Dalja në dritë e një audio-përgjimi të fundit ka lëkundur fort themelet e besimit ndaj institucioneve të drejtësisë së re. Gjatë një analize në emisionin Kafe Shqeto në Syri tv aktivisti Altin Goxhaj duke folur në lidhje me deklaratat më të fundit të Arben Ahmetajt, ngriti akuza të rënda mbi pavarësinë e SPAK-ut. Sipas komenteve, ky institucion gjendet tashmë përballë një prove vendimtare, të cilësuar si një "ruletë ruse" ku mund të fitojë ose të humbasë gjithçka bazuar në mënyrën se si do të trajtojë këtë skandal.
Materiali zëanor dyshohet se ofron prova dhe indicie të mjaftueshme ligjore për të nisur menjëherë një procedim penal. Hapi i parë që kërkohet nga drejtësia është sekuestrimi i celularëve të zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera të errëta, ndër të cilat përmendet edhe një rrjet i dyshuar i trafikut të armëve. Gjatë diskutimit, theksi u vu edhe te Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), e cila u akuzua si një mekanizëm që vepron me urdhër të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama, duke zbehur shpresat për hetime të paanshme.
Megjithatë, tronditja më e madhe vjen nga akuzat që shkojnë përtej korrupsionit financiar. Analiza theksoi një skenar tejet të rëndë ku kryeministri cilësohet si "ushtar i George Sorosit" dhe një instrument për shpopullimin e plotë të Shqipërisë. Pretendohet se ekziston një plan i mirëfilltë për zëvendësimin e popullsisë vendase me qindra mijëra kolonë dhe forca të huaja. Paralelisht, u ngrit alarmi për një destabilizim të mundshëm ushtarak në rajon, duke përmendur projekte dhe ndërhyrje në pika strategjike si Sazani, Zvërneci dhe Pashalimani. Mbetet për t'u parë nëse institucionet do të veprojnë mbi këto indicie, apo nëse ky do të jetë momenti kur publiku do të humbasë përfundimisht shpresën te drejtësia e re.
Flavio Qarri: Pas deklarimeve të mbrëmshme të Ahmetajt, duke mirëpritur edhe komentin tënd paraprak për Ahmetaj 5. Si do të shkojë historia e SPAK-ut tani dhe cili duhet të jetë qëndrimi i opinionit publik pas kësaj që pamë dhe atyre që u ekspozuan me përgjime.
Altin Goxhaj: Nuk e kisha menduar ndonjëherë, po më pëlqen kjo, është shumë interesante kjo mënyra se si e gjykove. Po ka vërtet një grup që beson te SPAK-u. Ka dhe një grup që s'beson fare te SPAK-u, përfshi dhe mua. Arsyet janë të ndryshme, po s'e kisha menduar ndonjëherë po vërtet në protestë ekziston kjo, po kam përshtypjen pastaj mbas kësaj ngjarje kjo do sheshohet si çështje. Se nuk do ketë besoj njeri që të dyshojë më në të drejtën apo në gabimin e SPAK-ut, në besimin apo në mosbesimin e SPAK-ut në varësi të kësaj ngjarje që sapo ka ndodhur, ka vetëm 12 orë. Është zbuluar një audio-përgjim që vërteton në mënyrën më serioze të mundshme nevojën për një hetim.
Pra çdo lloj juristi e kupton që mbi këtë është indicie e quajmë ne, e kushtit të nevojshëm dhe të mjaftueshëm që të nisi procedimi penal për akuzat përkatëse dhe akti i parë që duhet të kryente sot SPAK-u duhet të ishte sekuestrimi i celularëve të shumë personave. Ku e para fare duhet të jetë ajo Arjeta Puci. Që është e përfshirë në një histori ku përfshihet edhe trafiku i armëve që është një nga gjërat më të rënda, ke parasysh që këto futen direkt, vjen forca e posaçme speciale, ke parasysh vjen BKH-ja, duhet të vijë kështu. Sot i e mban mend atë të Metës, spektakli, ish-kryeministër, ish-kryetar kuvendi, ish-president, ke parasysh, e rrethuan nga të gjitha anët policia e shtetit. E rrethon dhe me kamera. Se unë e kam menduar që ishte bërë BKH-ja, po kam marrë vesh me vonesë rastësisht që BKH-ja s'kishte të bënte fare, ishte një urdhër i drejtpërdrejtë i Ramës që e krijoi atë operacion. Domethënë nga dita e sotme SPAK-u i merr ose i humbet të gjitha. Është si puna e asaj ruletës ruse që ka vetëm dy të shtëna. O njëra o tjetra, nuk ka të mesme. Do përcaktohet në një të shtënë të vetme, sepse ka plumbin apo është bosh.
Në qoftë se SPAK-u nuk e nis sot procedimin, sot, pra të nuk bën një qëndrim sot, ne duhet të heqim dorë nga çdo lloj pritshmërie të nesërme mbi SPAK-un. Sepse ky do jetë fati i tij. Ky përgjim, nuk di se çfarë duhet të bëjë një përgjim tjetër që ta bëjë të nevojshëm, të bëhet e domosdoshme, po ky ishte i nevojshëm dhe i mjaftueshëm. Në aspektin tjetër, unë besoj që në protestë nuk ka pasur faj asnjëra palë që ka qenë ca me SPAK-un, ca kundër SPAK-ut, për shkak se kur je i dëshpëruar ose je shumë skeptik o ke një shpresë që do të mbahesh, është si puna e gotës gjysmë plot e gjysmë bosh. Po nga sot edhe këtë punë e kemi plot apo e kemi bosh. Nuk e kemi më gjysmë apo kështu. Pra sot nuk është më gjysmë me barrë, ose gjysmë pa barrë. SPAK-u sot do përcaktojë fatin e tij, besueshmërinë publike sepse në këndvështrimin tim s'duhet të ketë më shumë një përgjim, po do thonë këta që prit a është e vërtetë apo jo. Se kjo s'është puna jo. SPAK-u i ka të gjitha instrumentat, të gjithë gjërat, ta marri atë audion te ju, te Syri Tv, të vëjë në vesh, autencitetin e zërave, inteligjenca artificiale sado e zonja të jetë nuk arrin dot kurrë të kapërcejë dot aftësitë e skanimit të një procesi audio, kemi folur me ekspertë këtë ditë dhe na kanë ndihmuar edhe në situatën e verës që kemi pasur ngërçe sa të duash se vetëm protestën kishim si të vetmen pushime këtë herë. Dhe unë besoj që mbyllet cikli me SPAK-un sot. Po, jo. Është në zbatim të ligjit, apo është thjesht vegël e Edi Ramës. Pra në qoftë se ai sot sjell kërkesën për audion e të tjera e të tjerë do të thotë mund të ketë filluar diçka. Po kanë kohë një javë se thotë çfarë kemi në fillim jave. Kuptohet, kemi, kemi gjithë javën në dispozicion, derisa të shohim ke sekuestrim të celularëve. Janë disa persona, është ministri i mbrojtjes.
Flavio Qarri: Ermal Raketa...
Altin Goxhaj: Më fal se te ty kam qenë, edhe në vende të tjera kam qenë. Sa është emëruar kam thënë. Ky është ushtari i Xhorxh Sorosit, ky është një pastor sjellës që shërben kolonizimit të Shqipërisë nga Izraeli. Ky është një vegël, një instrument i shpopullimit total të Shqipërisë, zëvendësimit tonë me 300 mijë kolonë dhe 1 milion skllevër. Ky është procesi dhe kur dëgjoja të dhënat që vinin nga Ahmetaj, po qeshja me vete se m'u kujtua një film, është një film me George Clooney-n, ku ai është një avokat i korruptuar, dhe duan ta vrasin sepse di diçka. Edhe ai lidhet me FBI-në dhe e arrestojnë atë shefin e korporatës, e të gjithë palët. Edhe në fund fare ai i thotë fjalët e arta, që ai është i gjithë kuptimi i filmit. I thotë: 'Nuk e kuptova dot pse duhet të më vrisnit, unë jam një i korruptuar, pse s'më bletë'.
Ky kur fliste dje fliste për paratë. Ndërkohë që unë e gjykoja krejt në këndvështrimin tim që s'ka lidhje fare me paratë. Po paratë është mjeti i pagesës. Po kur vritet dikush, ti nuk e pyet pse mori paratë, po pse e vrau dikë. Ne këtu kemi bërë një proces, po vrasin Shqipërinë, po e shpopullojnë Shqipërinë, po e zbrazin, po na zëvendësojnë, po na djegin, po na marrin çdo pronë, ndërkohë mbi të gjitha po krijojnë destabilitet total rajonal në aspektin ushtarak...
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme