Prej disa ditësh po mendoj se Ergys Agasi nuk është vetëm emri i një njeriu dhe as vetëm personazhi i një dosjeje penale. Ai është emri i një modeli: i njeriut që, i fuqizuar nga pafuqia e shtetit dhe mungesa e ligjit, nuk e kupton më se ku përfundon e drejta e tij dhe ku fillon shkelja e së drejtës së tjetrit.
Ky është ndoshta modeli më i rrezikshëm, sepse nuk e sheh veten si shkelës të ligjit. Nuk mendon se kërcënon, por se paralajmëron; nuk mendon se ushtron presion, por se kërkon të drejtën e vet; nuk mendon se bën vetëgjyqësi, por se zgjidh një problem që shteti nuk është në gjendje ta zgjidhë. Kështu, gjuha kriminale afrohet aq shumë me veprimin kriminal, sa kufiri ndërmjet tyre fillon të zhduket. Dhe krimi nis pikërisht atëherë kur djem të rinj, që nuk e kuptojnë peshën e pasojave, me armë në brez kërcënojnë në emër të “shefit”, ndërsa shefi vazhdon të qëndrojë i qetë në restorantet e Tiranës.
Këto ditë këtë model e kam përjetuar edhe personalisht. Pas tridhjetë vjetësh përvojë në Shqipëri, e kuptova më afër se çfarë përjeton një njeri i zakonshëm kur përballet me njerëz që nuk përpiqen ta ndërtojnë suksesin e tyre përmes konkurrencës, por duke penguar suksesin e tjetrit; që nuk e shohin biznesin si treg, por si territor ku fiton ai që ka më shumë lidhje, ushtron më shumë presion dhe ka më pak frikë nga ligji.
Agasët nuk janë vetëm problem i drejtësisë penale. Ata janë pengesë për biznesin, investimin dhe suksesin. Ata e bindin shoqërinë se puna nuk mjafton, se prona dhe kontrata nuk të mbrojnë dhe se, për të përparuar, duhet ose të gjesh një lidhje më të fortë, ose të bëhesh si ata. Nuk marrin vetëm një tender apo një avantazh; shkatërrojnë besimin se në këtë vend mund të ecësh përpara duke respektuar ligjin.
Ky model nuk lind vetëm nga karakteri i njerëzve të tillë. Ai krijohet në boshllëkun që lë shteti. Kur institucionet vonojnë, ata shpejtojnë; kur ligji hesht, ata vendosin; kur shteti nuk mbron të drejtën, ata ndërtojnë një të drejtë private, ku fjala e më të fortit zë vendin e vendimit të institucionit.
Prandaj diskutimi për “Besën”, “Pasqyrë Albania” dhe përgjigjen e Qeverisë ndaj protestës nuk mund të jetë vetëm një diskutim për komunikimin me qytetarin. Duhet të jetë një diskutim për shtetin që kemi ndërtuar, për njerëzit që kemi fuqizuar dhe për boshllëqet ku janë rritur Agasët. Sepse qytetarit nuk i duhet vetëm një platformë ku të regjistrojë hallin; i duhet një shtet që ta mbrojë përpara se halli të shndërrohet në kërcënim dhe kërcënimi në vetëgjyqësi.
Po të isha sot në një mbledhje të socialistëve, do të flisja jo për ta mbrojtur Qeverinë nga protesta, por për ta mbrojtur Partinë Socialiste nga tundimi për të mos e kuptuar atë.
Protesta mund të mos ketë gjithmonë të drejtë në diagnozën e saj, mund të mos ketë një program të plotë dhe mund të mos përfaqësojë shumicën e shqiptarëve. Por kur mijëra qytetarë dalin për javë e muaj në rrugë, pushteti nuk ka luksin t’i trajtojë të gjithë si të mashtruar, të instrumentalizuar apo si armiq. Protesta nuk është referendum, por është alarm. Dhe një qeveri serioze nuk e sulmon alarmin; kontrollon nga vjen zjarri.
Pikërisht për këtë arsye mendoj se “Besa”, “Pasqyrë Albania” dhe takimet që po zhvillohen janë të nevojshme. Por duhet ta themi hapur: ato nuk janë ende përgjigjja. Janë vetëm fillimi i një përgjigjeje.
“Besa” është përmbledhur në katër fjalë: besim, empati, shërbim dhe angazhim. Janë fjalë të bukura dhe vlera të drejta, por pas trembëdhjetë vjetësh në pushtet nuk mund t’u kërkohet qytetarëve të besojnë vetëm sepse Qeveria ka zgjedhur fjalën “besim”. Besimi nuk shpallet nga foltorja dhe nuk miratohet në mbledhjen e Qeverisë. Ai fitohet nga mënyra se si administrata sillet me qytetarin që nuk ka mik, nuk njeh deputet, nuk arrin te ministri dhe nuk mund t’i shkruajë kryeministrit.
Empatia nuk matet me numrin e qytetarëve që dëgjohen para kamerave, por me mënyrën se si shteti i trajton ata kur kamerat nuk janë aty. Shërbimi nuk është premtim moral, por detyrim ligjor, ndërsa angazhimi nuk matet me orët e mbledhjeve, por me afatet që respektohen, problemet që zgjidhen dhe përgjegjësit që ndëshkohen kur nuk bëjnë punën.
Prandaj “Besa” duhet të pushojë së qeni vetëm një akronim politik dhe të shndërrohet në një kontratë të matshme. Çdo Ministri, Bashki dhe drejtori duhet të ketë detyrime të qarta. Qytetari duhet ta dijë se kur merr përgjigje, kush mban përgjegjësi dhe ku ankohet kur institucioni hesht. Përndryshe, pas disa muajsh do ta kemi harruar përmbajtjen dhe do të na ketë mbetur vetëm emri.
Edhe “Pasqyrë Albania” mund të jetë një instrument i dobishëm. Ideja që qytetari ta ndjekë kërkesën e vet si një pako postare, të shohë se në cilin institucion ndodhet, kush po e trajton dhe pse është vonuar, duhet mbështetur. Nuk ka arsye të përqeshet vetëm sepse erdhi pas protestës. Përkundrazi, nëse protesta e ka detyruar Qeverinë të ndërtojë një mekanizëm më të mirë, atëherë ajo ka prodhuar një rezultat konkret.
Por “Pasqyra” përmban edhe një rrezik: të shndërrohet në një ekran të ri, pas të cilit fshihet e njëjta administratë e vjetër.
Nëse qytetari duhet të hyjë në një platformë të lidhur me vëmendjen e kryeministrit që Kadastra, Bashkia apo Ministria të bëjë punën e vet, atëherë shteti nuk është depersonalizuar. Është personalizuar edhe më shumë. Kemi krijuar një sportel të ri, por përsëri mbi atë sportel qëndron fytyra e kryeministrit.
Një shtet modern nuk funksionon kur çdo hall arrin tek Edi Rama. Funksionon kur qytetarit nuk i duhet Edi Rama për ta zgjidhur hallin.
Prandaj platforma duhet të tregojë jo vetëm se ku ndodhet ankesa, por edhe kush e ka bllokuar. Nëse premtohet zgjidhje brenda dy javësh, duhet të dihet çfarë ndodh në ditën e pesëmbëdhjetë. Kush jep shpjegim? Kush penalizohet? A publikohen të dhënat? A do ta dijë publiku se cilat Ministri, Bashki dhe drejtori u përgjigjen qytetarëve dhe cilat i sorollatin ata?
Pa këtë transparencë, “Radar” mund ta gjurmojë hallin, por nuk do ta godasë papërgjegjshmërinë. Mund të na tregojë se ku ka ngecur qytetari, por jo pse administrata vazhdon ta lërë atë të presë.
Duhet të jemi të kujdesshëm edhe me përzierjen e partisë dhe të shtetit. Kur për “Besën” dhe “Pasqyrën” mblidhen në të njëjtën dhomë ministrat, deputetët, drejtuesit politikë dhe administrata, qytetari mund të mos e kuptojë më se kujt po i drejtohet: Republikës së Shqipërisë apo Partisë Socialiste.
Partia ka të drejtë të organizohet, të dëgjojë njerëzit dhe të përgatitet politikisht. Por ankesat ndaj shtetit duhet t’i zgjidhë shteti. Qytetari që nuk voton për Partinë Socialiste duhet të marrë të njëjtën përgjigje, në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin respekt si qytetari që e ka votuar.
Kjo është vija që nuk duhet kaluar. Sepse, nëse një platformë shtetërore bëhet mekanizëm i “Pranisë Besnike” të partisë, në vend që ta hapim administratën, do ta forcojmë dyshimin se shteti dhe partia janë bërë një.
Takimet që po zhvillohen janë të nevojshme. Kryeministri duhet t’i mbledhë ministrat, t’u kërkojë llogari dhe ta detyrojë administratën të reagojë. Do të ishte shumë më shqetësuese sikur, përballë gjithë kësaj pakënaqësie, Qeveria të sillej sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Por edhe këtu duhet të jemi të sinqertë: numri i orëve të mbledhjes nuk është masë e seriozitetit. Një mbledhje shtatë apo nëntë-orëshe vlen vetëm nëse në fund të saj ka vendime, afate dhe emra përgjegjësish. Përndryshe, kemi prodhuar një ditë të gjatë televizive, jo një kthesë të qeverisjes.
Partia Socialiste ka mandat deri në vitin 2029 dhe ky mandat duhet respektuar. Protesta nuk mund ta zëvendësojë votën dhe rruga nuk mund ta vetëshpallë veten shumicë. Por mandati i jep Qeverisë të drejtën për të qeverisur; nuk i jep të drejtën për të mos reflektuar. Të thuash “kemi fituar zgjedhjet” është përgjigje kushtetuese ndaj kërkesës për dorëheqje, por nuk është përgjigje politike ndaj pakënaqësisë.
Gabimi më i madh që mund të bëjnë socialistët është ta bindin veten se, meqë një pjesë e protestës është e ekzagjeruar, çdo kritikë është e pavërtetë; ose se, meqë opozita kërkon të përfitojë, problemet e ngritura nga qytetarët nuk ekzistojnë. Një pushtet nuk fillon të dobësohet kur kritikohet nga kundërshtarët, por kur askush brenda tij nuk guxon t’i tregojë më se ku po gabon.
Po të isha socialist, do ta mbështesja “Besën”, por do të kërkoja që ajo të prodhonte detyrime. Do ta mbështesja “Pasqyrën”, por do të kërkoja që ajo të tregonte edhe fytyrën e përgjegjësit. Do t’i mbështesja takimet, por do të kërkoja që prej tyre të dilnin vendime dhe jo vetëm pamje.
Dhe, mbi të gjitha, do t’i kërkoja Partisë Socialiste që të mos e shihte protestën vetëm si një betejë që duhet fituar, por si një paralajmërim që duhet kuptuar.
Sepse “Pasqyrë Albania” mund t’i tregojë qytetarit se ku ka ngecur ankesa e tij. Por prova e vërtetë është nëse pushteti ka guximin të shohë në atë pasqyrë edhe veten: mënyrën si ka qeverisur, pushtetin që ka përqendruar, njerëzit që ka toleruar dhe institucionet që, pas kaq vitesh, ende presin një telefonatë nga lart për të bërë detyrën e tyre.
Nëse e bën këtë, “Pasqyra” mund të jetë fillimi i një korrigjimi.
Nëse jo, do të jetë vetëm pasqyra e radhës ku pushteti sheh fytyrën e vet, ndërsa qytetari vazhdon të presë pas derës dhe Agasët vazhdojnë të hyjnë pa trokitur.
Boll je spiun i UDB - dhe nderlidhes i Edi Rames me Aleksander Vucicin...o Qen i zgjebosur..!
Ohuu...!!! Këtu komentojnë budallenjtë... Nuk lexon çfarë shkruan Batoni, por shikon vetëm emrin e Batonit në 60 rreshta shkrim dhe vetëm aty ndalet..... Baton , ke të drejtë për çfarë shkruan.... BESA...! Që këtu fillon kontradikta.... Pse?... Ku jepet besa? Ku mbizotëron pabesia. ... Sepse të marim hipotekën, meqënëse e keni përmëndur edhe ju..... Që në vitin 2013, kryeministri e ka bërë premtimin. Do të merni çertifikatat e pronësisë deri..... E shkeli fjalën e dhënë, e shkeli besën, u tregua i pabesë...... Nëse tani paska mësuar, a mund ta japë fjalën BESA BESË, se deri në vitin 2029 ky proçes përfundon? KJO ËSHTË BESA... Jo fjalë në erë.... Dhe nëse nuk e përgundoj këtë punë, inë i hidhem para trenit Tiranë Durrës dhe vras veten... Jo, po inshallah nuk përfundon as kjo vepër se është arma ku kryeministri do të vrasë veten, nëse del i pabesë dhe nuk përfundon çertifikimi i pronave...... Ose, jepe BESËN: --- Do të përfundojë deri më 2029 autostradën Thumanë Shkodër Hani i Hotit..... BESA, nëse nuk e përfundoj unë Edi Rama fo zë hidhen para trenit Tiranë Durrës për të vrarë veten. Po nuk e vras, se kjo hekurudhë që ka 10 vjet që ka nisur, nuk do të ketë përfunduar më 2029. Kështuqë nuk kam ku e vrad veten, duke mos shkelur Besën...... Kjo është besa, jo me letra e programe. Dka nevojë për adnjë dokument. Vetëm një fjalë e dhënë. Po nuk r bëra këtë, apo atë do vdes.... Ndryshe ik qysh sot.... Pasi nuk ka BESIM që e mban fjalën e dhënë... Pra je i pabesë.
Doli ky rq
Kush figuron ne Hipoteke? !! Te te them dicka ne menyre shume " konfidenciale, por te klasifikuar". Imagjino ti shkosh nje plaku 60 vjecar qe jeton mes malesh, dhe nuk ka pare ne jete te vet TV me sy. Dhe prezantohesh: -"Jam Delijorgji, erdha te te jape ca luge me leka, te me japesh token tende dhe ik qe ketej!!!" Si do ti pergjigjet? -" Me plasi bytha oj ti??! As te njoh e as me njeh!!! Qerrohu ose ti hapa trute e ballit me shotgun"!!! Nuk te duket interesante? A thua se mund te di ai kush eshte Trump, Bush, Anderson, Putin?! Nuk ka pare TV kurre!!
a thua qe edhe Batoni te kete ngrene nje " luge corbe"?
Boll je spiun i UDB - dhe nderlidhes i Edi Rames me Aleksander Vucicin...o Qen i zgjebosur..!
Ik more legen, shko kontribo në Kosovë. Jep mëndje ti për PS. Ti për PS je letra higjienike në tualete e saj. PS ka forumet e saj ku vendos vetë se çfarë do bëjë dhe ku do të harrij.
Sa Ergysa ka?! Pothuajse cdo institucion. Ky eshte modeli I Shqiperise ne BE. Cdo patronazhist eshte nje Ergys. Ka fuqi sa 1/1000 e Gysit por ne miniature. Shqiperia ne BE 2030.
Jo po nevojtore dhe antishqiptar dhe bashkpuntor të shejtani. Ik e lepiu vrasës Saliut o lëpirës.
Ka aq Ergysa sa te te shkaktojne " Vacuum ne buxhetin e shtetit"
Baton Korupsioni luftohet nga strukturat e qeveris Po kur strukturat e qeveris janë të koruptuara atherë këto duhen ndryshuar me votime Rama të gjithë të koruptuarit i ka mbrojtur me ministra me deputet me kryetar bashkishë Rama përfiton nga Berisha Protestat janë pa kokë
Cfare mendimi ke ti per Ballukun dhe mafiozet e saj, o Baton? E fut ti ate tek koncepti i Agaseve?! Ptu, maskara dhe i pavertete. Klane klane. Turp per PS.
" 1 bamiresi letrash bythe ne koncept, por logjistike lithiumi mbrapa.."
Po pse nuk fole me perpara ti morr sume!? Apo ke frike se mos i prishet terezia Lindes se atij debilit qe kemi kryeminister?
Ligjet i kemi me te mira nga ata qe e kane krijuar dhe Zbatojne, Britania Madhe dhe Italia por halli eshte qe na drejton Ramuti yt dhe i Merhumit o Batone. Se Ramuti do te q*et ne mendere me Gysin dhe i delegon gjysmen e pushtetit qe kish mbetur nga gjysma qe i kish dhene Beles nuk eshte faji "mungeses se ligjit". Ti dhe Merhumi kuptoni kaq, qe Ramuti eshte aq lakuriq sa nuk ka me misteri pushteti qe mund tia mbuloni ju as tek niveli i shqiptarit nen mesatar, se te tjeret ju kane ditur cilet jeni e pse shkruani.
Je bythqir. Mjafton me kalu klasen si per socialist e si per demokrat. I ben te dyja
Shkelqyeshem!
Sikur te ishe djali I Vuqiqit dhe WC e Sllobodanit
Dhia e Mcgonigal qe ndertoi getot e laundry ne Tiranen madheshtore.Vetem pyetja eshte nese eshte great apo velika? Kur zgjedhim midis luges dhe pirunit, dhia i dhuroi pirunin" screw" tja mbeshtillte mire zorret ne hell dhe ti bente kukurrec.....
Nje gje e ngjshme ishte platforma “hapsira ime”. Por se cfare ndodhte me denoncimin per zenien e hasires publike per parkimet, nuk merje asnje info dhe parkimi privat vazhdon dhe sot. Asnje zgjdhje dhe asnje pergjigje dhe “Mucua tutje”
Fiks fare!!
Nuk jane tek Fix more!1 Jane tek Prapaskena!
Thjeshtesisht i sakte
Neqofte se nuk korregjohet vete Rama te gjitha qe hidhen per konsum publik jane pordhe me rigon
Shpresoj qe pordhet, mos te jene fisheke dhe TNT, se eshte hapi pasardhes i " obezitetit te kuzhines se biznesit". Do zgjerohet horizantalisht apo do te rritet vertikalisht?
Bythono, ti mund te ishe socialist vetem nese do ishte i tille dhe Rama qe ti i rri pas mollaqeve.
Kam rast konkret me të fortët e kétij vendi. Halli më çoi te njé Drejtor policie dhe vrejta se ishte i térhequr. Më dëgjoi e më tha; ke të drejtë. Po nuk ma zgjidhi problemin, sepse para meje aty ishte i forti dhe mbajti anën e tij.
Ne te gjithe kemi te drejte, por varet se si e ushtrojme te drejten tone....
Shkrim i plote dhe konkret per Rcin Ministrat BASHKITE deri tek tija ne administrste Jo se EDI RAMA nuk I di gjerat Por ato Jane dashur dhe bue “ERE E KEQE” ne cdo ska te administrates Kjo Pune kerkon binfje nga ata qe e Kane inicuar dhe jo takime po fund dic dhkrusn dhe artikull shkruesi Jane gjithe keto instituvione dhtetrore qe Kane objekt te punes se tyre kontrollin Keta duhet te pyeten dhe te japin llogari Pse Kush ju ka hequr te drejten e kontrollit per detyren qe Kane?!? Kush nga rotore t ka nfikuar Te shikohen perfitimet qe kss ad ne pasur nga detyra qe Kane Te ardhur a prona etj Kerkesa tjeter kush nga Gjigant ET e Shqiperise nuk pagusjne asnje tsks Kush i per foton tenderat dhe kush i mer fitkmet dhe me ke Jane te lodhur Cfare lidhje Kane me boten e krimit dhe kush nga keta deri larte pin dhe hane me boten e krimit Si shpjegohet qe vetem 4 veta bejne ligjin si pronare te medhenje ne vend Pse ndaj nje punjisi qe shoqerohet me nje person te ketij niveli meren masat extreme ( shme mire behet Por te nesermen vete udheheqesi dhe i ben karshillek ligjin Ketu mer fund gjithcka) Si shpjegohet qe gongoli I primavera sa vete Edhe me ipazgjidhshem behet? Kush i peng on zgjidhjen vete shteti dhe ata te perkedhelurit e saj qe vin denden dhe ilargohen pa ju HYRES gje ne kembe Qeveria Po te doje dhe ta kete seriozisht dhe te Kete kerkese llogari e cdo gje behet Njerzit e mencur nuk i njef vetrmKM sta jsneatje ku punohet serizisht dhe jo ku ndahet TORTA ME PUDHTETIN THJESHT QEVETIA I KA NE FORE TE GJITHS POR NIKDO SE I HAPRN TRLASHE ME ATA QE KA MBSJTUR FHE MBAN DI OGIV PRAPA PRAPANICES Sii shpjegohet qe nuk ka ven uje ne xjarre per problemin e udhqimit BUKA Eshte Kryesorja qe duhe kontroll dhe vetem kontroll Eshte jashte stsndartit jasht peshe dhe cilesia le per te deshiruar Cmimet me te larta se ne È ropr shkalla e siguriseZEO ZERO GJENDJA E UJIT NE VITE VETEM GENJESHTER E MADHE SHTETI NUK DUHET TE RI DUAR KRYQ NE TIRANE QE ESHTE BERE QYTETI ME I NDOTUR NE BOTE DHE SIDOMOS TANE QE EPIDEMITE JANE NEMPRAG PER SHKAK TE TEMPERATURAVE JASHTE CDO PARASHIKIMI HIQET AJO QE DREJTON BASHKINE KU ESHTE KM KUR DUHET TE VEPROJE APO SE MOS PRISHET QEJFI I NDONJERIT PS KERKOHET ZGJIM ME HOSTEN NGA KM E DERI TRK I FUNDIT QE KREN DETYRA KONTROLLUESE q es se a zzzzzQE TE NDIHEN PAK DHQIPTARE DHE JO TE MARRIN NGA DJERSA E TE TJEREVE ZITI PARA DHE QEVERIA TA KETE SERIOZIDHT
O Baton! A e sheh si turren kafshet me 2 kembe te pordhestes? A e sheh qe ne terren kane dale Pilincat , gonet, shpendat, sazet, Cakot, Sidorelat, qylafexhinje nga Kukesi, e lloj lloj roskopi me tru sa te laraskes e te cajne trapin, perpunojne opinione, shpifin, shajne dhe imagjino te bjere Shqiperia ne dore te ketyre mostrave! Ka analiste e gjoja intelektuale qe ngrene ne qiell vlerat e kesaj pordheste dhe lene te kuptohet se kjo tronditi themelet e sistemit. Po cfar sistemi mor aman tronditen keta. Keta dobkrijonin eliten e re politike. Upupupupu. Elite me idiotet e mesiperm, lloj lloj gaforre, karavidhe, morri e pleshti qe nuk dine cfar kerkojne, cfar bejne dhe qe si ben bashke dot 2 prej tyre e jo me te behen elite bashke te gjithe. Zot shpetoje Shqiperine nga kjo lukuni pa koke e pa tru e me shpirt te zi katran.
Sqaro njehere o Baton pse Milloshevici te tha ne gjyq: "Po ti ç'don ketu Baton?! Ti je yni. Pastaj vazhdo te japesh mend...
Nuk e di pse Batoni ka perzier dy ceshtje qe nuk kane pike lidhje me njera tjetren , por besoj se e ka bere qellimshem. Se cfare lidhje ka Agasi apo Agaset me Besen apo Pranine besnike, vetem Batoni mund ta ta dije. Sepse Agasi apo " Agaset " nuk jane modeli i te forteve te lagjes apo te nje zone te caktuar qe ne nje moment ligeshtie te shtetit fuqizohen dhe i bejne karshillek atij sic kane qene ne 97-en ne Vlore e egjetke apo ne vitet 98-2000 ne Tropoje. "Agaset",( e perdorur si metafore, sepse Agasi si person konsiderohet i pafajshem deri ne dhenien e nje vendimi perfundimtar te gjykates), nuk jane prodhime te bardhyleve, por jane prodhime ekskluzive te drejtuesve autokrate te shtetit autokratik ku jo ligji por autokrati qe posedon pushtetit krijon figura hije me pushtet te padukshem institucionalisht por me fuqi reale mbi institucionet dhe natyrisht mbi perfaqesuesit e tyre. Ky model nuk eshte i panjohur por me klasiku ka qene rasti i Rasputinit ne fundin e Perandorise cariste Ruse. Raspuntini nuk kishte asnje ofiq apo emertese zyrtare por meqenese ishte i preferuari i mbretereshes, ai bente ligji ne koridoret e pushtetit carist.Kurse besa apo Prania Besnilke edhe sikur te kete qellimin e mire eshte te pakten nga emertesa komplet antishteterore dhe nje shpikeje allashqiptare si tufezat dhe arezat ne fundin e regjimit komunist.Pushteti i rilindjes edhe po te doje e ka te pamundur transparencen dhe llogaridhenien , luften kunder korrupsionit, rushfetit , nepotizmit sepse do te priste pemen ku ka ndertuar folene. Fuqia e Rilindjes bazohet pikerisht ne shkrirjen e kufijve mes partise dhe shtetit dhe per te mbajtur kete pushtet eshte e detyruar te fitoje zgjwdhjet jo per shkak te vullnetit te qytetareve por pikerisht per shkak te pamundesise se qytetareve per ta ndryshuar pushtetin me vote. Duke kthyer zgjedhjet ne nje farse , Rilindja e ka te pamundur edhe sikur te doje ta fuse nen konnroll institucional e ligjor gjithe ate ushtri te adminstrates te perdorur per te tjetersuar vullnetin e zgjedhesve. Ata qe i kane dhene celsin e pushtetit rilindjes kane kartabianken per te livadhisur si tu teket per 4 vitet e ardhshme. Rilindja nuk guxon tu kerkoje llogari sepse ata u kujtojne celsin .
Pse duhet pas 13 vitesh në pushtet të themi se këto janë të drejta që shkruan ti Baton, janë normale dhe detyruese për një qeveri. Problemi është vetëm nr. 1 vota (njërzit që "prodhojnë vota) , korrupsioni mafia, ata emërojnë personat në shtet ata ju japin lapsin në dorë këtyre njerëzve dhe zingjiri vjen deri poshtë. VETËM NGA KOKA QELBET PESHKU, Të tjerat janë shplarje truri.
Z. Baton, shkrimi juaj ishte pikerisht ajo qe ka munguar, nga gjithe cfare kam lexuar deri me tani.
Batoni e ka kapur mire situaten por eshte vone,ai vend ka marr fund,ju ka thare rrenja,puna nderlikohet me shume kur shikon rinine,partia socialiste vetem emrin ka te tille,nuk ka lidhje me njerezit, shikimi PS sot shkon deri te punonjesit e administrates e patronazhistet,lidhja me Berishizmin me e forte se kurre. Mjafton nje shetitje ne Tirane te shikosh kush nderton pallatet kush ka bisneset,kush merr tenderat te kuotosh lidhjen PS e PD
Te ishe ti socialist, socialistet do vrisnin veten
Ky eshte "Glaznosti" i Rames si ai qe donte te bente Gorbacovi dikur...atehere kur e kishte marre ferra uraten. Pastaj keto mbledhjet duken krejt si plenumet e PPSH kur nuk realizoheshin planet. Kush e hante? Priteshin 2-3 koka por pa dobi, ne fund e hante populli. Keshtu edhe tani. Kjo tregon qe s'ka me ide; kemi prekur fundin. Ndryshimi nuk pret me. Dhe ndryshimi nuk vjen me veze dhe domate se behet omlete pastaj, por me vote. Ata qe e kane serizisht pushtetin, duhet te punojne seriozisht jo te llomotitin si gramafone te prishur ne panelet e akshamit ne TV-rat tona te shpifura.
Po atij Robqir Minxhozit pse ia bllokoni komentet?
Edhe ti Baton,Ergys je.
Je spiun i UDB, nuk ka me keq.