Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE nga shpërthimi i fuqishëm te karburanti "Eida" në Brryl: Mbeten të plagosur tre punonjës, godina ku qëndronin e shkatërruar

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE nga shpërthimi i fuqishëm te karburanti "Eida"
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre punonjës e karburantit "Eida" cili shpërtheu në flakë mëngjesin e sotëm në zonën e Brrylit në Tiranë kanë mbetur të lënduar dhe janë duke marrë ndihmën e parë pas mbërritjes së autoambulancës, teksa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. 

Teksa po ashtu mësohet se është shkatërruar struktura dhe godina njëkatëshe ku qëndronin punonjësit. Ndërsa banorët e zonës kanë dalë në rrugë të alarmuar.

Kujtojmë se rreth orës 06:30 të mëngjesit banorët e zonës dëgjuan një shpërthim të fuqishëm i cili vinte nga një karburant në zonën e Brrylit. Sipas informacioneve pararprake bëhet fjalë për një makinë e cila është përplasur me karburantin duke shkaktuar më pas shpërthimin dhe flakët, por kjo nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht.

Në pamjet e siguruara nga Neësbomb.al, shihet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ato të policisë dhe shërbimi i ambulancës. Deri më tani dyshohet se kanë qenë 3 automjete zjarrfikse në terren, ndërsa blutë kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese