Rrëzohet helikopteri me mjekë në Malajzi, 5 të vdekur (VIDEO)

9 Shtator 2026 | 09:24

Pesë persona, përfshirë personel mjekësor, u vranë kur një helikopter që transportonte mjekë u rrëzua në Malajzi të martën, tha sot Ministri i Shëndetësisë i vendit, Julkefli Ahmad.

Ahmad tha në një deklaratë se, sipas informacionit fillestar, piloti dhe katër zyrtarë të ministrisë ishin në helikopterin që u rrëzua dje pranë Aeroportit Long Lelang në shtetin Saraëak , raporton Reuters. Sipas tij, midis tyre ishin një oficer mjekësor, një oficer ndihmës mjekësor dhe dy infermierë në detyrë zyrtare.

Një shërbim “mjeku fluturues” zakonisht përdor avionë për të ofruar kujdes mjekësor, transport emergjent dhe shërbime klinike në rajone rurale ose të izoluara. Operacionet e kërkimit u penguan nga mjegulla e dendur, prandaj ekipeve të shpëtimit iu ndalua të përdornin helikopterë ose aeroplanë në kërkim , tha në një deklaratë Komisioneri i Policisë së Sarawakut, Mohamad Zainal Abdullah.

Ai shtoi se vendi i aksidentit është në një zonë të largët, për të cilën është e nevojshme të udhëtohet me rrugë tokësore për dhjetë orë. Sarawak, në ishullin Borneo, ishte i mbuluar nga mjegulla e dendur e shkaktuar nga zjarret e mëdha pyjore në Indonezinë fqinje. Malajzia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në distriktin Serian të Sarawak javën e kaluar pasi ndotja e ajrit u rrit në nivele të rrezikshme, të cilat u hoqën më vonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat ajrore të Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj të gjitha linjave të mbetura ajrore në Iran, duke e rritur ndjeshëm trysninë ndaj sektorit të aviacionit të...
09:03 | 09/09/2026

Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, reagon Kremlini

Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-në pas një bisede telefonike mes...
08:24 | 09/09/2026

SHBA-të shkatërrojnë pesë tankerë iranianë, ndërsa Teherani nis sulme hakmarrëse ndaj Jordanisë

Ushtria amerikane thotë se shkatërroi pesë cisterna të tjera iraniane të naftës pas sulmeve me raketa ndaj një anijeje luftarake të Marinës. Irani goditi një...
07:59 | 09/09/2026