Interi udhëton në ‘Santiago Bernabéu’ me synimin për të vijuar nisjen perfekte të sezonit, por përballë do të ketë Real Madridin e José Mourinhos. Trajneri portugez rikthehet në Champions League përballë klubit italian që ai udhëhoqi drejt triumfit të fundit në kompeticion, në vitin 2010.
Real Madridi vjen pas humbjes 1-0 ndaj Real Betisit, në një rezultat që ngre pikëpyetje për formën e skuadrës. “Los Blancos” nuk e kanë fituar Champions League që nga viti 2024, ndërsa këtë sezon kanë një motiv shtesë, pasi finalja e qershorit do të zhvillohet në Madrid.
Interi, kampion në fuqi i Italisë, mbërrin në Spanjë me moral të lartë pas fitores spektakolare 3-2 ndaj Napolit, edhe pse ishte duke humbur 2-0. Zikaltrit kanë fituar të tria ndeshjet e para në mbrojtje të titullit në Serie A, por në Champions League situata është më pak pozitive, me pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit.
Në përballjet direkte, Real Madridi ka fituar katër ndeshjet e fundit ndaj Interit dhe tetë nga nëntë takimet e zhvilluara në shtëpi.
Kylian Mbappé është një nga rreziqet kryesore për Interin. Francezi ka shënuar 22 gola në 25 ndeshje të Champions League me Realin. Nga ana tjetër, Lautaro Martínez vjen pas një ‘dopiete’ ndaj Napolit dhe pritet të jetë pika kryesore e sulmit zikaltër.
Madridi do të jetë pa Eduardo Camavingan, Arda Güler dhe Bernardo Silvan, ndërsa Aurélien Tchouaméni mbetet në dyshim. Interi rrezikon të mos ketë Federico Dimarcon dhe Djed Spence.
Ora 18:45
AEK – LASK
Klub Bruzh – Aston Vila
Ora 21:00
Dortmund – Vijareal
Porto – Mançester Siti
Lil – Betis
Real Madrid – Inter
© SYRI.net
Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’
Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, Reali po mposht Interin në ‘Bernabeu’
VIDEO/ Gafë në mbrojtjen e Interit, përfiton Mbappe për të kaluar Realin në avantazhBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: