Myrto Uzuni po kalon një moment të shkëlqyer në futbollin amerikan, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Ligës.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi 4 gola me fanellën e Austin në këtë turne.
Paraqitjet e tij kanë marrë vlerësime edhe nga platforma e njohur e statistikave, Sofascore.
Kjo e fundit e ka përfshirë Uzunin në formacionin më të mirë të Kupës së Ligës.
Sulmuesi kuqezi është vlerësuar me notën 7.98, duke regjistruar vlerësimin më të lartë në të gjithë formacionin.
Një tjetër konfirmim për formën e mirë që po kalon 31-vjeçari në aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara.
Katër golat e shënuar në turne e kanë vendosur Uzunin në krye të listës së golashënuesve.
Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen edhe përtej kampionatit amerikan.
Për Uzunin, ky është një tjetër moment pozitiv në karrierën e tij, ndërsa vijon të jetë pjesë e rëndësishme e Kombëtares shqiptare.
Sulmuesi shqiptar tashmë synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në ndeshjet e ardhshme me klubin dhe fanellën kuqezi.
© SYRI.net
Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’
Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, Reali po mposht Interin në ‘Bernabeu’
VIDEO/ Gafë në mbrojtjen e Interit, përfiton Mbappe për të kaluar Realin në avantazhBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: