Dosja ‘Buka’/ Ahmetaj publikon dokumentet: Unë akuzohem se kam mbrojtur interesat e shtetit

21:30, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në intervistën për "Çim Peka Live' Arben Ahmetaj thotë se shqiptarët duhet ta kuptojnë që unë akuzohem se kam mbrojtur në ligjshmëri të plotë interesat e qytetarëve dhe të shtetit dhe të buxhetit të shtetit. Ai publikon dhe dokumentet e dosjes.

Dhe po të them, po kthehem prapë, dy çështje, se s’dua t’i lodh shqiptarët me gjithë këtë histori. Dy çështje: një, pseudo-inceneratorët dhe dy, Buka.

ARBEN AHMETAJ: Tani, për qytetarët, kam diçka këtu për çështjen “Buka”. Pastaj do të kaloj te kontratat e inceneratorëve.

Këtu kam një procesverbal. Dua t’u kujtoj shqiptarëve që akuzohem për shpërdorim detyre te çështja “Buka”, ku prokurorit fillimisht ia kam me letra, pavarësisht se gënjen në gjykatë dhe gjyqtari e pranon gënjeshtrën, po unë nuk pres asgjë nga gjykata.

Unë e di shumë mirë që gjyqtarët në një çështje, një gjyqtar i thotë një gjyqtari tjetër, i thotë: “Çfarë bën o burrë se është e dukshme”. “Po unë nuk i rruaj dot mjekrën kolegut prokuror”. Po pse, për çfarë je ti? Ti je për drejtësi apo për të mos i rruar apo mos krehur mjekrën kolegut prokuror?

Dhe çështja e bukës është kthyer qesharake. Zoti Peka, po pse është kthyer qesharake?

E para, ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese që këta i respektojnë shumë, se unë kam dy vendime, një të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, që këta, siç thuhet aty, më falni qytetarë, thonë “nuk na rruhet”. Segmentet e SPAK-ut dhe të Gjykatës. E shprehin, “nuk na rruhet”.

Tre minuta iu deshën gjyqtarit të injoronte vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Tre minuta të dielën, të shtunën, se kishte të pinte kafe.

Ndërkohë, që po të njëjtat segmente të Gjykatës kanë liruar sekuestro të grupeve kriminale dhe sekuestron e shtëpisë time, që i thotë Gjykata e Lartë: “O, e ke marrë disproporcionalisht dhe dy herë!”, nuk thotë “i rruhet”, të më falin shqiptarët për gjuhën që nuk e meritojnë ta dëgjojnë, por dua të sjell gravitetin e fenomenit.

Shikoni çfarë thotë kjo çështja “Buka”. E nisim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku Gjykata Kushtetuese thotë “fliste për çmimet e tregut”. Vlerësuesit e pavarur janë marrë me çmimet... janë referuar çmimeve në... në... po flasim e zeza në të bardhë, në vlerësim zyrtar, çmimet e vitit 2014 kur është bërë privatizimi i aksioneve shtetërore.

Dhe... dhe, me logjikën e prokurorit, shteti duhet të përgjysmonte vlerën, pra të pësonte dëm.

Dhe çfarë thotë? Pasi unë e sfidoj këtë me procesverbalin e dëshmisë së djalit të ish-pronarit, avokati dhe gjyqtari kërkojnë rënien e gjësë. Ai ngrihet dhe thotë...: “Përsa i përket... pra dy e gjashtë minuta të datës 17, i 7-ti? Po, tamam, 17 i 7-ti”.

E thotë... “përsa i përket pjesës, në asnjë rast nuk kam pretenduar që i kanë ardhur dëm”... Po lexoj procesverbalin, domethënë motamo siç është. “Dëm interesave të shtetit, por të shtetasve”. Dhe i kërkoj regjisë, se ja kam kaluar...

ÇIM PEKA: Të vendosë dhe këtë. Nëse do të arrijë dot.

ARBEN AHMETAJ: Por edhe akuzën që ka dërguar në gjykatë ku thotë “dëm ndaj shtetit”. Dhe po e mbani mend...

ÇIM PEKA: Pra, përfundimisht, prokurori të ka dërguar akuzën në Gjykatë, “dëm ndaj shtetit”. Ndërkohë, djali i pronarit në seancë thotë: “Në asnjë rast nuk kam pretenduar se i kanë shkaktuar dëm shtetit, por shtetasve”.

ARBEN AHMETAJ: Po! “Përsa i përket pjesës, në asnjë rast nuk kam pretenduar që i kanë ardhur dëm interesave të shtetit, por të shtetasve. Mund të jetë një lapsus”, thotë.

Edhe te kërkesa për gjykim, “përfundimi i timeve nga unë, është hetuar për dëmin që i është shkaktuar familjes X”, nuk dua t’ia zë familjen në gojë për respekt të tyre.

Dhe... të thirret viktima, thotë prokurori, “viktima do të ishte shteti”. S’ka viktimë aty! Vlerat janë... shteti ka marrë tre milionë euro plus, ndërsa aksionet e individit janë rritur në vlerë. Të mos gabohem se tani edhe koha ka kaluar, tre herë.

Pra, ka gënjyer dhe në gjykatë. Sepse i lutem regjisë tuaj të nxjerrë dhe aktakuzën që thotë “dëm ndaj shtetit” dhe nuk shkon në gjykatë. Nuk shkon. Vjen vërdallë.

Për këtë akuzohem unë. Pra, shqiptarët duhet ta kuptojnë që unë akuzohem se kam mbrojtur në ligjshmëri të plotë interesat e qytetarëve dhe të shtetit dhe të buxhetit të shtetit. Për këtë akuzohem te “Buka”, që është qesharake, okej?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco