Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pisa 2025, gjithë merita i shkon ministrisë së Arsimit, si u punua për ta vendosur Shqipërinë të parën në rajon

Shkruar nga Newsbomb
Pisa 2025, gjithë merita i shkon ministrisë së Arsimit, si u
Ministria e Arsimit dhe rezultatet e PISA

Kur rezultatet e Pisa 2024 dolën, vendin e pllakosi heshtja. Arsimi në Shqipëri, ishte në shkallën më të ulët të performancës. Nëse ishin politikat qeveritare, ndryshimi i ministrave, apo puna e dobët e strukturave, apo niveli i dobët i nxënësve që mësonin, askush nuk e ndante dot këtë punë, pavarësisht justifikimeve.

Ndaj që në krye të herës, Ministria krijoi një grup të madh pune, me drejtorë shkollash, mësues, specialistë të fushës. Çfarë duhet të ndodhte që ky perceptim për arsimin parauniversitar në vend të ndryshohej. Kush ishte çelësi i suksesit që ende nuk ishte prekur nga strukturat.

U përpilua një plan i detajuar pune, në të gjitha shkollat që merrnin pjesë në testim. Nuk kishte drejtorë, mësues e specialist që të mos rrinte në shkolla, në orë e pa orë, me një kalendar të detajuar aktivitetesh dhe orësh shtesë. Orët e pesta dhe të gjashta, dhe madje edhe disa orë pas mësimit zyrtar, u përfshinë në kalendar si domosdoshmëri, për të trajnuar mësuesit e drejtorët, e për të mësuar nxënësit, në tre fusha kryesore ku bazohej edhe testimi. Matematikë, shkencë e letërsi, u bënë kështu lëndët e synuara, me mësuesit që orientonin nxënësit, e me këta të fundit që nuk kishin mundësi përzgjedhjeje, por që të gjithë në grup, duhet të kalonin këto testime të jashtëzakonshme.

U nxorën kampionet e testeve të Pisa të çdo viti, u strukturua modeli se ku duhet të përqendrohej puna, e kështu, nga janari deri në prill 2025, kohë në të cilën do të kryhej edhe provimi, çdo specialist, drejtor, mësues, kishte kalendar pune të jashtëzakonshme, për të cilën raportohej çdo javë, tek i njëjti grup pune task force emergjence.

Në 4 muaj, asnjë ekspert i arsimit nuk pyeti për oraret zyrtare apo orët shtesë. Ajo çka duhet të ndodhte, duhet të realizohej patjetër për të nxjerrë arsimin shqiptar nga gropa ku kishte rënë.

Dhe në fakt, kur gjithçka mbaroi, të gjithë ishin në ankth se çfarë kishin realizuar, por të sigurt se diçka të mirë kishin arritur.

Sot, rezultati ka dalë. E Shqipëria e arsimit parauniversitar ka shkëlqyer në këtë testim ndryshe nga vendet e rajonit, duke u renditur e para. Sigurisht ka shumë punë për të bërë, por gjithë ky sukses e ka një institucion që duhet lavdëruar: Ministrinë e Arsimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese