E vras me dorën time...! Ahmetaj zbulon bisedën me koordinatorin e Ramës

22:24, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj tregon për 'Çim Peka Live' biseden me koordinatorin e Ramës. Ai thotë se historia e tij është segment i SPAK i kthyer në makina grirëse mishin në favor të kreut të organizatës dhe karrierave të tyre.

Pjesë nga Intervista

Arben Ahmetaj: Se më kanë marrë qindra vetë dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste... “O vëlla, po shiko se risku, kërcënimi...”.

I thashë një ish-mikut tim, i thashë: “Mos guxo t’i biesh më telefonit”. I thashë: “E ke, e ke, të porositur”. I thashë: “Ju e keni zakon që i referoheni gjërave me ‘nuk na rruhet’... mua”, i thashë, “më dhemb. Familja ime”.

Një sekondë, “më dhemb familja ime, më dhemb vetja, mua më dhemb dhe Shqipëria, siç më dhemb dhe Partia Socialiste”.

Dhe nuk e llogaris fare veten. As për trim, as për...

Ja kam thënë unë një koordinatori të tij, se kur kreu i organizatës tregon histori me gjyshin e me gjyshen, unë nuk kam përmendur ndonjëherë gjyshin dhe gjyshen.

Por një koordinatori të tij që ka ardhur të na kërcënuar, i thashë: E vras me dorën time, i thashë, shefit. I thashë, mirë. I qetë.

Po i thashë, i thashë një fjalë që s’thuhet. Po i thashë... “Tregoj një histori me gjyshin”, i thashë, kreut të organizatës.

I thashë, “gjyshi im quhet Zenel Ylli”, i thashë. Ka qenë partizani i dytë i tretë i Çetës së Morravës, i thashë, dhe ka vdekur me... në ’90 e ca, me plumbin këtu.

I thashë, “mos më bëni si trima”, i thashë. Se unë jam i fundit trim në Shqipëri. Por, i thashë, “për veten time, do të kthehem në çelik”.

ÇIM PEKA: Zoti Ahmetaj, në tre daljet tuaja këtu kanë arritur këta në raport me mua. Po shqiptarët?

ARBEN AHMETAJ: Sigurisht unë e ndaj çështjen time, zoti Peka, për dy arsye. Të sqaroj pozicionin tim në raport me atë që më kanë hedhur përsipër.

Do të them dhe më vonë, nuk kam bërë unë tender, nuk kam qenë unë pjesë e inceneratorëve, nuk kam qenë unë as në vlerësim, as në përcaktim. Nuk kam qenë unë kryeministri.

Madje, më ka kujtuar dhe Millonai që s’paskam qenë as në vendimin e qeverisë, se nuk e di ku... ku mund të kem qenë. Nuk kam qenë.

Punonjësit e mi, se s’dua t’i harroj, punonjësit e mi, asnjërit nuk i është gjetur një e-mail, zyrtar apo jozyrtar, me inceneratorët.

Ata djemtë e inceneratorëve i bëri koka turku ky. I gënjeu, i mashtroi, i manipuloi siç e ka zakon, i griu, i vodhi dhe i futi në burg, ose i syrgjynosi.

Dhe ata ia besuan, e besuan siç e besova unë në 2013-ën. E deri në 2018-ën.

Po, patjetër. Këtu jemi në raport me çështjen time. Këtu jemi. Në raport me çështjen tuaj...

Dhe po e mbyll, thashë... unë e ndaj këtë me publikun. Sa herë që takohemi bashkë për intervistë, për dy arsye. Për dy arsye thelbësore.

Një, për të treguar veten time, pra gjithë gjënë time, me dokumente dhe me fakte. Kanë sajuar brenda... kanë sajuar brenda. Kanë një letër të 2019-ës...

Çështja ime është fenomen si segmente të sistemit të drejtësisë, segmente të SPAK janë kthyer në makina grirëse mishin në favor të kreut të organizatës dhe karrierave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco