Nesho: Berisha takime me kongresmenë të rëndësishëm! Vizita edhe për bashkëpunim kundër narko-trafikut

18:41, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eksperti i Çështjeve Ndërkombëtare Agim Nesho ishte sot i ftuar në “Task Forcë” ku për Sonila Meçon komentoi vizitën e kreut të PD-së Sali Berisha në SHBA.

Nesho theksoi se Berisha do të ketë takime edhe me kongresmenë të rëndësishëm në SHBA, ndërkohë që partneri strategjik i Shqipërisë sheh Berishën si aleat kundër karteleve të drogës të lidhura me kryeministrin Edi Rama.

Departamenti i Shtetit ka theksuar më se njëherë se prioritet ka luftën kundër narko-trafikut, ndërkohë që Shqipëria ka bërë përpjekje të pakta me Ramën për të bashkëpunuar me aleatin strategjik. Sakaq, pritet edhe ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, në fund të muajit që sipas Neshos do theksojë bashkëpunimin institucional kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Agim Nesho:  Një fitore personale që të tërë pavarësisht nga pozicionet politike duhet t'ia japin atij, për arsye sepse një njeri që në asnjë moment nuk u dorëzua po kërkoi të drejtën e tij. Po kjo ishte një vizitë për të treguar që opozita shqiptare tashmë është përgjegjëse përpara fateve të vendit. Vlerësoi protestën e cila është një element i domosdoshëm i njerëzve patriotë të cilët do të bëjnë të mundur mekanizmin për shpërbërjen e këtij narkoshteti, por sigurisht zgjedhjet e lira që do sigurohen nga kjo gjë do të japin mundësi dhe dihet që mundësinë më të madhe e ka ajo që udhëheq deri tani opozitën, ajo që ka bërë të gjithë demaskimin e projekteve famëkeqe të Edi Ramës me korrupsionin e tij, që është Partia Demokratike.

Pra, zoti Berisha duhet ta themi Sonila, i kanë kërkuar që më përpara që të vijë në Amerikë. Çështja e vizës dhe në qoftë se më lejon ti dua ta sqaroj këtu edhe për opinionin publik se kam parë në televizionet e ndryshme edhe personalitete, edhe njerëz ish-zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike që unë i kuptoj, justifikojnë veten e tyre se është një turp i madh që u futën në të gjithë atë kanalizim dhe propagandë të krijuar nga ca qarqe të caktuara që kishin interesa jo vetëm për Shqipërinë po edhe për Ballkanin.

Dhe e kuptoj që është një çështje për të ruajtur nderin e tyre tashmë të përfunduar. Politikisht janë njerëz që kanë humbur betejën politike, kanë vënë bast për diçka që ishte shumë e llogjikshme, që ishte një presion ndërkombëtar për të realizuar diçka tjetër, ishte një presion ndaj zotit Berisha dhe opozitës shqiptare, për t'i hapur rrugë Edi Ramës si për projektin ballkanik ashtu edhe për avancimin e politikave të tij të interesit dhe të korrupsionit brenda në zonën e Shqipërisë. Pra, në këtë mënyrë duhet të themi një gjë, që non grata, është dhënë, përfundimisht është hequr, dhe kjo duhet ta kuptojnë të tërë...

Sonila Meço: Pra ky waiver (përjashtim i posaçëm) i famshëm që thuhet sikur është jo heqje non grate, por thjesht një vizë shëndetësore, bie.

Nesho: Jo, jo, jo vetëm që bie, po ata në ligj e kanë përcaktuar këtë gjë. Që uajveri është e vetmja mënyrë që Sekretari i Shtetit mund ta heqi. Duhet të themi një gjë, mekanizmi i dhënies nga Departamenti i Shtetit i non gratave, ka ardhur në kohën e administratës së parë të Trump, ka qenë Sekretari Pompeo që e ka bërë. Dhe në shumë raste edhe kjo që qarkullon këtu që nuk ka mekanizëm për ta zhbërë është e vërtetë, për arsye sepse e kanë përdorur për elementë të caktuar por është keqpërdorur në funksion të interesave personale ose të grupeve të interesave që kishin synime politike, financiare në Ballkan.

Sonila Meço: Dhe kjo ka bërë që të kërkojnë mekanizma për ta zhbërë.

Nesho: Për ta zhbërë. Edhe kjo i takon vetëm Sekretarit të Shtetit. Dhe në këtë kuptim, Sekretari i Shtetit e ka firmosur. Ideja që disa zyrtarë, ish-partiakë e të tjerët ose ata që propagandojnë në televizionet e ndryshme, bile ishte qesharake që disa gazetarë thoshin t'i shikojmë si... çfarë i kanë shënuar vizën...

Është se Departamenti i Shtetit do raportojë për këtë veprim pas 3 deri në 6 muajsh. Gjë që do të figurojë dhe nuk ka nevojë që ta bëjë të ditur sepse akti është nënshkruar nga Sekretari i Shtetit.

Sonila Meço: Po se ka dhe një pretendim që po të hysh në faqen e Departamentit të Shtetit, vijon të jetë... pra pikërisht kjo është arsyeja.

Nesho: Po do jetë, se do vijë koha kur Sekretari Rubio do të para Kongresit do të thotë veprimet e tij. Dhe Kongresi nuk ka të drejtë as ta zhbëjë një vendim të Sekretarit të Shtetit...

Sonila Meço: Po vetëm të informohet.

Nesho: Vetëm të informohet për këtë veprim që Sekretari i Shtetit është titullar në vendosjen e këtyre gjërave. Kjo është e para. E dyta që është një fakt i pakundërshtueshëm dhe ta mbyll këtë argument, është zoti Berisha dhe delegacioni i PD-së do ketë takime me kongresmenë, me kryetarë komisionesh të rëndësishëm, tepër të rëndësishëm, që e kanë të ndaluar të takojnë një person që është non grata. Sepse janë ligjvënësit e një shteti ku demokracia funksionon në mënyrë të rregullt dhe janë ligjet amerikane që nuk të lejojnë. Bile...

Sonila Meço: I referoheni dhe pjesëmarrjes në Konventën e Teksasit?

Nesho: Konventa është një ftesë... një ftesë që u vjen delegacioneve dhe partive motra për të marrë pjesë në aktivitetin më të madh që është. Por, çështja është që do ketë takime politike, dhe asnjë senator dhe kongresmen që do takohet nuk mund të takohet në qoftë se një person është akoma non grata ose ka vajtur me vizë shëndetësore. Edhe këtë ta dinë të tërë, se këto janë dy argumente të cilat domethënë mund të bëjnë spin doktor, mund të bëjnë çfarë të duan të thonë që të ulin vlerën e kësaj vizite, por këto janë fakte të pakundërshtueshme dhe janë fakte që tregojnë që zoti Berisha në këtë vizitë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vajtur si një alternativë për të thënë mendimet e tij dhe siç e thashë dhe ai vetë, për të kërkuar një ndihmë nga partneri jonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut e të tjera.

Kjo është linja kryesore e Departamentit të Shtetit, kjo është linja që ambasadori që pritet të vijë në fund të shtatorit e ka deklaruar zyrtarisht përpara angazhimeve të tij që ka mbajtur në Senatin Amerikan, që prioritetet kryesore janë lufta për të siguruar sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Shqipërisë, lufta kundër krimit të organizuar, organizatave kriminale si Sinaloa e të tjera, dhe nuk kishte asnjë deklaratë në hearing të barazohej me deklaratën që ambasadori amerikan bëri përpara senatorëve të nderuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sonila Meço: Kur vjen ambasadori?

Nesho: Duhet të vijë në fund të muajit, javën e tretë edhe të katërt. Pra domethënë këtë ta mbyllim këtë diskutim se jemi bërë dhe qesharak se dhe të tjerët do thonë që këta shqiptarët dhe këta gazetarët, unë e kuptoj që Rama ka 1000 arsye që ta pengojë ashtu si me akte rrugaçërie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco