Diplomatja Edith Harxhi ishte sot në Syri Tv teksa për Armela Ferko komentoi vizitën në Tiranë ditën e sotme, e të dërguarit të presidentit Trump, Paolo Zampoli.
Duke iu referuar deklaratës së Zampoli mbi shtetin bektashi, Harxhi se krijimi i një shteti të tillë është anti kombëtar dhe anti kushtetues, gjë e cila mund të nxisë përplasje fetare në vend.
Harxhi theksoi se Zampoli nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të DASH mbi shtetin bektashi, pasi ambasadori njihet edhe si lobist pranë kryeministrave të ndryshëm, një ndër të cilët mund të jetë dhe Rama.
Harxhi: Për shtetin bektashi, që për mua është një akt antikombëtar krejtësisht, dhe sektarian në të njëjtën kohë, sepse mund të shpërbëjë unitarizmin e shtetit shqiptar, jo vetëm të feve, po të shtetit shqiptar.
Dhe e dyta, kam fjalën për këtë përplasje kaq të madhe që po ndodh në Shqipëri midis disa aktorëve gjeopolitikë të cilët nuk kishin arsye fare pse të zgjidhnin Shqipërinë për një përballje të këtij lloji, por e zgjedhin për arsyet e Edi Ramës. Tani ta sqarojmë.
Tani... po e marrim njëherë me shtetin Bektashi. Shteti Bektashi pse është e rrezikshme si ide e gjitha kjo? Së pari njëherë sepse synon shpërbërjen e unitarizmit të shtetit shqiptar.
Jo vetëm që është antikushtetues, por mbi të gjitha është antikombëtar, sepse në një vend ku bektashizmi dhe të gjitha fetë e tjera, bektashizmi nuk është fe, është sekt brenda fesë islame, jetojnë në një harmoni të plotë. Në një moment ti të shkosh e të kërkosh që mund të bësh të krijosh një shtet, sepse sot mund të krijohet ky shtet, nesër mund të krijohet një sekt tjetër të krijojë një shtet tjetër, të kërkojë një sekt tjetër një shtet tjetër. Dhe ta realizosh, po kjo bëhet për arsye gjeopolitike. Këtë e kuptojmë.
Tani, e para njëherë duhet të shihni identitetin kush është ambasadori Zampolli. Ambasadori Zampolli është një ambasador i ngarkuar nga Departamenti i Shtetit dhe Presidenti Trump me... për partneritetin global. Janë disa ambasadorë që kanë qenë lobistë, njerëz të afërt të presidentit, të cilët ai i beson, të cilët i ka dhënë titullin ambasadorësh apo negociatorësh nëpër botë. Nuk mendoj që është një nga pozicionet më të rëndësishme, kuptohet. Sepse kemi parë tashmë Xhared Kushner-in, kemi parë Steven Ëitkoff, kemi parë ambasadorin amerikan në Turqi dhe Siri e të tjerë e të tjerë, të cilët janë personalitete që kanë hyrë në negociata shumë të rëndësishme gjeopolitike dhe gjeostrategjike për SHBA-në. Në rastin aktual unë nuk mendoj që ambasadori Zampolli ka ardhur i deleguar, i kërkuar nga Departamenti i Shtetit për të dërguar një mesazh në Shqipëri. Sepse Departamenti i Shtetit në qoftë se...
Mendoj që Departamenti i Shtetit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mesazhin mund ta japin në mënyrë të drejtpërdrejtë me një deklaratë. Sot e kësaj dite ne absolutisht nuk kemi asnjë lloj deklarate nga administrata e Presidentit Trump në lidhje me këtë çështje. E dyta mendoj që është thjeshtësisht, krejtësisht e pavlerë për ta që të diskutohet për këtë çështje kur ata merren me çështje shumë të rëndësishme siç është Kanali i Hormuzit, lufta... përfundimi i luftës me Iranin, situata në Gaza dhe mbi të gjitha...
Armela Ferko: Nëse merren me Shqipërinë pastaj, kanë nisma si ajo në Kongres që është e ashpër gjer me narkoshtetin e gjithë këtë.
Edith Harxhi: Pikërisht pra. Dhe gjithashtu edhe përfundimi i luftës Ukrainë-Rusi, që ka qenë çështje, kjo është globalisht. Dhe nuk e besoj kurrë që ata merren me krijimin e një shteti bektashi, sepse e para nuk ka ç'i duhet, po ta shihni Amerikës nuk ka ç'i duhet që të krijojë një grupim të ri, një shtet të ri, të njohë një shtet të ri në rajonin e Ballkanit, kur Ballkani është i pastabilizuar ende, kur kemi akoma një Kosovë që nuk është njohur nga Serbia dhe nga 5 vendet e Bashkimit Europian. Dhe përsëri Kosova vazhdon... të jetë, pavarësisht se është një shtet i njohur nga 100 e sa vende të botës, vazhdon akoma dhe sot e kësaj dite ngërçin e saj në arenën ndërkombëtare, sidomos për ulësen në OKB. Pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t'i hyjnë një aventure të tillë për një shtet të ri në Shqipëri, në Ballkan.
Dëgjoni, ambasadori Zampolli është i njohur si lobist i qeverive të ndryshme. Përpara se ai të shërbente si ambasador për partneritetin global për administratën Trump. Ai ka qenë lobist i kryeministrit të Izraelit, ka qenë lobist në shumë shtete të botës, me sa di unë ai ka dhe një afërsi personale... nuk e dija, është lobist, a është paguar a jo, ose nuk e di a ka nevojë për para ai te Edi Rama... por di që ka qenë i afërt dhe me kryeministrin tonë deri përpara disa kohësh, të paktën kanë bërë takime të përzemërta së bashku. Dhe ndoshta kjo është shfrytëzuar pikërisht për të dhënë një sinjal të tillë.
Më tej ajo foli mbi vizitën e Kryetarit të PD Sali Berisha në SHBA, duke e cilësuar si një fitore të dinjitetit dhe qëndresës së madhe.
Edith Harxhi: Dëgjoni, vizita në vetvete, i gjithë udhëtimi i zotit Berisha në Amerikë është, për mua është fitorja e dinjitetit dhe e qëndresës së madhe që kanë bërë demokratët dhe zoti Berisha vetë përgjatë gjithë këtyre viteve. Ka qenë një betejë e ashpër. Unë nuk do të thoja që kanë qenë disa beteja, sepse beteja vetë është, për mua ka qenë një, ka qenë e mbledhur e gjitha në një. Synohej asgjësimi i të djathtës shqiptare. Dhe ne kemi arritur, natyrisht me qëndresën, por në të njëjtën kohë edhe ndërgjegjen e plotë që do të kishim një rrugëtim të gjatë deri në momentin që e vërteta do të dilte në shesh, ne vazhduam, ne bëmë një qëndresë shumë të fortë, dinjitoze...
Duke mbajtur në shpirt jo vetëm çështjen kombëtare shqiptare, që është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe shqiptarët të kishin një të djathtë dinjitoze, por në të njëjtën kohë edhe atë pro-amerikanizmin dhe atlantizmin tonë, që është udhërrëfyesi jonë që prej 1990-ës.
Ishte, natyrisht ka qenë shumë e vështirë, ka pasur momente delikate dhe për ne. Ka pasur momente kur natyrisht ka qenë një bllokadë e plotë nga Ambasada Amerikane, veçanërisht gjatë kohës që zonja Kim ishte këtu, ambasadore. Ka qenë bllokadë edhe nga përfaqësi të tjera diplomatike, pavarësisht se shumë prej nesh kishin marrëdhënie të veçanta me përfaqësi të ndryshme diplomatike dhe ne mundoheshim të sqaronim trupin diplomatik për situatën në të cilën ndodhej Partia Demokratike, dhe sulmin që po i bëhej të djathtës shqiptare dhe pse ky sulm nuk ishte i përligjur, por përkundrazi, ishte i drejtuar nga Edi Rama, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Dhe mendoj që gjithë vizita, apo heqja e këtij absurdi të quajtur non-grata përpara disa muajsh, së bashku me vizitën tani, janë një triumf... është një triumf i përgjithshëm i asaj lufte dinjitoze që kanë bërë demokratët dhe qëndrestarët shqiptarë. Ajo çfarë mua më ka impresionuar më tepër nga kjo vizitë deri në këto momente, sepse jemi vetëm në fillimet e saj...
Unë e quaj fjalim historik sepse ishte një fjalim prej një konservatori të vërtetë, i përmbajtur por edhe me përmbajtje në të njëjtën kohë, dhe një fjalim që i drejtohej jo vetëm shqiptaro-amerikanëve, por i drejtohej Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmë, për herë të dytë. Këtë radhë jo për të rrëzuar thjesht diktaturën komuniste, por mbas 35 vitesh për të rrëzuar diktaturën e narkoshtetit shqiptar. Ky ishte shumë e rëndësishme sepse ky narkoshtet ka krijuar diktaturë. Kjo është e ditur në historinë botërore, dhe në historinë politike sesi narkoshteti, kur një vend qeveriset nga narkosi kalon në diktaturë, dhe natyrisht kjo është ajo çfarë po jetojmë ne sot. Por thirrja e zotit Berisha drejtuar sepse ai fjalim nuk ishte thjesht që i drejtohej atyre njerëzve në sallë apo komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai i drejtohej administratës amerikane, i drejtohej miqve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, administratës së Presidentit Trump, ku i kërkohej ndihma e menjëhershme për të shpëtuar nga kjo e keqe, që përveç se ka zbrazur vendin në një mjerim të madh, është një e keqe e cila po shpërbën unitetin, territorialitetin e Shqipërisë në të njëjtën kohë. Me të gjitha aferat e tmerrshme korruptive të një individi i cili për përfitimet e tij personale po shet çdo pëllëmbë shtetit dhe po hyn në disa lojëra gjeopolitike kaq të rrezikshme që ai ndoshta nuk e kupton se çfarë fundi të keq do të mund të kenë ato lojëra në qoftë se do të vazhdohej, jo vetëm për të po për vendin, në qoftë se do të vazhdohej në këtë formë.
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme