Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaron se Belinda Balluku emëron dhe kërcënon ministra. “E masakruan ish-ministren e Shëndetësisë për një ligj që do të bëjë ky një kartel të vetin’
Ahmetaj thotë se kemi të bëjmë me një narkoshtet të krijuar nga Rama.
“Po flasim, s'ekzistojnë më tendera, nuk ekziston më ekonomi e lirë, ka 15 oligarkë që ky i fut, gjitha andej nga të dojë, o bashkangjit, njërit i bashkangjit KAYO, tjetrit i jep Jet-Bank, tjetrit portin e Durrësit, tjetrit portin e Vlorës”
Pjese nga intervista
Arben Ahmetaj: Belinda Balluku emëron ministra. Emëron ministra dhe e kërcënon, në qoftë se ia prek ministrat. E kërcënon, e masakruan ish-ministren e Shëndetësisë për një ligj që do të bëjë ky një kartel të vetin. Ëh?
Po, ja ku jemi, dhe protesta është shpëtimi i Shqipërisë. Por te kush nuk, kush do të jetojë me dinjitet, zoti Peka, duhet të jetë në protestë.
Dhe kam edhe disa fjalë, po edhe për drejtësinë, po edhe për Komisionin Europian. Po mirë, janë shkelur të gjitha parimet e Bashkimit Europian. Janë shkelur mo të gjitha, ky thotë, ne po negociojmë. Çfarë po negocioni, me kë tallesh?
Dhe del një deputet i opozitës... "Jo integrimi, jo"... Ej, po flasim për narko-shtet! Po flasim, s'ekzistojnë më tendera, nuk ekziston më ekonomi e lirë, ka 15 oligarkë që ky i fut, gjitha andej nga të dojë, o bashkangjit, njërit i bashkangjit KAYO, tjetrit i jep Jet-Bank, tjetrit portin e Durrësit, tjetrit portin e Vlorës, tjetrit andej, tjetrit tej... 15-të, këta janë.
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme