Fajin e ka Saliu ...

Fajin e ka Saliu ...

20:06, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Adriatik R. Dosti

Po, po, fajin e ke ti, Doctor, e kërkushi tjetër.

Një shkrim botova unë para dy ditësh, thjesht për të sqaruar e qartësuar qëllimin e vërtetë të vizitës tënde në Amerikë... dhe m’u turrën falangat enveriste, patronazhistët laramane, këlyshët me pagesë të Ramës e të taborit të tij, rrugaçët, injorantët, shpellarët e gojëhaletë, si dhe armiqtë e tu ndër vite.

Nënë o nënë... aq sa më ke borxh gishtin tregues të dorës së djathtë, o Doctor, të cilin e bëra copë duke ju bërë Bllok non-stop... edhe pse kinezeria e tyre s’kish as fund e as krye... Zot, sa janë shtuar... ndaj ruaje njerëzimin nga vemje të tilla neveritëse.

Ndaj dhe them me ‘bindje të plotë’ këtë radhë se... fajin e ka Saliu.

Tiranë-New York-Texas...

...Po pse bëre si i sëmurë në aeroplan, o Doctor, apo për t’i bërë qejfin Mut Nanos, Baton Haxhiut e Carlo Bolinos?

Pse s’e ule aeroplanin, qoftë edhe në mes të Oqeanit, që të ishe në sinkron e korrekt me lajmet e vendit tënd... rreth fluturimit tënd prej Shqipërie drejt Amerikës... apo s’ta mbajti... hahaha.

Na hape punë, Doktor... ne të dinim të sëmurë e ti, si për inat tonë... marshalla, e si kokrra e mollës.

Pse nuk e dorëzove pasaportën tënde në kufi-doganën amerikane, o Doctor... se plasi ai Ylli i Partisë... për Manjanin e kam fjalën...

Thanë gjithashtu se një prej policëve të doganës e të kufirit amerikan kishte marrë direkt në telefon avokat Ngjelen dhe i ishte hakërruar këtij të fundit pse e kishte gënjyer, teksa në mesazhin e dërguar ju kishte ‘precizuar’ se... shihjani vizën me kujdes shqiptarit Sali Berisha se... e ka vetëm 4-ditore...

Vajtëm edhe në spital në Dallas, ku mendohej se do të ishe ti i sëmurë, por edhe atje s’gjetëm kërkund pacient të shtruar me emrin Sali Berisha...

Po të kishe vajtur njëherë e të kishe bërë qoftë edhe një palë analiza gjaku, o Doctor... thjesht sa të mos e lije si M... atë gazetarin tepelenas e mik për kokë të Mero mavrisë... atë mo... si quhet... Fatos Ma-ha-mutaj, a ku e di unë.

Po si, o Doctor, ta boshatisën fare edhe sallën ku u takove e fole me bashkëatdhetarët e tu...

E pe videon që kish hedhur në rrjet Tema TV e Mero kokëqypit... vetëm nja 10-12 vetë dukeshin në sallë... dhe ata ulur në dy rreshtat e para si fanatikë të tutë... e më pas xhang-xhing... hahaha.

Pse kot ju thoshte këtyre Arbnori i ndjerë se... janë specialistë e jo socialistë.

Pse kot them unë që soj-djalli i tyre lë edhe Priftin me barrë.

Fajin e ke ti, Sali... na e more në qafë edhe atë që deri dje e mbaje në krah të djathtë... atë mo, atë që në mëngjes hante petulla me mjaltë me Kimeten e në darkë ulej për punë Partie në krahun tënd...

Për Evi Kokalarin Angelakin e kam fjalën, o Doctor, ku së paku duhet t’u kërkosh një falje të sinqertë demokratëve.

Dhe thonë se policia amerikane është vënë në ndjekje të saj, teksa e kanë parë pranë aeroportit e më pas edhe rrotull sallës ku po flisje ti, nën shoqërinë e ca anti-Berishistëve të tjerë të çakërdisur (nja 6-7 syresh)... me ca pranga në duar, duke ulëritur njëherë ‘Rama në burg e Berisha në burg’... e njëherë vetëm ‘Berisha në burg’.

Tani... në aeroplan nuk paske qenë i sëmurë dhe aeroplani me të cilin fluturoje ti nuk qenka ulur gjëkundi në mes të fluturimit... ok, dhe ja ku e morën përgjigjen Frroku, Idajet Beqiri, Nik Spahiu e Mut Nanua me Kol Ballën me shokë.

Në aeroport e në kufi-doganën nju-jorkeze paske kaluar normal e pa probleme pasaporte e vize dhe, mbi të gjitha, pa Non Graten në kurriz... ja tek i le si M... ti në shi, kur thotë populli... edhe Manjanin, Tak Ngjelen, Lucen, Fevzon, D. Hilen e Rudinën etj., etj.

Në spital s’paskë shkuar... dhe ja tek e ke bërë për infarkt atë gazetarin e plagosur të 21 janarit, Mah-mutaj...

Ja që edhe Evi s’të paska prangosur dot e asnjë polic amerikan s’i ka vajtur nga mbrapa Kokalarës së çmendur... etj., etj...

Me shqiptarët u takove e fole, në Dallas do jesh në konventën e republikanëve në 9-10 shtator, e ku do takohesh, besoj, me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, etj., etj...

Ehhh, sa punë na hapi kjo vizita jote e këtij fillim shtatori këtu në Amerikë... ndaj nuk thashë kot që në fillim të këtij shkrimi unë, o Doctor... fajin e ka Saliu... dhe kërkushi tjetër... ndaj dhe plaste syri i keq!

Shënim-Këtë lloj shkrimi do ta bëja për këdo që... ndërtoi Rrugën e Kombit, anëtarësoi Shqipërinë në NATO, ju hoqi vizat poshtëruese shqiptarëve, etj., etj... pavarësisht emrit Sali apo ç’ka do tjetër... ok.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco