Edi Rama e ka nisur edhe ditën e sotme me propagandë.
Në një video në rrjete sociale, Rama thotë se rezultati i PISA 2025, për Shqipërinë ishte një dëftesë e jashtëzakonshme, pasi sipas tij Shqipëria renditej në krye të rajonit, për nivelin e të nxënit në matematikë, shkencë dhe lexim.
“Shqipëria dje ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme, që i takon nxënësve tanë. Kemi dalë si asnjëherë më mirë në testin PISA 2025, një test që përcakton nivelin e të nxënit për fëmijët e arsimit parauniversitar në matematikë, shkencë dhe lexim. Kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm pas Covidit, ku si të gjithë kishim një rënie, por sot jemi të parët në rajon, duke zënë vendin që kemi ambicie të zëmë në çdo drejtim dhe sektor, por që në këtë rast i bën një nder shumë të madh jo qeverisë thjesht, por i bën një nder të madh të gjithë atyre që kanë në duar fëmijët tanë”,- u shpreh Rama ndër të tjera.
Por, ky është një tjetër përgënjeshtrim i Ramës, pasi në rezultatin e publikuar me parë, për Shqipërinë ishte vendosur një shënim paralajmërues, ku thuhej se një ose më shumë nga standardet e kampionimit të përcaktuara nga PISA nuk janë përmbushur, duke ngritur dyshime se Shqipëria mund te krtë trukur testin.
Megjithatë, rezultatet e publikuara tregonin se Shqipëria është nën mesataren e OECD-së në të gjitha fushat e vlerësuara, ndryshe nga sa pretendon Rama.












