Lezhë/ Flakët në Ungrej po përhapen me shpejtësi drejt zonave të banuara! Rrezikohet kisha e varrezat

16:44, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata në fshatin Rras i Butë të njësisë Ugrej në Lezhë sa vjen e bëhet alarmante pasditen e sotme.

 Zjarri, i cili më herët ka rënë në zonat e Kalivaçit dhe Zimajt, tashmë po përparon në drejtim të fshatit dhe është afër varrezave.

Në rrezik ndodhet edhe kisha e rindërtuar së fundmi nga banorët e zonës.

Terreni i vështirë po e komplikon ndërhyrjen e strukturave të emergjencave civile, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve me mjete dhe pompa dore.

Përhapja e zjarrit favorizohet nga dendësia e pyjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë, e cila herë pas here ndryshon drejtim dhe ndihmon avancimin e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco