Arben Ahmetaj deklaroi në intervistën për 'Çim Peka Live' se ditën që ka dalë urdhri i arrestit për mua, ka hapur shishe uiski me drejtorët e vet. Madje Erioni do të hapte shishe tjetër kur unë të humbja jetën në burg,
Pjesë nga Intervista
ARBEN AHMETAJ: Unë nuk hyj te punët e Fierit, i dashur. Ky është për qarkun e Fierit. Ja firmat. Shihni ndonjë emër ju, Arben Ahmetaj, këtu? Këtu. Shihni ndonjë Ministri Ekonomie? Jo.
Po për çfarë më akuzojnë? Sepse kreu i organizatës donte kokë turku. E dini, është fakt. Një fakt.
Erion Veliaj, ditën që ka dalë urdhri i arrestit për mua, ka hapur shishe uiski me drejtorët e vet, të cilët i bëri të gjithë koka turku, sepse 5D-ja është vepër e Erion Velisë. Edhe tha: “Tani”, më tha, “kryeministri s’ka më arrestime se e mbylli ky. E mbylla unë!”.
Këta do të festonin, këta do të festonin. Erioni do të hapte shishe tjetër kur unë të humbja jetën në burg, për shkak të gjatë... nxehtësisë time, do të isha i eliminuar.
Dhe kreu i organizatës do të dilte, do të më thoshte “më vjen keq” e të tjera, e të tjera, do të dilte dhe e marta e kos. E do të thoshte “më ka premtuar kryeministri që situata në burgje do të përmirësohet”.
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme