Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare në PD dhe njëherësh anëtarja e Kryesisë Ilda Zhulali komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv vizitën e Sali Berishës në SHBA.
Për Edvin Parrucan, Zhulali shprehet se e sheh si një triumf personal të Kryetarit të Partisë Demokratike, që u shënjestrua me të padrejtë dhe arriti sukese në mënyrë institucionale dhe politike.
Më tej ajo shton se kjo vizitë i jep mundësinë edhe një herë Partisë Demokratike të rikthehet në skenën ndërkombëtare si një aktor dhe partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara.
Zhulali përmendi pikat e bashkëpunimit me SHBA-në në të ardhmen ku më kryesorja është lufta ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës, ku qeveria Rama ka rekorde negative.
Ilda Zhulali: Po ky është një lajm i shumëpritur. Shumë e kishin parashikuar që nuk do të ndodhte kurrë, na kishin thënë se Amerika i ka vendimet e pakthyeshme, janë të... si të thuash të ngjitura në gur, të gdhendura në gur. Por në fakt, ky rast dhe vizita konkrete që po zhvillon kryetari i Partisë Demokratike në Amerikë, tregon krejt të kundërtën. Kjo vizitë mendoj ka tre dimensione. E para është triumfi personal i vetë Sali Berishës. Një njeri që u shënjestrua, u demonizua, në mënyrë të padrejtë, por ai u përball publikisht, politikisht, institucionalisht me Amerikën e madhe, duke besuar që ky është një vend në fund të ditës i lirive, i demokracisë që funksionon, ku ekziston mundësia e gabimit njerëzor nga njerëz që, siç e provuan veten gjatë rrugës, dolën të korruptuar dhe të lidhur me një rrjet i cili nuk ka lidhje me atë imazhin e Amerikës që kishin shqiptarët, si një vend ku drejtësia, gjen vendin e vet. Por ishte një rrjet që bëri një padrejtësi shumë të madhe ndaj një vendi të vogël, siç është Shqipëria dhe që kishin vetëm një skenar. Skenari ishte demonizimi i Partisë Demokratike dhe lënia e hapësirës dhe fushës së lojës së lirë për Edi Ramën.
Pra, dhënia e monopolit politik të pushtetit Edi Ramës si i vetmi aktor në skenën politike shqiptare. Ky skenar dështoi me sukses dhe kjo është njëkohësisht edhe fitore, thashë, e Sali Berishës. Por kjo na çon në dimensionin e dytë që është edhe një lajm shumë i mirë për opozitën shqiptare. I jep fund izolimit politik të Partisë Demokratike dhe ky është një lajm i mirë për çdo shqiptar, qoftë i majtë apo i djathtë, apo pa parti, sepse në Shqipëri nuk ka kuptim fjala demokraci pa ekzistencën e Partisë Demokratike. Partia Demokratike është një institucion në këtë vend, nuk është thjesht një parti, që e ka të lidhur historinë e vet me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe që është ende sot e kësaj dite alternativa e vetme dhe më e besueshme për qytetarët shqiptarë.
Në qoftë se në Shqipëri do të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne do ta shikonim shumë mirë dhe shumë lehtë se cilat do të ishin sot pozitat e Partisë Demokratike. Por fatkeqësisht për gjithë këto vite, duke jetuar nën një regjim që nuk i lejon zgjedhjet, këtu është krijuar perceptimi sikur në fakt ka një popull që i përket së majtës, është i lidhur me të majtën, gjë që nuk është e vërtetë. Por kjo do të rrëzohet vetëm pasi të rrëzohen kushtet e regjimit në të cilat ne jetojmë. Por, thashë, ky është një moment shumë i rëndësishëm i kësaj vizite. I jep mundësinë Partisë Demokratike që të rikthehet në skenën edhe ndërkombëtare dhe në marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aktor politik i besueshëm dhe partner që mund ta ulësh në tryezë si një aktor të barabartë, të përgjegjshëm, por që shërben dhe si një alternativë e së nesërmes. Momenti i tretë... është... unë do ta cilësoja një shans shumë të mirë dhe shumë të madh për të ardhmen e Shqipërisë, sepse çfarë kërkon Partia Demokratike dhe çfarë po kërkon dhe Sali Berisha në takimet që kanë nisur të zhvillohen dhe do të vazhdojnë të zhvillohen në Amerikë? Po flet për Shqipërinë, për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria.
Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një tokë të djegur. Në qoftë se ka një mënyrë metaforike për ta përshkruar, përveç zjarreve që kanë shpërthyer kudo në Shqipëri, në fakt, Shqipëria është kthyer në një tokë të djegur në të gjitha kuptimet. Këtu, përveç shëndetësisë, arsimit që janë ato fushat më të prekshme për çdo qytetar shqiptar dhe e kupton rrënimin, po të kthesh sytë nga e ardhmja, problemet me krimin, me drogën, me korrupsionin, për të cilat flasim çdo ditë dhe i shohim pasojat çdo ditë. Shqipëria sot po kthehet në një shkretëtirë për shkak të largimit masiv të njerëzve. Prandaj po them që është kthyer në një tokë të djegur dhe për këtë ka një përgjegjës dhe ky është Edi Rama. Detyra e opozitës shqiptare, e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike, si opozitës shqiptare por edhe të gjithë të tjerëve ne bashkë, është që ta përmbysim këtë realitet, që Shqipëria të bëhet përsëri një vend i shpresës. Kështu që në të gjitha këto kuptime, delegacioni i Partisë Demokratike, i kryesuar nga kryetari Berisha, po i vendos kontaktet me partnerët atje, me shqiptarët që banojnë në Amerikë që janë po ashtu një forcë e jashtëzakonshme dhe mbështetëse për zhvillimet në Shqipëri, për të transmetuar atje prioritetet tona.
Dhe prioriteti ynë më i madh është rikthimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe i shpresës në Shqipëri. Ky është misioni më i madh i PD-së. Nuk ka si mision PD-ja atë që bëri Edi Rama dhe Partia Socialiste thjesht të gozhdojë apo të mbarojë si njerëz. Misioni ynë është për të ndërtuar, është shpresëdhënës dhe bazohet dhe udhëhiqet nga dashuria për këtë vend, dhe jo nga dëshira që ta shndërrojmë atë në një monopol të disa njerëzve që e trajtojnë Shqipërinë sipas interesave të veta të ditës. Prandaj në të gjitha këto kuptime është një lajm që është i shumëpritur dhe është pozitiv për çdonjërin këtu.
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme