Pas më shumë se një muaji pritje, sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Pas më shumë se një muaji pritje, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për të vazhduar seancën konstituive të legjislaturës së 11-të.
Seanca është thirrur për në orën 11:00 nga kryesuesi Avni Dehari, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje pritet ta rikandidojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës pritet ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën.
Vazhdimi i seancës vjen pas një bllokade politike dhe tejkalimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Afati prej 30 ditësh kishte përfunduar më 7 gusht, ndërsa seanca e fundit ishte mbajtur një ditë më vonë. Prej atëherë, Kuvendi nuk është mbledhur për ta përfunduar procesin e konstituimit.
VV-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje që profesori universitar Bekim Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët për president. Megjithatë, marrëveshja është kundërshtuar nga gjashtw deputetë të LDK-së, çka ka ngritur pikëpyetje nëse ekzistojnë votat e mjaftueshme për realizimin e saj.
Pavarësisht kritikave për tejkalimin e afatit kushtetues, PDK-ja dhe LDK-ja kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e sotme.
Ndryshe nga këto dy parti, Aleanca ka vendosur të mos marrë pjesë.
Për konstituimin e Kuvendit duhet të zgjidhen kryetari dhe pesë nënkryetarët. Kryetari propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe për zgjedhjen e tij nevojiten së paku 61 vota të deputetëve.
Tre nënkryetarë propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy pozitat e tjera u takojnë komuniteteve joshumicë – një komunitetit serb dhe një komuniteteve të tjera.
Nëse deputetët arrijnë t’i zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët, do të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit dhe do t’i hapet rrugë hapave të tjerë për funksionalizimin e institucioneve të reja
A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 9 shtator?
Lorik Cana i zhgënjyer nga mbështetja për Mlladiçin: Serbia nuk po mëson nga e kaluara
“Populli ju shpall të pafajshëm”, mesazh para EULEX-it në prag të vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- 09:03 SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat ajrore të Iranit
- 08:51 Shpërthimi i karburantit, reagon Spitali i Traumës mbi gjendjen shëndetësore të 3 të plagosurve
- 08:42 PISA 2025, Rama: Shqipëria shënon rezultatet më të mira, e para në rajon
- 08:24 Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, reagon Kremlini
- 08:17 Policia: Shpërthen bombula e gazit në një karburant në Brryl, plagosen 3 punonjës
- 07:59 SHBA-të shkatërrojnë pesë tankerë iranianë, ndërsa Teherani nis sulme hakmarrëse ndaj Jordanisë