I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi u shpreh se qeveria po flet për digjitalizimin e shkollave pa krijuar më parë kushtet bazë për përdorimin e teknologjisë në arsim.
Duke komentuar çështjen e celularëve në shkolla, Mehmeti tha se ndalimi apo lejimi i tyre nuk zgjidh problemet e arsimit, ndërsa mungojnë laboratorët, pajisjet dhe mësuesit e trajnuar për teknologjinë.
Ai solli si shembull të gjendjes së arsimit faktin që, sipas të dhënave që citoi nga Eurostat, vetëm 20% e të rinjve shqiptarë kanë aftësi digjitale, duke e renditur Shqipërinë në fund të Europës.
Eksperti i arsimit akuzoi qeverinë për dështim në investimet dhe projektet e digjitalizimit, duke rikujtuar premtimin për krijimin e 326 gjimnazeve digjitale dhe duke ngritur pikëpyetje për projektin e tabletave.
Mehmeti tha se Shqipëria ka ende mungesa të mëdha në infrastrukturën teknologjike të shkollave dhe se hendeku mes nxënësve në zona të ndryshme të vendit mbetet i thellë.
Ai theksoi se pa investime reale në kompjuterë, laboratorë, internet dhe trajnimin e mësuesve, deklaratat e qeverisë për modernizimin e arsimit mbeten propagandë dhe nuk sjellin një shkollë moderne për nxënësit shqiptarë.
Pjesë nga intervista:
Po, kjo më kujton atë juve, më kujton në vitin '67, në mos gabohem, kur Shqipëria u ndesh me Gjermaninë. Edhe thirrën një nga legjendat e futbollit shqiptar, që ishte profesor Lym Alla. Dhe këta të Komitetit Qendror i thanë profesorit: "Çfarë pikash të dobëta ka, tha, Gjermania?". "Çfarë i thoni, bre jahu," tha ai me gjuhën e vet tironse, "Çfarë i thoni, bre jahu, ne s'kemi çati fare, tha, ju doni pikat e dobëta të Gjermanisë".
Pra, ne nuk kemi asgjë dhe flasim. A e di pse është bërë ky urdhër, ky urdhëri, tha Tebi, që në fillim? E di pse ka dalë ky urdhër?
Ky urdhër ka dalë se ne nuk ndalojmë dot hyrjen e celularëve në shkollë dhe tani kemi mundësi ta legalizojmë. Pra, një gjë që nuk e ndalim, e legalizojmë. Sepse ne nuk kemi as laboratorë, as burime njerëzore dhe as investime për këtë punë. Dhe po ju sjell dy shifra, se ju e dini që unë përpiqem të jem konkret.
Sipas Eurostat-it, në vitin 2024, vetëm 20% e të rinjve kanë aftësi digjitale në Shqipëri.
20%. 20%. Dhe jemi të fundit në Europë. Jemi të fundit në Europë dhe, po të doni, në Ballkanin Perëndimor. Sipas OECD-së, përdorimi i teknologjisë edhe në vende shumë të zhvilluara si Norvegjia, Danimarka, Suedia, Finlanda, Estonia, Lituania, krahasimisht me vitin 2022, ka sjellë një ulje të mendimit, ka sjellë një rritje të vogël, të papërfillshme në matematikë dhe në shkenca, por ka sjellë një ulje dramatike në lexim. Se, po të shkojmë te OECD-ja, po të shkojmë pastaj te PISA, se mund ta diskutojmë ndonjë ditë kur ju të keni mundësi, se ne e kemi diskutuar një herë 2022-shin bashkë, edhe te PISA ne gënjejmë, ne mashtrojmë hapur.
A, me asterisk. Meqë më dole këtu, me asterisk është për faktin se në Shqipëri nuk është bërë testimi në zonat rurale.
Po, është bërë vetëm në qytete. Dhe në shkolla të ndara, nuk e pranoi Shqipëria testimin në shkolla rurale. Shqipëria ishte si Ukraina. E vure re Ukrainën? Edhe Ukraina ishte kështu. Është trajtuar si gjendje lufte Shqipëria.
Pra, po të kthehemi tek inteligjenca, ju kujtohet që kemi diskutuar bashkë, ku janë tabletat? Se ende nuk dimë ku shkoi projekti 3.5 milionë euro i zonjës Nikolla me kryeministrin Rama. Ju po ju kujtohet shumë mirë, se ju e keni ndjekur arsimin. Ju mbani mend në vitin 2015 që Rama tha: do të bëjmë 326 gjimnaze digjitale në të gjithë Shqipërinë? Dhe në 2018-ën sepse ky thotë që na zuri tërmeti, na zuri pandemia. Dhe në 2018-ën, me sa mbaj mend unë, në Shqipëri nuk kishte asnjë gjë, apo jo? 2015-2018, s'ka ndodhur gjë.
S'kemi pasur ndonjë problem.
Po pra. Edhe timonin e kishim vetëm dhe gjithçka, dhe tepsinë, dhe kusinë, edhe tenxheren.
Së dyti, ne nuk kemi mësues të trajnuar. Bile, ne nuk kemi mësues për IT-në. Na mungojnë. Na mungojnë. Po të marrim rastin e tabletave që ju thashë, Banka Botërore vërente se prandaj ishte me asterisk, asteriskun e kuptoj. Banka Botërore, në 2020-ën, e kemi diskutuar së bashku, po i sjell në kujtesë dëgjuesve dhe shikuesve të nderuar të televizionit tuaj. Thoshte që, në krahasim me zonat rurale, në krahasim bile me zonat periferike, jo rurale, po periferike në krahasim, thoshte, me qytetin, kanë një diferencë dy vjet. Pra, një nxënës që mbaron shkollën në Sauk me një që mbaron në "Fan Noli", ai ka mbaruar nëntë klasë në Sauk, por është në klasën e shtatë të shkollës "Fan Noli", me dijet që ka. Dhe thoshte, bimë këtu te aftësitë digjitale: Aftësitë digjitale të shqiptarëve janë shumë të ulëta për tre arsye. Një, thoshte, mungesë infrastrukture. Dy, thoshte, për shkak të varfërisë që kanë. Sepse prindërit nuk arrijnë dot, thoshte, të mbulojnë dhe të ndihmojnë dhe të mbështesin fëmijët e tyre me mjete digjitale.
Si nuk e kuptoni që e implementojnë? Ke dëgjuar për tableta ti? Si në Kosovë? Që i kanë në përdorim.
S'ma jep detyrën ti, kur të mendohesh ti. Hajde, hajde, diskutojmë, bëjmë WhatsApp. Çfarë do lidhë? Kë do lidhë? Ti s'ke salla kompjuterash. Shkolla "Edit Durham" që u bë e re, i kanë hequr një kat. E dini ju që i kanë hequr një kat?
Komplet! Po! Ja ta them unë. Dhe shkoni verifikojeni, dhe dal unë dhe kërkoj falje qind për qind. I kanë hequr dhe s'ka klasa. Salla e mësuesve do të bëhet atje, siç është projekti i patshkolle. Se kjo u bë për të harruar atë dështimin e projektit patshkolle, i cili po dështon, pa filluar. E di si është standardi? Standardi është kështu në të gjitha vendet e botës: Për çdo dy fëmijë, thoshte, për çdo dy fëmijë ky është standardi, po themi, minimal ë, po më e mira është të ketë një. Në orë të mësimit, thoshte, për çdo dy fëmijë duhet të ketë një kompjuter. A ma gjen dot ti mua, pra, në një nxënës për çdo orë mësimi, kur ke 30 nxënës, duhet të kesh 15 kompjuterë. Kur ke 40 nxënës, duhet të kesh 20 kompjuterë. Dhe unë po ju them një gjë: në vitin 2012 u arrit që, në gjithë Shqipërinë, të kishte në 2100 shkolla nga një laborator kompjuterash dhe të kishte 2100 laptopë. Pra, se më thatë mjete që do përdorin, ne s'kemi fare më laptopë. Dhe të kishte nga një projektor. A ishte kjo më e mira? Jo. Po ishte një fillim i mbarë. Sot, në qoftë se investohej vetëm 10% e asaj, sot, pas 14 vjetësh, ne duhet të kishim së paku çdo klasë me projektor.
© SYRI.net
LDK i 'hap rrugë' kandidatit të VV-së, Haziri: Ne si parti, e votojmë
Picula: Serbia e Vuçiçit është destabilizuesi kryesor i marrëdhënieve, funerali i një krimineli lufte duhet të ketë pasoja
Protestat qytetare, Merko: Ishte e shëmtuar të rrethohet me policë një parlament që supozohet se përfaqëson popullin