“Nëse s’kthehesh, do të kesh një jetë ferr”/ U largua nga shtëpia për të jetuar me të dashurin italian, prindërit shqiptarë përndjekin prej muajsh vajzën

31 Gusht 2026, 20:00Kronika TEMA
“Nëse s’kthehesh, do të kesh një jetë

Një vajzë 20-vjeçare me origjinë shqiptare është përfshirë në një histori të rëndë familjare në Rimini të Italisë, pasi vendosi të largohej nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin e saj italian.

Sipas raportimeve të mediave italiane, prindërit e saj, 44 dhe 47 vjeç, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, nuk e kanë pranuar lidhjen për shkak të dallimeve fetare. Ata dyshohet se i kanë ushtruar presion të vazhdueshëm vajzës dhe e kanë kërcënuar pasi ajo refuzoi t’i jepte fund marrëdhënies. Familja, e cila jeton prej vitesh në Rimini, kishte vendosur rregulla të rrepta në jetën e vajzës, përfshirë mënyrën e veshjes, shoqërinë dhe zgjedhjet personale. Situata u përkeqësua pasi 20-vjeçarja nisi një lidhje me një të ri italian që nuk ishte mysliman.

Përballë presionit të vazhdueshëm, e reja vendosi të largohej nga banesa e prindërve dhe të shkonte të jetonte me partnerin. Çifti u përpoq të mbante të fshehtë adresën e re, por prindërit dyshohet se nisën të kërkonin informacion te të afërm, të njohur dhe persona të komunitetit, derisa arritën të zbulonin se ku jetonin dy të rinjtë. Pas kësaj, sipas dosjes hetimore, vajza nisi të merrte mesazhe të shpeshta nga familjarët, të shoqëruara me kërcënime. Në një prej tyre, sipas mediave italiane, thuhej: “Mund të të gjej edhe sikur të shkosh në Hënë, sepse familjet shqiptare janë të gjitha të bashkuara”.

Një tjetër mesazh, sipas hetimeve, përmbante paralajmërimin: “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferr.”. Të frikësuar nga situata, çifti iu drejtua Policisë së Riminit dhe bëri një denoncim. Por presioni, sipas tyre, nuk u ndal. Në një tjetër episod, prindërit i dërguan vajzës një fotografi ku babai shfaqej pranë rrugës ku ndodhej banesa e saj me të dashurin. Për çiftin, kjo ishte dëshmi se prindërit tashmë e kishin lokalizuar shtëpinë dhe mund të shfaqeshin aty në çdo moment.

Pas këtij episodi, dy të rinjtë bënë një tjetër denoncim dhe kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve për të parandaluar kontaktet dhe afrimin e prindërve.

Situata arriti kulmin në maj të vitit 2026. Sipas hetimeve, prindërit shkuan në banesën e çiftit dhe hynë brenda pa leje. Mediat italiane raportojnë se situata rrezikoi të përfundonte në përleshje fizike, pasi dy të rinjtë dyshohet se u kërcënuan me sulm. Çifti arriti të largohej në një dhomë tjetër, ku u mbyll me çelës dhe telefonoi policinë. Ndërhyrja e efektivëve shmangu përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pas mbledhjes së dëshmive dhe episodeve të denoncuara, Prokuroria e Riminit vendosi të procedojë penalisht dy prindërit. Ata po hetohen në gjendje të lirë për akuzat e përndjekjes dhe kërcënimeve. Hetimet vijojnë, ndërsa 20-vjeçarja dhe partneri i saj kërkojnë të vazhdojnë jetën së bashku, larg presionit familjar dhe episodeve që, sipas denoncimeve, kanë zgjatur për muaj.

7 Komente

  1. F
    Fshatari

    Kjo ka shume lidhje me ate shkrimin tjeter ( qe Tema nuk me le te komentoj) Keta jane emigrantet e pa asimiluar qe duan ta bejne vendin ku kane shkuar si vendi qe kane lene. Ndaj emigrantet e asimiuar jane kunder ketyre qe duan ta bejne Italine si fshati i tyre ne Maqedoni

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet a shiitet nuk behen njerez.....

      Keta jane verrcqieret turkoshqipfoles,plehra arabe qe nuk llogarisin femijen e vet e jo me te tjeret..... allah uakbar

      Përgjigjjuni
    2. �
      Λέοναρντ Κοτσιμπέλι

      Fshatari i bythes, na dole filozof i madh.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Po pse me merak ti per mua Filozofine ta kam lene ty une fshatar jam. Por une nuk kuptoj ti pse vajte ne mergim kur kerkon ta besh vendin ku ke vajtur si vendi qe ke lene. Pse ike nga Shqioeri kur jeta ne Shqioeri te pelqen kaq shume sa kerkon ta besh edhe ate vend si Shqiperia

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lani

        Rrace budallash moterqima shqiptare nga mirdita

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aa

          po cfare shqiptare nga maqedonia thoni , ata vetem 2 fjale shqip flasin te tjerat su kuptohen fare. kam qene ne Tetove dhe kisha nevoje per perkthyes. Zakonet e tyre nuk ngjajne fare me traditen shqiptare. (ose pak fare, keshtu si neper te... ) Sumica tetovareve jetojne ne emgrim dhe mblidhen ne vere ne fshatrat e tyre. Nuk ka asgje te keqe qe duan te mbrojne familjen e kulturen e tyre per jane shume shume mbrapa ne zhvillim dhe te pa emancipuar....

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            Zakonet e tyre jane te brumosura me kuturen me shume Islame. Nje prapambetje qe veshtire te c'rrenjoset prej tyre me gjithe propaganden fetare qe kryente edhe ajo Nongrata e Flamingove ne bulevard qe erdhi te clironte Tiranen bashke me llumin e Albin Kurtit.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje