Lajmi i fundit

LIVE/ 104 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Ahmetaj zbardh përgjimin skandaloz: Në Itali është kapur një furgon me raketa lufte

22:14, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ka akuzuar Edi Ramën se, i jep paratë e buxhetit të shtetit, Ron Yefet pa asnjë tender.

‘Tani shikoni Timak Defense, pasqyrën financiare. Kanë marrë nga buxheti i shtetit miliarda lekë paradhënie pa pasur asnjë investim nga vetë kapitali i tyre. Është një kancer në trupin e shtetit.

Unë e shkruajta vetë në ligj për rindërtimin, s'bëra asnjë tender.’, u shpreh Ahmetaj.

Pjesë nga intervista ekskluzive:

AUDIOPËRGJIMI – Episodi i katert: VIDEO (Lart)

Transkripti 

Igor flet në gjuhën ukrainase, përmend disa herë fjalën TIMAK dhe Ukrainë

Tatjana: Opsioni që ne kemi që të ndjekim çdo mundësi, fonde, programe çtë jetë
Të cilat janë zakonisht ato që ka nevojë qeveria jonë.
Dhe qeveria jonë ka nevojë për armatime e makina ushtarake.

Zakonisht si funksionon, përshembull kërkesa të caktuara, dhe ne themi që TIMAK është i gatshëm të furnizojë pa vështirësi dhe pastaj ne sigurojmë fondet. Kush është gati të financojë procesin dhe qeveria firmos fondet.

Mund të jetë KAYO, TI, Furnitorë të NATO-s që mund të furnizoni… (Nuk kuptohet qartë)

Ron: Cilat janë hapat  

Tatjana flet në gjuhën ukrahinase

Ron: Një mënyrë tjetër për ta realizuar është të hapim  një partneritet dhe bashkëpunim me qeverinë Ukrainase.

Tatjana: Fatkeqësisht gjithçka bëhet me tender… (Vazhdon në gjuhën ukrainase)

Ron: Kështu unë e bëra në Francë. E kam këtu. E bëra dhe në Itali

Tatjana flet në gjuhën ukrahinase

Ron: Pa tendera

ARBEN AHMETAJ: Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve dhe po ta dëgjosh, pala tjetër i referohet tenderave. Ky, Roni, gjithmonë flet për ‘pa tendera’, sepse kreu i organizatës ia kalon paratë pa tender.

Kjo strukturë kriminale bëhet që nesër të ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe t'ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që vjen nesër.

ÇIM PEKA: I referohet Julian Hoxhajt?

ARBEN AHMETAJ: Po. Unë i ftoj gazetarët investigativë, shihni pak atë rastin kur në Itali u kap një furgon me raketa. Mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante të trafikut të armëve nga Greqia për në Shqipëri.

Tani shikoni Timak Defense, pasqyrën financiare. Kanë marrë nga buxheti i shtetit miliarda lekë paradhënie pa pasur asnjë investim nga vetë kapitali i tyre. Është një kancer në trupin e shtetit.

Unë e shkruajta vetë në ligj për rindërtimin, s'bëra asnjë tender. Dhe tani jam në luftë me një mafia në pushtet dhe në media.

Çim Peka: Mua më intereson, mua më intereson më shumë nga të gjitha, në momentin një dhe dy, se si këta përdorin konceptin kriminal që i referohen, ka ky koncept, për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe paratë e buxhetit të shtetit. Kalojmë tek episodi katër.

Arben Ahmetaj: Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve. Dhe po ta dëgjosh, prapë i referohet tenderave. Ky... Roni, gjithmonë flet për pa tendera, sepse kreu i organizatës ja kalon paratë, do t'i shohim më pas, dhe paradhënie, pa tender. Prandaj e ka bërë këtë strukturë kriminale. Që praktikisht nesër t'i ketë në dorë këto kompani private dhe nesër një qeveri që do vijë, e dalë nga vullneti i popullit që do dalë shumë e fuqishme, të mos ketë mundësi të qeverisë Shqipërinë se ky do ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe do t'ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që do vijë nesër.

Çdo qeveri që do vijë nesër! Çdo qeveri që do vijë nesër do duhet të merret pikësëpari me arteriet financiare të kreut të organizatës. Se ndryshe kanceri në trupin e Shqipërisë nuk shërohet. Do t'ia bëjë të vështirë jetën shqiptarëve dhe çdo qeverie, nëse do t'i lihen gjaku i buxhetit të shtetit dhe i pasurive të shqiptarëve, ta përdori ky për të bërë të vështirë çdo lloj jete të çdo lloj qeverie, të kujtdo qoftë nesër.

Edhe të brinjës së vet po deshe të kësaj qeverie, prapë do t'ia bëjë të vështirë. Jemi duke folur për trafik armësh, ku një palë flet për tendera, Ukraina siç thonë nuk i bëjnë dot gjërat pa tendera, se jemi në sytë e Natos. Vendi i Natos i bën pa tendera se është vendi ku kreu i organizatës po shet çdo gjë.

Po shet çdo gjë! Ia bëra sfidë miqësore qytetarëve, me gjet në një pikë në hartë që s'e ka dhënë... Kudo. Në hartën e Shqipërisë. Pra vazhdojmë, jemi duke folur për trafik amësh, madje madje, një ngacmim të vogël gazetarëve investigativë jua bëj. Shiheni një çikë këtë rastin ku në Itali është kapur një furgon me raketa... lufte. Sigurisht. Shiheni një çikë. Se mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante. Shumë interesante, të trafikut të armëve. Shiheni një çikë, nuk është pa gjë. Unë deri këtu e lë gjënë. Këtë mundësi kam, këtë informacion kam, këtë informacion e ndaj me shqiptarët. Ky informacion ja vlen të ndahet.

Pra shikojeni, se mund të ketë lidhje. Janë disa raketa që janë kapur nga autoritetet italiane në jug të Italisë që vinin nga Greqia, për të... për të prodhuar në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco