata gjyqësore e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës ka nisur bojkotin për mosmarrjen e pagave.

Nga dita e sotme, administrata gjyqësore do të bllokojë shërbimet pa afat.

Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj raporton se e gjithë administrata gjyqësore është në bojkot.

Në orën 15:00 pritet një mbledhje e gjithë kryetarëve të gjykatave në Gjykatën e Lartë për të diskutuar çështjen.

Punonjësit e administratës kanë vënë në dijeni kryetarin e gjykatës për bojkotin dhe atyre u është thënë se do ketë informacion apo qëndrim për këtë çështje pas mbledhjes.

Punonjësit deklarojnë se ‘ne nuk ndikohemi nga debati mbi pagat e magjistratëve, nuk kemi pse cenohemi mbi një çështje që s’ka të bëjë me ne\.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco