Një nismë e re ligjore e qeverisë për shërbimin social parashikon më pak qendra rezidenciale të përkujdesit në të ardhmen dhe ofrimin e shërbimit në familje e komunitet, duke mos e larguar individin nga mjedisi i jetës së përditshme. Në përputhje me direktivat europiane, projektligji që është në fazën e konsultimit publik synon reduktimin e shtëpive të fëmijës apo azileve të të moshuarve.
“Projektligji synon të krijojë bazën ligjore për një gamë më të gjerë dhe më fleksibël shërbimesh, duke përfshirë forma të mbështetjes në familje dhe komunitet, shërbime të specializuara, tranzitore, lëvizëse, si dhe forma të kujdesit që mundësojnë mbështetjen e individit në mjedisin e tij të zakonshëm të jetesës”.
Më shumë përgjegjësi parashikohen edhe për bashkitë, duke forcuar rolin e qeverisjes vendore në çështjen e përkujdesit social. Masa më të forta vendosen për rastet emergjente. Kur jeta, shëndeti apo siguria e një personi është në rrezik, bashkia duhet të sigurojë mbrojtjen brenda 24 orëve ose mund të referojë rastin.
“Në rastet kur njësia e vetëqeverisjes vendore nuk disponon shërbimin e nevojshëm ose nuk ka kapacitete për ofrimin e tij, ajo siguron vendosjen e përfituesit në shërbimin më të afërt të disponueshëm në një njësi tjetër të vetëqeverisjes vendore”.
Ndryshimet prekin edhe financimin. Fondet do të shpërndahen sipas numrit dhe nevojave të përfituesve, nivelit të vulnerabilitetit, largësisë së zonave dhe kostove reale. Kategoritë që plotësojnë kriteret do t’i marrin shërbimet falas.
Ne po pyesim pse s po ndertohen azile shteterore ne cdo qytet, ju po mendoni te mbyllni dhe ato qe kemi?! Ne ato mosha pleqte s pyesin me per shtepine, duan kujdes 24 ne 24.ore. Mendoheni me mire kete problem! Kush i jep keto mendime? Ne te gjithe boten egzistojne shtepite e pleqve, po te ne duhet ndergjegje me larte e personelit te sherbimit. Ka ikur humanizmi
Ne shtepine e pleqeve jashte jane ata qe kane nevoje per sherbim 24 ore por shumica pleqeve qendrojne ne shtepite e tyre dhe marrin sherbim nga komuna ne shtepi. Psh vjen dikush per te pastruar shtepine, per ta ndihmuar per dush, i bien ushqim nese nuk gatuan dot vete. Ne shtepite e pleqeve shkojne ata qe kane skleroze, qe nuk ushqehen dot vete e qe nuk levizin dot
Ca sherbimi po marin pleqte apo ate pensionin e qelbur qe nuk i mjafton as pwr ilace ca po beni o pushtetar o politikan ku do ti coni ato lek ne nje vend do vemi 2 m dhe do marim me vete hapni azil o njerez te vdesim si njerez e jo te nhordhim si kafshet
ja hoqen dhe dominone pleqeve.Shteti harxhon shume per ta.
Kush i jep keto brockulla si akt qeverisjeje dhe cila eshte banda sociale qe i duartroket me entuziazem. Shumica e te moshuarve shqiptare do vdesin te kycur ne vetmine e spartamenteve te tyre. E dine dhe ata sepse i kane nisur femijet ne Europe me lek borxh. Vetem shteti se di dhe e merr vesh kur fillojne te qelben trupat?
Pervec shtepive sociale private, shteti duhet ti kete te dyja ne funksion. Edhe shtepite sociale (azil) edhe pagesa per kujdestare ne familje... i takon personit ne nevoje te zgjedhi.. besoj se per perfituesit do te kene kritere per te ardhurat per tu mbeshtetur nga shteti...
Une di qe ne Australi per mos me I dergu pleqte ne azil te pleqve nusja e shtepise a ndonje tjeter ne familje, shteti e pagun ate njeri si me kene ne pune te shtetit.Eshte e sigurume qe kur te dale ne pensjon del me te drejta te plota.Ne nuk I kena kushtet.Mesatarja e pensjonit eshte 170000 mije leke te vjetra.Nuk e di çfar ju thot mendja me I mbylle.
Po ka nuse, djem dhe cupa sot ne Shqiperi Ne shtepite e pleqve pensionistet te lene pensionet. Kush me shume e kush me pak kompesojne njeri tjetrin dhe te marrin sherbimin e duhur.
Nuk di ku kanë dëgjuar e parë këto që mendojnë të bëjnë për ne pensionistët me pension minimal!!!!!!! Por ligjvënësit tanë ,ne të gjithë e dimë,i kanë prindrit me të ardhura super që përballojnë azilit private!!!!! Por mund të bëhet Por jep një rrogë të mirë të punësuarit për ta mbajtur pensionistit, që është i sëmurë që shtrihet dot të marrë një gotë ujë e jo të tjera. Asnjë mjek nuk vjen për ta parë dhe më e keqja duhet të shkojë i sëmuri ,që sapo ka dalë nga spitali,për të bërë vizitë se nuk i jepen ilaçet!! Turp