Avokati Ndreca: Veliaj është kryetari legjitim i Tiranës, nuk ka asnjë pengesë për drejtimin e Bashkisë, është i shqetësuar për kryeqytetin

31 Gusht 2026, 20:20Politika TEMA
Avokati Ndreca: Veliaj është kryetari legjitim i Tiranës, nuk ka

Pas revokimit të kompetencave që Erion Veliaj bëri ndaj nënkryetares së dorëhequr, Anuela Ristani, avokati mbrojtës i kryebashkiakut, Plarent Ndreca ka sqaruar se ky veprim nuk krijon asnjë vakancë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas tij, kompetencat për të drejtuar bashkisë i janë rikthyer Erion Veliajt, i cili vijon të jetë ligjërisht kryetar i Tiranës.

“Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Erion Veliaj është Kryetari legjitim i Tiranës dhe ka kërkuar që, në vlerësimin e masës së sigurimit, të merret në konsideratë edhe mandati i tij si Kryetar. Z. Veliaj do të ushtrojë çdo kompetencë që ligji i njeh dhe do të kërkojë që t’i krijohen kushtet praktike për komunikimin me administratën dhe drejtimin e qytetit. Nëse shteti e njeh Erion Veliajn si Kryetar, duhet t’i mundësojë edhe ushtrimin efektiv të mandatit”, u shpreh avokati Ndreca.

Avokati i Veliajt ishte sot në institucion për të identifikuar vendimet më urgjente dhe për të diskutuar mënyrën se si mund të procedohen dokumentet që kërkojnë firmën e kryetarit.

“Kryetari ka shqetësime reale për mënyrën se si është administruar qyteti gjatë mungesës së tij të detyruar. Tirana sot është më e pistë, ka më pak ujë dhe më pak shërbime, që nga largimi i tij nga detyra nuk është hapur asnjë shkollë apo çerdhe e re, ndërsa realizimi i investimeve është në një gjendje jashtëzakonisht shqetësuese. Pra, problemi nuk është vetëm se ushtrimi i kompetencave të deleguara është shkëputur gradualisht nga autoriteti i Kryetarit, problemi është se ndërkohë edhe administrimi i qytetit është përkeqësuar ndjeshëm”, tha Ndreca.

Sipas tij, qëndrimi i qeverisë nënkupton njohjen e autoritetit të kryetarit të zgjedhur.

“Qeveria deklaroi publikisht, Kryetar i Bashkisë së Tiranës është Erion Veliaj dhe këto vendimmarrje i përkasin atij. Nuk kam asnjë arsye ta interpretoj ushtrimin e një kompetence ligjore të Kryetarit si sfidë ndaj Kryeministrit. Përkundrazi, më duket pozitiv fakti që sot ekziston një qëndrim institucional i qartë i Qeverisë shqiptare se kush është Kryetari dhe kujt i përkasin kompetencat e këtij funksioni. Sa u përket komunikimeve personale ndërmjet z. Veliaj dhe Kryeministrit, nuk ka asnjë komunikim të tillë”, u shpreh avokati.

42 Komente

  1. N
    Niku

    Po bëheni qesharakë o avokat! Krijoni një zyrë në burg për Kryetarin e Bashkisë! Difektet e Drejtësisë nuk mund të mbulohen me absurditete të tilla, duke përmëndur edhe Kryeministrin që nuk ka lidhje me këtë ndodhi! Tirana është e pistë se kështu ka qenë gjithonë edhe në kohën e Veliajt dhe krahasime bëhen vetëm për të aritur një qëllim të klientit tuaj. Shkurt, këto veprime sjellin vetëm dëmtimin e Bashkisë së Kryeqytetit!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veliaj

      Hajduti me i madh i Tiranes eshte shqetesuar me qytetin

      Përgjigjjuni
      1. B
        Burgiii

        Nuk e di por nuk paska kufi e tallura me qytetaret. Pasi veliaj ka zhvatur miliarda, tani ben si i merzitur per pluhurin ne qytet. Ate pluhur e shkaktojne mijera ndertime nga lejet e dhena nga hajduti veliaj. Leje nga me te cuditshmet, mbi kolektore, ngjitur me pallatet, ne hapesira publike, ne parqe, ne pyje, buze liqeneve, kudo ku eshtr paguar

        Përgjigjjuni
        1. M
          Miri Abi

          o Burgi, informohu se kush i jep lejet e ndertimit. Po ja fut vetes keshtu. Qenke i ri ne struktura.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gega

            Me sake duhet me qēn budall si puna jote Burgiii që ta besosh që ato leje I ka dhën Veliaj e jo KKRT. Hajt të na rruaç.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Emigrant 97

            Te besosh per nje gje dhe ta faktosh ate eshte shume larg njera tjetres. Ku e di ti qe ka vjedhur? Dil e akuzo zyrtarisht o mashkull a femer.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Spak Torollak

              Kështu është kur SPAK një gjykatë inekzistente E merë nëpër këmbë një denoncus fantazëm Nesti Angoni dhe gjyqin me paraburgim e bënë prekurori pa shkollë Olsi Dado

              Përgjigjjuni
            2. B
              Berati

              Aspak. Perkundrazi per bythen e tij i ve flamenco Tiranes. Dhe palloshi i ka te gjitha kompetencat te pezulloje Lalin e te vendose nje administrator te perkihshem. Harruat sa shpejt e likuidoi Goron dhe vuri Tavon?

              Përgjigjjuni
            3. P
              Pena

              Niku prej llastiku, i kuptoka mire gjerat, tamam si saliu surrat miu,

              Përgjigjjuni
              1. .
                ..

                Pena ta futsha mrena

                Përgjigjjuni
              2. k
                k

                Nëse avokati i leshit ,flet 10 herë në ditë me fake news pa asnjë mbështetje të dokumentuar dhe duke dizinformuar publikun,pas dy tre vjetësh të gjitha viltimat e sermonit të përditshëm dogmatik dhe të njëanshëm me konflikt interesi (rrogë të majme) do marrin si të vërteta këta sharlatanë provincjalë mizerabël dhe do i sjellin si fakte që i dinë të gjithë.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Amami more amani.

                  Veliaj na qenka i shqetesuar per kryeqytetin....dhe jo per te shoqen qe humbi breket!!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klotilda Bushka

                    Ke te drejte o Niku Plarent Ndrsca dhe Erjon Veliaj kane gjetur tenxherja kapakun vetem se lali Eri eshte ne burg ndersa Plarent muti eshte bere avokat nderkohe qe eshte mare i pandehur nga SPAK. TE DY JANE TURPI I KETIJ VENDI!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lani

                      Estrada e Ballshit. Ju lumtë bytha që talleni me popullin

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Sadiu

                      Kryetar opinga, ndihmoje se mjaftë bëri burg dhe të shikoj linjat e tij se Tiranën do ta drejtojnë njerzit e ndershëm dhe të pa përgojuar. Legjitim nga burgu????!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Miri Abi

                        Mos me thuaj qe njeriu i ndershem eshte Ogerta.

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Babo

                        Tani me thene te drejten une skam ndonje simpati per Erion Veliajn por qe Tirana sot eshte mbush me plehra dhe eshte krejt ne renie te lire kjo eshte fare e qarte.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Maro

                          Po se plerat I pastronte Erioni...e kupton qe e kane sjelle punen qellimisht qe te duket engjell ky lali...

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Mos ja qr fare

                          Ahahhahahajahhahahahhahahahhahahjahahhahaahahhahahhhaahahahahahhahahahhahhhhhaa

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tiransi i vjeter me pashaportizim ne vitin 2003

                            Na qenka shume i shqetesuar Erjoni per Tiranen! Kujt ja shet keto. Ai eshte aq negativ sa qytetaret shpreheshin se ne se e zendeson Ramen do biem nga shiu ne bresher. E thene ndryshe katran i pari dhe katran me boje i dyti.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Baftjar Luzati

                              Genjen se ti je tirons i vjeter prinderit dhe gjysherit e tu vishnin shallvare dhe origjina nga Irani fis i Dash Shehit.

                              Përgjigjjuni
                            2. 1
                              1

                              Eshte po aq legjitim ,sa eshte dhe hajdut.Ai mund te fitoj ne 15 shtator (dhe per kete behen keto manovra) po ne mendjen e kthjellet te tiranasve do jete shembulli i hajdutit frikacak

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xha Beqo

                                Eshte Kryetar Bashkie me Vendim te Gjykates Kushtetuese. Dado e Dumani e kane arrestuar (me anonimet e Nesti Angonit) duke i nderprere ushtrimin e Detyres si Kryetar Bashkie. Pengimi i Ushtrimit te Detyres pa nje Vendim Gjykate a nuk perben veper Penale. A nuk kane kryer Veper Penale Dado dhe Dumani? Kush i mbron keta te dy? Pse kane FRIKE anetaret Gjyqesorit nga SPAK-u. Kaq te korruptuar jane?

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gjithe naten pa gjume

                                  Ahaha!! Na gajaset fare me keto perralla! Nuk e ze gjumi per Tiranen!! Ahaha, kush e di sa qeshni dhe kur i lexoni vete keto thagma! Mos vdeksh kurre o Ndrec!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Eskobari nga Stjari

                                    Është i shqetsuar ti shkërdhej rrobt meros që na ka çarr karrin me këtë hajdutin çdo ditë

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bum. Bum

                                      Aq I ndershëm ësht lalifiku sa nuk duroi fare po u martua në kala si mbret sa edhe Rama e pat zili. Me lekët e pensinit të mamas. Ky të jepte dorheqjen dhe ti hapte rrug bashkis të vazhdonte punën normalisht do fitonte më shum pik e do ish më I besushëm para qytetarve. Po duke paguar miliona lek te zyra avokatie nga USA për të justifikuar brekët e blera të ajolës me kart do haj kart e ju bëfshin gjak e m.t

                                      Përgjigjjuni
                                      1. .
                                        .......

                                        eshte shqetesuar per qytetin.....sa kam qeshur qr ..........veliaj ska asnje lidhje me tironen ai eshte thjesht nje robqir ,sic jane edhe berisha ,rama,meta,basha e te gjithe me rradhe madje robqira jane edhe militantet e cdo partie qe si vemje i sherbejne verberisht kryetarit duke zgjatur agonine e atij vendi ....rrace e qelbur

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vezhguesi me syze

                                          Histori hajdutesh duke ia nisur qe nga avokati, klienti, gruaja e klientit, daja i gruas se klientit, vjehrra e klienitit, e keshtu me rradhe....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lalka Erionka !

                                            Ehhh bre Lalkë! As mos e diskutoni që TR në dukje ishte më e pastër dhe se Lal Zdromsi përpiqej për aparencën dhe show. Por ama edhe vidhej shumë e më shumë më tepër. Dhe Lal Fiku ku të hapte projekte e vepra vjedhjeje galopante. Psh, i boni rrugët e trotuaret nga Liqeni i thatë me gjasme me firma private (rreth tij me 5D) ca punë betoni e asfalti dhe atje ku nuk ka, normal që çfarë do që të bësh do duket më mirë... Por të mbiçmuara pesëfish. Dhe gjithë punët me mjetet e bashkisë madje dhe punëtorët Por faturimet private. Dhe çuditërisht aty Zdromsi nuk i shikonte as pallate të tëra bërë pa asnjë leje... Pra nuk po thotë njeri nuk punohej më shumë Por edhe vidhej më shumë. Zdromsi është aty ku është si Hajdut 99-ç !!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Teo

                                              Keni mare peng 1 milion njerez. Qeveri e Erion bashke.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. C
                                                Cakmaku

                                                Kryebashkiaku i Tiranës denuar me burg dhe është në burg, krytari i opozitës dënuar me burg , zëvendës kryeministrja dënuar me burg,mbrohet nga imuniteti " politik", kryeministri është nën hetim por nuk dorëzon telefonin, Muli nën hetim por se can kokën. Të gjithë këta duan t'i ngjajnë Mulit por nuk e arrijnë dot.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Mondi

                                                  Nuk del me nga burgu ky pisi jo. Kot lodheni ju shushunjat.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mara emigrante ne Itali .

                                                    Bravo Erjon keshtu e do drejtesia , je i burgosur pa prova se po te kishin do te ta benin gjyqin shume shpejt .Tirana eshte kthyer si ne kohen e saliut .Vazhdo te ecesh ne rrugen e drejte , çirrja masken aspakut te saliut .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. �
                                                      ¿?

                                                      Hajduti e shtyn gjyqin vete o Mara buçja, se po te behet gjyqi i dalin te gjitha lakrat ne shesh. Keshtu gjithmone ka nje justifikim dhe thote se po e mbajne ne burg pa gjyq.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. N
                                                      Nuredin Cako

                                                      Se kuptoj , edhe je ne burg , edhe je numri 1 i bashkise Tirane.. Po tani rrogen si e terheq ky ? Se kuptoj , jam bere lemsh me kro lloj emerimesh..

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. d
                                                        deda

                                                        mua më duket se faji më i madhme sistemin e drejtësisë është parlamenti,icili nuk i bën ligjet e qarta.po ja len në dorë prokurorëve dhe gjykatave ti interpretojnë sipas qefit.ku njëri e arreston me një letër anonime po akoma si ka mbledh provat, tjetri e shkarkon nga detyra,një tjetër që ja jep prap detyrën si kryetar. Dhe të gjitha këto në emër të ligjit dhe kushtetutës.Dhe në realitet na dalin ligje që kundërshtojnë njeri tjetrin?!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Miku

                                                          Komenti me I bukur eshte ai:Haaaaaaa haaaaaaa haaaaaaa.Hajduteve I duket vetja pidha seme.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. J
                                                            Jon

                                                            Veliaj e shkaterroi Tiranen. Pallate mes pallateve ekzistuese, u mori frymen qytetareve te Tiranes. Projektin po e vazhdon Rama tani.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Pilo

                                                              Motr qir gru qim. Llogarit ne Austria ka me vëllanë e tij all moter qim burg ku tu qihet cfar Kan vjedh pisat me Ed maskara

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. r
                                                                ramsi

                                                                spo kuptoj, ky avokati Ndreca i Veliajt, a e ka mbyll hallin e vet si i pandehur ne SPAK..? apo ben reklame per vehte qe mos te denohet nga spaku.. .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. �
                                                                  ¿?

                                                                  Hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaam hajduti na qenka i shqetsuar se nuk vjedh dot nga qelia.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. x
                                                                    xhoxhi

                                                                    Për mendimin tim Erioni nuk duhet të mendojë fare për punët e bashkisë sepse është i arestuar,ka disa akuza dhe mund të dënohet.Ai në burg vepron si kryetar bashkie.Pse vetëm ai mund ta bëjë atë punë për Tiranën?Ka të aftë sa të duash por duhet shpëtuar Erioni nga akuzat.Ky në vënd që të mendojë do dënohet apo jo mendon si të heqë e të verë të tjerë njerëz në drejtim..Të gjithë që akuzohen nga SPAK-u hiqen sikur skanë bërë asgjë me paratë e popullit.Berisha mban fjalime,Erioni ashtu,Meta ashtu etj etj.Po të ishit të pastër menjëherë do jepnit dorheqjen të gjykoheshit dhe mos ktheheshit më në atë karike.Ju akuzoheni si hajdutë dhe dilni të na mbushni mëndjen se jeni të ndershëm.Shtërngoni bythën dhe mbrohuni në gjykatë për të vërtetuar keni vjedhur apo jo...

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje