Pas deklaratave të bujshme të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, të cilat tronditën opinionin publik, një hije e fortë dyshimi ka rënë mbi Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Zbulimet e fundit dhe analizat nga ekspertët e drejtësisë tregojnë se institucioni më i lartë i hetimit nuk ka ndërmarrë hapat minimalë procedurialë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi pavarësinë e tij.
Deputeti Gjn Gjoni që ishte i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv, deklaroi se, SPAK do të duhej të kishte sekuestruar menjëherë kasetat e transmetuara dhe të dërgonte prokurorë për të marrë dëshminë e Ahmetajt, qoftë edhe përmes letërporosive me shtetin zviceran. Kjo dëshmi konsiderohet jetike për hapjen e një çështjeje penale ndaj atij që vetë ish-zyrtari i lartë e cilësoi si kreun e organizatës kriminale, duke iu referuar kryeministrit aktual.
Përtej vonesave të pajustifikuara, ngrihet dyshimi i fortë se vetë mosveprimi i SPAK-ut është në fakt një strategji e qëllimshme. Ndërkohë që korrupsioni raportohet të jetë rritur në nivele galopante, ritmi i drejtësisë ka rënë në mënyrë drastike. Të dhënat tregojnë se po lirohen më shumë persona nga qelitë për shkak të shuarjes së afateve të paraburgimit dhe mungesës së hetimeve të thelluara, sesa po nisin çështje penale për zyrtarët e lartë të qeverisë.
Flavio Qarri: Do të doja të filloja pikërisht me ju zoti Gjoni, si ish-eksponent i sistemit të drejtësisë, tanimë eksponent i opozitës. Çështja është që ditën e djeshme, përtej të gjithave, përtej çmontimit të organizatës dhe të kreut të organizatës, ishte dita e fundit e besimit të mbetur në drejtësi.
Gjin Gjoni: Është e vërtetë Flavio, që deklarimet e djeshme të ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj vendosën kapakun mbi tavën e cila po vlonte deri në momentin aktual. Pavarësisht se, sipas deklarimeve të tij, do të kemi edhe intervista të tjera të cilat do japin detaje më të mëdhaja. Për mu, duke fillu që nga dita e djeshme, SPAK-u minimalisht do të duhej të kishte ardh në studiot e Syrit dhe të kishte bllokuar të gjithë kasetat të cilat janë transmetuar, të realizonte letërporosi me shtetin zviceran, ose të çonte prokurorë dhe gjyqtarë pranë, pavarësisht se ka cilësinë e të pandehurit dhe janë njoftuar akuzat të zotit Ahmetaj, dhe të merrte deklarimet si person që kishte dijeni në lidhje me rrethanat e hetimit. Veprime këto të cilat do të çonin në fillimin dhe në hapjen e një çështje penale kaq të domosdoshme sot për shqiptarët. Pasi disa të vërteta dhe gjëra të cilat janë thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana e opozitës, sot po vërtetohen në mënyrë katërcipërisht të vërtetë, mbi bazën e materialeve të cilat sot janë pasqyruar, dje nga televizioni juaj dhe intervista e dhënë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Kështu që në këtë pikëpamje, unë mendoj që SPAK-u nuk duhet të kishte humbur as edhe një moment për të filluar një çështje penale të re, dhe në këtë rast në lidhje me kreun e organizatës kriminale, ashtu siç e konsideron edhe ish zëvendëskryeministri, kryeministrin aktual, zotin Rama. Për mu është e papranueshme, është e vonuar, është diçka që normalisht çdo ditë po bjerr dhe po humb besimin e publikut në lidhje me organet e reja të drejtësisë.
Dhe e vetmja pikë të cilën të gjithë ndërkombëtarët, por edhe institucionet shtetërore sot shqiptare e kanë trumbetuar me të madhe në lidhje me SPAK-un. SPAK-u tregon që të paktën tani, edhe një vit e gjysmë nga momenti që kanë ndodhur edhe ndryshimet e drejtuesit të prokurorisë, nuk po vepron në raport me hetimet dhe me çështjet...
Flavio Qarri: Mos është ky veprimi i vet, pikërisht për të mos vepruar?
Gjin Gjoni: Ndoshta, kjo mund të jetë edhe mënyra për të cilën sot këta njerëz janë zgjedhur atje, dhe si duket, ka ra ai tempi për të cilën të gjithë ne e kemi mirëpritur që dhe Partia Demokratike ka dërguar deklarimet dhe kallëzimet e tyre në SPAK. Jo se ka ndonjë besim Partia Demokratike tek SPAK-u, por në mënyrë që nesër-pasnesër mos të thuhet që këto kallëzime penale nuk u depozituan në organet ligjzbatuese siç është edhe SPAK-u. Dhe po ta shihni të gjithë rrjedhën e ngjarjeve, rezulton që më shumë njerëz po dalin nga burgu për shkak të shuarjes së afateve të paraburgimit dhe për shkak të mungesës së hetimit të thelluar dhe hetimeve proaktive, sesa sot, megjithëse niveli i korrupsionit është rritur në mënyrë galopante, po futen dhe po fillojnë çështje penale ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar dhe qeverisë aktuale. Përfshi edhe kryeministrin, të cilin unë e kam deklaruar disa herë që pika dhe nyja gordiane në raport me punën e SPAK-ut është vajtja tek kryeministri shqiptar.
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme