Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

9 Shtator 2026 | 10:09

Lëvizja Vetëvendosje do propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

KosovaPress ka mësuar se LVV-ja do të propozojë emrin e kryetarit të legjislativit për t’i hapur rrugë konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Sot do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, pasi në dy tentime paraprake në muajin gusht, LVV-ja kishte kërkuar kohë për të arritur marrëveshje politike për çështjen e presidentit.

Ndërkohë, KosovaPress ka mësuar nga burime brenda LVV-së se ka ende pikëpyetje nëse sot do të formohet edhe qeveria e re.

LVV dhe LDK më 31 gusht kishin arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të propozohet për president të vendit. Këto dy parti, bashkë me minoritetet jo-serbe, i kanë 80 vota të nevojshme për ta zgjedhur presidentin.

Mirëpo, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së më 1 shtator u bë e ditur se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do të mundësojnë zgjedhjen e Sejdiut për president.

Pavarësisht kritikave se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit tridhjetëditor, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se deputetët e tyre do të jenë të pranishëm në Kuvend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LDK i ‘hap rrugë’ kandidatit të VV-së, Haziri: Ne si parti, e votojmë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka dhënë një sinjal të qartë për votimin në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai ka...
09:52 | 09/09/2026

Pas më shumë se një muaji pritje, sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Pas më shumë se një muaji pritje, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për të vazhduar seancën konstituive të legjislaturës së 11-të....
09:08 | 09/09/2026

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 9 shtator?

Është bërë një muaj qëkurse seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre më 8 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, njëherësh kryeministër në...
20:41 | 08/09/2026