Këngëtari kosovar Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është dënuar me 2 vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë.
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Edita Çanta. Dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse Gjesti nuk kryen një tjetër vepër penale gjatë periudhës së provës prej dy vitesh.
Këngëtari u arrestua pasi u kap me një pistoletë, të cilën dyshohet se e posedonte pa leje. Ai akuzohej gjithashtu për kanosje dhe dëmtim të pasurisë, pas një konflikti me pronarin e një studioje muzikore në Kosovë.
Gjesti, i njohur edhe për fitoren në një edicion të “Big Brother VIP Albania”, është një nga këngëtarët më të komentuar në skenën shqiptare.
© SYRI.net