Sondazhet tronditin Netanyahun, opozita e Gadi Eisenkot del për herë të parë në avantazh para zgjedhjeve në Izrael

31 Gusht 2026, 21:00Bota TEMA
Sondazhet tronditin Netanyahun, opozita e Gadi Eisenkot del për herë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po hyn në një nga fushatat më të vështira të viteve të fundit. Më pak se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sondazhet e fundit tregojnë se opozita ka kaluar për herë të parë në avantazh, duke i dhënë një goditje të fortë kampit të tij politik.

Sipas sondazhit më të fundit, partia Yashar, e drejtuar nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot, do të fitonte 24 mandate nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Likud i Netanyahut renditet i dyti me 21 mandate.

Edhe pse diferenca mes dy partive është vetëm tre mandate, shifrat marrin peshë për shkak të mënyrës se si formohen qeveritë në Izrael. Knesset, parlamenti izraelit, ka 120 deputetë dhe për të krijuar një shumicë qeverisëse nevojiten të paktën 61 mandate.

Sondazhi tregon se blloku i udhëhequr nga Netanyahu do të siguronte aktualisht vetëm 52 mandate, duke mbetur larg shumicës. Nga ana tjetër, blloku opozitar, pa llogaritur partitë arabe, do të arrinte në 55 mandate.

Në të njëjtin sondazh parashikohet që partitë arabe të fitojnë edhe 13 mandate të tjera. Pikërisht për këtë arsye, ato mund të luajnë një rol vendimtar në krijimin e qeverisë së ardhshme, edhe pse mbetet e paqartë nëse do të ketë bashkëpunim mes tyre dhe opozitës.

Një tjetër element që bie në sy është se Gadi Eisenkot nuk kryeson vetëm në garën mes partive. Ai rezulton gjithashtu kandidati më i preferuar për postin e kryeministrit.

Sipas të dhënave të sondazhit, 40% e qytetarëve të pyetur thanë se Eisenkot do të ishte zgjedhja më e mirë për të drejtuar qeverinë izraelite, ndërsa Benjamin Netanyahu mori mbështetjen e 37% të të anketuarve.

Netanyahu ka dominuar politikën izraelite për shumë vite dhe rrallëherë është parë në disavantazh në sondazhet për drejtimin e qeverisë.

Zgjedhjet e 27 tetorit kanë rëndësi të veçantë për të, teksa vazhdon të përballet edhe me procese gjyqësore për akuza që lidhen me korrupsionin, përfshirë ryshfetin, mashtrimin dhe shpërdorimin e besimit.

Për këtë arsye, analistët në Telaviv vlerësojnë se rezultati i zgjedhjeve mund të ketë ndikim jo vetëm në drejtimin politik të Izraelit, por edhe në të ardhmen personale të Netanyahut, i cili kërkon një mandat të ri për të ruajtur kontrollin mbi qeverinë.

Nga ana tjetër, opozita po përpiqet të shfrytëzojë momentumin e krijuar nga sondazhet për të ndërtuar një shumicë të re parlamentare. Megjithatë, mbetet ende e hapur çështja e bashkëpunimit me partitë arabe, të cilat mund të jenë vendimtare për arritjen e pragut prej 61 mandatesh.

3 Komente

  1. D
    Drite ne fund te tynelin

    Ka nje shrese te vogel qe populli hebre te shpeoje nga vetja --- largimi me vote sivjet e Netanjahut.

    Përgjigjjuni
    1. q
      qe te kuptosh o kokbosh

      Shpresa e vetme e popullit hebre eshte ZHDUKJA E NAZI-ISLAMISTEVE ARABE!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Albania-Israel brotherhood

      Ta kesh te qarte, nese nuk fiton zgjedhjet Netanjahu, por vjen ne pushtet opozita, kushdoqofte, mundesia me e madhe eshte qe ata te jene te dores edhe me te forte, si psh ky gjenerali i ushtrise. Nuk ka fare rendesi e majte apo e djathte ne Izrael, qe ta dish ata qe e krijuan Izraelin ne 1948 ishin te gjithe majtiste (socialiste dhe komuniste) me ne krye Ben Gurion! Akuzat kryesore te opozites ne Izrael kunder Netanjahut jane 2 : pse nuk e parandaloi masakren dhe gjenocidin islamo-fashist te 7 tetorit 2023 dhe e dyta pse ende nuk ka mbaruar pune me spastrimin e Gazes dhe Judea- Samarias nga terroristet! Opozita thote qe nuk do e zgjase gili-vili luften 3 vjet si Netanjahu, por do ti jap fund terrorizmit dhe pastrimit te Gazes! Pastaj do ti kthehet terroristeve ne Judea-Samaria dhe do mbaroje pune shpejt e shpejt. Opozita e kritikon Netanjahun pikerisht se e ka zgjatur shume me islamisto-fashistet arabe te Hamasit! Ne fund te fundit Netanjahu eshte thjesht udheheqesi i Izraelit ne kete cast. Mund te ishte dikush tjeter, ose neser pasneser do jete dikush tjeter. Ai PO BEN DETYREN qe i ka ngarkuar atdheu dhe populli i vet, te mbroje shtetin dhe popullin hebre dhe te zhduke terroristet nazi-islamiste ne Gaza, te cilet kane qellim te shpallur publikisht qe te zhdukin jo vetem shtetin e Izraelit, por te gjithe hebrenjte kudo ne bote (lexo Statutin e organizates Hamas). Nese Izraeli dhe Netanjahu do deshte te zhdukte popullsine gazane, do mjaftonte vetem nje bombardim i pergjithshem mbi popullsine dhe popullsia e Gazes nuk do ekzistonte me. Izraeli i ka te gjitha kapacitetet ushtarake per ta bere kete! Por ja qe gazanet jane aty, madje gjate ketyre 2-3 viteve popullsia sipas statistikave eshte shtuar me mbi 130 mije banore!!! Natyrisht ka te vrare, se eshte LUFTE nuk eshte piknik me kallash! Sipas vezhgimeve satelitore, Gaza eshte rrafshuar dhe jane shkaterruar rreth 80% e ndertimeve. Nese do kishte tendence per eleminimin e popullsise, kjo do te thote se duhet te ishin eleminuar edhe rreth 80% e popullsise ne Gaza, pra rreth 1.6 milion banore, apo jo!? Po numri qe thote Hamas (rreth 65-70 mije) eshte minimal per nje lufte brenda qendrave te banuar, per dy tre vite me rradhe. Rreth 30-35 mije te pakten jane militante te Hamas (thote IDF). Kushdo qe te vije ne pushtet ne Izrael, eshte e sigurte se do ti jape nje hov te ri luftes kunder islamo-fashizmit dhe FITORES se Izraelit kunder kolonizatoreve arabe!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje