“Smart City”, kamera inteligjente në 20 shkolla në Tiranë, Rama: Kamerat në 20 shkolla, pararoja e procesit

31 Gusht 2026, 15:30Kronika TEMA
“Smart City”, kamera inteligjente në 20 shkolla në

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se 20 shkolla në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente, si pjesë e një procesi që synon forcimin e sigurisë në institucionet arsimore në të gjithë vendin.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se vendimi për modernizimin e sistemeve të sigurisë në shkolla lidhet me një zotim të marrë prej tij, pas një tragjedie të rëndë të ndodhur në një shkollë të Tiranës, ku një i mitur humbi jetën pas një sherri me bashkëmoshatarët.

Sipas kryeministrit, sistemet e mëparshme të kamerave nuk kishin teknologjinë e  mjaftueshme për të sinjalizuar në kohë ngjarjen.

Sipas tij, kamerat inteligjente sinjalizojnë në kohë drejtoritë e shkollave, punonjësit e sigurisë dhe vetë Policinë e Shtetit për çdo rast.

Kryeministri tha se vendosja e kamerave do të bëhet në çdo shkollë.

“Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti frymën e mbarë Shqipërisë, kamerat nuk na ndihmuan dot mjaftueshëm për të kuptuar dinamikën e asaj ngjarjeje.
Atëherë unë bëra një zotim; do të sjellim Shqipërinë në nivelin më të lartë të teknologjisë për të forcuar si asnjëherë më parë sigurinë në shkolla.
Sot, ky zotim ka nisur të bëhet realitet.

Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente, të cilat janë një mjet me aftësi të jashtëzakonshme në duart e drejtuesve të shkollave, punonjësve të sigurisë por natyrisht edhe të vetë prindërve.

Këto kamera janë vendosur dhe do të vendosen po aty ku ishin të vjetrat, po ndryshe nga të vjetrat, ato jo vetëm shohin edhe sinjalizojnë në kohë reale drejtorinë, punonjësit e sigurisë apo vetë Policinë e Shtetit duke i ndihmuar ata të kapin shpejt sinjalin, të kuptojnë shumë më mirë për çfarë bëhet fjalë dhe të ndërhyjnë pa humbur kohë.

Këto 20 shkolla janë vetëm pararoja e procesit. Zotimin e bërë pas asaj tragjedie, do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle, me teknologjinë në shërbim të njeriut dhe me sigurinë e fëmijëve mbi gjithçka”, tha Rama.

27 Komente

  1. V
    Vl

    Po te ish problemi kamerave mire mor.zotri po aty ske nga e kap e nga e ze.

    Përgjigjjuni
    1. k
      koment

      Perfundimisht ky eshte nje psikopat dhe teleshmen. Ky nuk ja ka haberin kesaj pune. Ngrihuni o te mjere dhe hidheni ne nevojtore.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mësuesi

        Po sikur e the këtë njëherë para një viti!? Apo e harrove BESËN e dhënë dhe i përsërit gjërat!?... Por zë paktën ne mësuesit nuk harrojmë.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Uran

          Vllehu vellai i Vuçiçit .Qe i djeg zemra per sigurine e femijeve shqiptare neper shkolla.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            lali,a mund të më ndriçosh mua të shktetin se nga e nxjerr prejardhjen vlleh të naltgjatësisë!!jo për gjë por mua nuk më del kështu llogaria!!

            Përgjigjjuni
          2. k
            k

            Javë e RE,tymnajë e Re.

            Përgjigjjuni
          3. S
            Sosialist-jo rilindas

            Pupupu cfare dijetari eshte ky ...!!! Lum si ata nxenesit e 20 shkollave te tiranes... Kam nje pyetje : keto 20 kamerat, a nderveprojne me ato 2 satelitet Made in Albaniia qe u leshuan ne hapsire nga kryeministri para 2 vjetesh?!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Palloshi Beles

              Ha ha ha do presim Gysin e rradhes edhe ne kete "risi". Ik o turp i kombit qe shet shtetin tek dashnori rradhes. Berisha e shiti shtetin tek karlleku Shkelzenit ti e shet tek dashnoret e tu o bq.

              Përgjigjjuni
              1. e
                edi rama - Fjale e Rrene

                Asht bo bajat me rrenat qe lesho si lopa bajgat sa here hap gojen por si i thone fjales - huqi vdes me shpirtin - e ky huqin me te madh ka rrenen.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sikur ky merrej personalusht me bashkine...

                  Ka rreth 1 muaj qe ca pazarxhinj tenderash , ca injorante ne bashki, kane mbushur rrugicat e Tiranes me semafore, teresisht te panevojshem, duke krijuar kaos total. Te nderhyj urgjentisht dikush nga qeveria, nga prokuroria te shikoj se cfare ndodh me keta bastarde. Ne gjithe boten , semaforet brenda qyteteve , zevendesohen me rrethrrotullime

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .....

                    dhe do perfundoje si wifi free i veliajt ....qe nuk punon.....pune deficentesh ,bej tender ,vidh parate ,mbaje funksionale ca kohe e pastaj hajt shnet deri kur te ndodhe tragjedia e rradhes e te mos kete asnje pamje se kamerat nuk punonin .......nastradin te fala patronazhisteve qe do rendin te bej e dislike ,jeni qenie patetike

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Doda

                      Per cdo gje te mire qe behet shqipot te thone plac

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arseni

                        Prapësite nuk behen në ambjentet e shkollave por jashtë saj

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Petrit

                          E cfare te mire do dali nga kjo. Mos valle do i kemi femijet me te sigurte , maksimumi qe mund te ofrojne keto kamera jane qe te shohim se si ndodhi nje ngjarje. Te njejten sukses do kene ashtu si kamerat e policeve. Shpenzim dhe stres i kote.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Phoenix

                            Eshte thjesht sebepi sa te fusin kembet. Sa te mesohen njerezit me survejim , e pastaj do ta fusin kameren dhe ne dhomen tende te gjumit. Kjo natyrisht per sigurine tende se mos ja fut nuses skic. Te gjitha tirranite historikisht, justifikohen gjithmone nen petkun e sigurise. Keshtu ka qene e keshtu eshte, por me ndryshimin se tani kane dhe teknologjine e Dielles (AI) qe kur ta hash sa krahu te te pelqej e te kerkosh dhe me shume e me deshire...

                            Përgjigjjuni
                          2. d
                            dsa

                            Ramut boll hengre mut ne cdo vend del vend e pavend, gje e vogel per nje kryeminister te merret me kamerat e 20 shkollave, kete shpelarje truri le t'a bej ndonje drejtor drejtorie ne Ministri. Ke nje hyq muti o Ramut jep "garanci" per ato qe do te mashtrosh dhe genjesh. Te doli boja o qafir, shko jep dereheqjen dhe behu i penduar i SPAK.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kameramani i ri

                              Kamerat janë mjet njoftues, pas ndodhisë, jo mjet parandalues. Ato kanë vlerë vetëm për informim, asgjë më shumë.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Phoenix

                                Gulagu Dixhital hedh themelet e para. Gulaget e Siberise, po transformohen ne Gulaget e teknologjise. Dhe ky quhet progres, ju lutem shume.

                                Përgjigjjuni
                                1. "
                                  "BOHOTINA"

                                  Zot, fali, çfare bastardesh neper komente... !!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    aleksander

                                    nuk viren kamera brenda shkolles o njeri, por jashte shkolles, e kishin bere shkollen si bigbrother, vetem wc -te kishin ngelur pa kamera, e pate kinezin syp*dh sa i lumtur ishte, do marre nje dore te mire nga keto kamerat qe brenda vitit s'do te punojne me.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shkodrani

                                      Nuk ka hall per femijet po per agjenden 2030., kontroll mbi popullsine.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sllavo Komunistet Turko Mongole

                                        Ah mor GLOBALIST i peshtire qe zbaton me perpikmeri urdhnat e shefave tu…DIGITAL ID = KONTROLL TOTALITAR por qe Shqiptaret as qe e kuptojne

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Alfred

                                          Ky njeri i marre dhe i lig qe vetem flet percart, na shpalos pa pike turpi marrezine e radhes! Sigurine ne shkolla e shton vetem rritja e cilesise se mesimdhenies, rritja e autoritetit te mesuesit ne klase! Siguria e shkolla do shtohet, kur pushteti te mbaje duart larg nga shkolla! Kur politika t'i mbaje duart larg nga sistemi arsimor! Kur karriera e drejtuesve te arsimit te percaktohet nga CV-ja e tyre ne sherbim te shkolles, jo te pushtetit dhe partise! Larg duart nga shkollat, o patronazhiste te peshtire! Me kete marrezi te fundit, shkolla do degradoje edhe me shume! Do kthehen ne burgje te sigurise se larte! Imagjinoni se cfare atmosfere mbytese do krijohet prej mbikeqyrjes "inteligjente"! Kjo arrogance ne vendimmarrje eshte tregues ne fakt i injorances qe uleret!!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arta

                                            Ju lutem mos shani çdo gje, kamerat vendosen ne ambientet e shkolles sepse aty fillon sherri. Policia i ndjek online dhe nderhyn para se te ndodhe fatkeqesia brenda ose jashte ambientit te shkolles. Kaq e thjeshte eshte.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Smart City - Kryevjedhja e rradhes

                                              Kryehajdut! Behet fjale per nje projekt qe eshte i vleresuar vetem 20 milion euro. Nderkohe donacionet arabe kapin vleren 60 milion euro dhe me pas pa merret edhe nje hua tjeter 100 milion euro, per te njejtin projekt. Eshte kryevjedhje e paster dhe e hapur dhe ne sy te te gjitheve. Te gjithe e dine dhe askush nuk flet. Opozita e qelbur duket qarte se e ka marre dhe ajo pjesen e saj qe mos e permende. Personi i cili menaxhon kete projekt eshte Valon Ademi. Kosovari i famshem qe trazoi ujrat per aeroportin e Vlores. Ky person eshte njeriu ne hije i Rames dhe Belindes i cili doli nga hici por mesa duket eshte "Agasi i momentit". Nese tek AKSHI projektet shumezoheshin me 2, tek kjo eshte shumezuar me 8. Asgje nuk i ndal keta! SPAK eshte thjesht ushtari i tyre. Keta te blejne pa asnje lloj problemi. Ti thuaj sa do dhe keta mbarojne pune me ty ne sekonde.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. d
                                                drejtesi e munguar

                                                Qe vendosen kamera per mbikqyrjen eshte hap pozitiv.Ajo qe une nuk kuptoj eshte se si eshte puna me njerezit?A eshte familja e gateshme te bashkepunoj me shkollen?A jane mesuesit, perpara se te jene mesimdhenes ,edukator?Puna e gjalle e mesuesit eshte nje nga domosdoshmerit e nevojshme per te parandaluar ngjarjet e pa kendeshme.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  E VERTETA

                                                  Sa PALLE qe eshte , ka ikur per lesh.Dikur i hoqi nga shkollat private te cilat sherbenin per te kontrolluar sigurine dhe qetesine ne ambientet e tyre ndersa tani po i ve ne shkollat shteterore.Ndoshta keto kamera qe i kane blere me flori ( se kjo eshte puna , te zhvasim kete popull fatkeq ) do mund te bejne edhe punen e patronazhisteve injorante qe flene gjume ndersa femijet vriten e priten.Shporru RAMUT se ke mbarruar.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje