Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Do të verifikohet i gjithë trajtimi, nëse ka shkelje do të merren masa

31 Gusht 2026, 20:10Sociale TEMA
Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, reagon Ministria e

Ministria e Shëndetësisë reagoi pas vdekjes së 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci. Në një deklaratë zyrtare, ministria shprehu ngushëllime për familjen dhe njoftoi se ka kërkuar një vlerësim të plotë dhe të pavarur të mënyrës si është trajtuar pacientja, duke përfshirë çdo hap nga paraqitja e saj në spital deri në përfundimin e trajtimit.

Ministria thekson se rezultatet do të shqyrtohen me seriozitet dhe, nëse konstatohen parregullsi apo mangësi, do të merren masa sipas ligjit. Ministria shton se garantimi i kujdesit obstetrikal në kohë dhe sipas standardeve mbetet përgjegjësi e panegociueshme e sistemit shëndetësor.

Reagimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K. dhe i përcjell familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta.

Në respekt të familjes dhe në këtë moment të dhimbshëm, MSHMS po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha hapat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e këtij rasti.

Ministria ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavaru të menaxhimit të rastit, me qëllim vlerësimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit.

Angazhimi ynë është i plotë për të garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri. Çdo gjetje mbi vlerësimin e menaxhimit të rastit do të analizohet me seriozitetin maksimal dhe, nëse evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e rastit, do të merren të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Siguria e nënës dhe garantimi i kujdesit obstetrikal në kohë, me cilësi dhe në përputhje me standardet e përcaktuara, janë përgjegjësi të panegociueshme të sistemit shëndetësor.

2 Komente

  1. N
    Ne presim te na sherojne ?????

    Te dhjefsha STANDARTET e percaktuara , kur nena Humbet jeten per pa aftesi neglizhence si dhe korupsion , nuk ka arsye tjeter ???? Ta vonosh pacienti 3 ore me hemoragji , pastaj ta nisesh per Tirane duke qene shtatezane , sot ne vitin 2026-te , do te thote ta lesh te vdese ? Nuk ka kirurg te mirefillte Pogradeci ne sektorin Obsetrik -Gjinekologji ? A behen konsulta te menjehereshme ne keto raste nga mjeket specialiste ? Mjafton shenjat klinike dhe nje anamneze e mirefillte pa aparatura do i shpetonte jeten po te kishin bere nderhyrje kirurgjikale ? Urgjencat per kete pune jane te shpetojne jeten e pacientit pa e sorollatur ? Keq-ardhje ku ka aritur shendetesia dhe ku mu ne nje qytet si Pogradeci ..!!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arseni

      Jo Pogradeci po edhe Korça nuk ka sallë operacjoni OB ,ka mjeke obserer dalë pension qe nuk kane haberin e operacjoneve ….

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje