Aksident në Gumenicë, përplasen automjeti dhe furgoni i pasagjerëve, 6 të lënduar

Aksident në Gumenicë, përplasen automjeti dhe furgoni i pasagjerëve, 6 të lënduar

17:10, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Të dëmtuarit janë transportuar me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco