E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Skënder Hita mbërrin në Korçë, takim me drejtuesit e Policisë Vendore

Ilustrim · Vizion Plus

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku është pritur nga drejtuesi i DVP-së, Vilson Bala.

Takimi zhvillohet në kuadër të vizitave që Hita ka nisur në drejtoritë vendore të qarqeve, me fokus masat dhe porositë për fillimin e procesit të ri mësimor.

Krahas çështjeve që lidhen me nisjen e shkollave, gjatë takimit pritet të diskutohen edhe problematikat e sigurisë në juglindje të vendit.

Hita do të zhvillojë bisedime me drejtuesit e policisë, si dhe me shefat e sektorëve dhe seksioneve, për situatën dhe çështjet që kërkojnë vëmendje të veçantë në qarkun e Korçës.

Ditën e djeshme Hita ndodhej në Shkodër ku kërkoi më rezultate kundër krimit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh