Shpërthimi i karburantit, reagon Spitali i Traumës mbi gjendjen shëndetësore të 3 të plagosurve
9 Shtator 2026 |
08:51
Tre persona janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një karburant pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë.
Spitali Universitar i Traumës bën me dije se tre të dëmtuarit, me inicialet V. H., R. A. dhe A. XH., janë paraqitur për trajtim mjekësor në këtë spital.
Sipas Spitalit të Traumës, gjendja shëndetësore e tre pacientëve është e stabilizuar. Ata ndodhen nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.
Mjekët po vijojnë vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore, në varësi të rezultateve të ekzaminimeve dhe trajtimit që do të nevojitet.
Shpërthimi në karburant është raportuar pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë, ndërsa ende nuk bëhen të ditura rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Lajme të Sugjeruara
Policia: Shpërthen bombula e gazit në një karburant në Brryl, plagosen 3 punonjës
Një bombul gazi ka shpërthyer në një pikë karburanti në zonën e Brrylit, në Tiranë, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Sipas...
FOTOLAJM! Kjo është pamja e karburantit pas shpërthimit te Brryli
Kjo është pamja e pikës së karburantit në zonën e Brrylit, ku mëngjesin e sotëm ndodhi një shpërthim. Nga shpërthimi dyshohet se është dëmtuar rëndë...
Shpërthen karburanti në Brryl, plagosen 3 punonjës
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Brrylit, në një pikë karbuaranti në zonën e Brrylit. Sipas burimeve, shpërthimi dyshohet...
- 08:42 PISA 2025, Rama: Shqipëria shënon rezultatet më të mira, e para në rajon
- 08:24 Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, reagon Kremlini
- 08:17 Policia: Shpërthen bombula e gazit në një karburant në Brryl, plagosen 3 punonjës
- 07:59 SHBA-të shkatërrojnë pesë tankerë iranianë, ndërsa Teherani nis sulme hakmarrëse ndaj Jordanisë
- 07:41 Gjermania do të dërgojë urgjentisht raketa interceptuese “Patriot” në Ukrainë: Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve ruse
- 07:38 FOTOLAJM! Kjo është pamja e karburantit pas shpërthimit te Brryli