Josh Kushner, CEO i Thrive Capital, ka folur për herë të parë publikisht mbi dështimin e planit të FIFA-s për një marrëveshje prej 20 miliardë dollarësh, që synonte t’u jepte investitorëve të jashtëm një pjesë të të drejtave komerciale të Kupës së Botës.
Në një deklaratë për New York Post, Kushner pranoi se kompania e tij “nuk e kishte kuptuar dinamikën politike të futbollit global” gjatë negociatave.
Marrëveshja, e njohur si FIFA Forward Enterprise (FFE), synonte të siguronte deri në 4.2 miliardë dollarë nga Thrive Capital dhe investitorë të tjerë të jashtëm.
Plani shkaktoi reagime të forta në botën e futbollit, veçanërisht në Europë. Muajin e kaluar, anëtarët e UEFA-s votuan unanimisht për bojkotimin e Kupës së Botës, në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së propozuar.
Kushner tha se kompania e tij kishte hyrë në negociata me bindjen se projekti mund të ishte pozitiv, por nuk e kishte parashikuar përplasjen politike që do të pasonte.
“Edhe pse i ndanim motivet e FFE-së, nuk e kuptuam dinamikën politike të futbollit global dhe deri ku do të shkonin disa persona”, deklaroi Kushner.
Ai shtoi se Thrive Capital ka një histori të gjatë bashkëpunimi me palë të ndryshme dhe se, po ta kishte ditur se në çfarë drejtimi do të shkonte situata, kompania nuk do të ishte përfshirë në negociata.
“Thrive ka një histori të gjatë bashkëpunimi me të gjitha palët e interesuara. Nëse do ta dinim se në çfarë drejtimi do të transformohej situata, nuk do të ishim përfshirë”, pranoi Kushner.
Marrëveshja e propozuar e FIFA-s, që në fillim u prezantua si një mundësi e madhe financiare për futbollin ndërkombëtar, u përball kështu me kundërshtime të forta nga aktorë të rëndësishëm të sportit, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e saj.
Edhe dhelpra kure se kapi dote tha eshte i pa bere manjaker te pa fryre qelbesira vetem si te fitoni leke
Futbolli , organizimi dhe transmetimi i tij eshte pasuri e te gjitheve dhe jo e Infantinos qe kerkonte te jepte te drejtat e transmetimit ty debil dhe ti me radhe tja shisje Europes dhe mbare Botes sa te donte qejfi …. Futbolli dhe transmetimi i tij nuk eshte ishulli i Sazanit thuaj vjerit te tet vella debil , qe sa u zgjodh ndyresira ne krye te Shteteve te Bashkuara rembyet okaziont dhe kercenimet e dallkaukut per tu pasuruar …..e hengrem nje here sapunin per djath me Formula 1 , kur u shit te investitori amerikan ….me futbollin nuk keni shanc ….eshte prone e te gjithe Botes dhe jo e kokdyllit dhe hajdutit Infantino ….kuptojeni me ne fund ….futbolli eshte futur thelle ne shpirtin e cdo sportedashesi ne mbare Boten dhe prej andej nuk e merni dot sa do para te jepni ….