Interi e nis aventurën në Champions League me një përballje të zjarrtë në “Santiago Bernabéu”, ndaj Real Madridit të Jose Mourinhos.
Pas tri fitoreve në kampionat, zikaltrit synojnë të japin një tjetër sinjal të fortë në Europë.
Trajneri Kristian Kivu u shfaq ambicioz në konferencën për shtyp, duke theksuar se Interi kërkon të jetë protagonist.
“Duhet të shkruajmë faqe të rëndësishme në historinë e Interit”, deklaroi ai.
Kivu foli me superlativa edhe për Mourinhon, të cilin e cilësoi një person shumë të veçantë në jetën e tij.
Megjithatë, trajneri rumun theksoi se nuk ka ndërmend të kopjojë askënd: “Duam të ruajmë identitetin tonë dhe të jemi dominues”.
Për formacionin, Kivu nuk zbuloi shumë dhe nënvizoi rëndësinë e të gjithë grupit.
“E rëndësishme nuk është kush e nis ndeshjen, por të 16 lojtarët që do të përdoren”, u shpreh ai.
Sa i përket Mourinhos dhe deklaratës së tij për Champions League, Kivu pranoi se për të fituar trofeun duhet edhe pak fat.
“Ne duam vetëm të jemi konkurrues”, tha trajneri i Interit.
Objektivi është gjithashtu shmangia e fazës play-off, ku sipas Kivu duhen të paktën 16 pikë.
Por fillimisht vëmendja është e gjitha te “Bernabéu”: “Do ta marrim ndeshje pas ndeshjeje, duke nisur nga Reali”.
© SYRI.net
Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’
Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, Reali po mposht Interin në ‘Bernabeu’
VIDEO/ Gafë në mbrojtjen e Interit, përfiton Mbappe për të kaluar Realin në avantazhBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: