Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure (9 shtator 2026), në zonën e Brrylit, në Tiranë, te një pikë karburanti ‘Eida’.
Sipas raportimeve, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit dhe për pasojë është shembur një godinë një katëshe që ndodhej pranë.
Nga shpërthimi kanë mbetur po ashtu të plagosur tre punonjës të karburantit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.
Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme, zjarri ka përfshirë karburantin, duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe më pas ka shkrumbuar totalisht objektin si dhe godinën një katëshe pranë tij.



Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rastit.












