E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Superjahti më i madh në botë mbërrin në Portin e Durrësit, në pronësi të pronarit të Manchester City

Ilustrim · Vizion Plus

Një prej superjahteve më të mëdha dhe më luksoze në botë pritet të mbërrijë në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për A+, i njohur më parë si Topaz, superjahti në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit dhe pronar i klubit anglez të futbollit, Manchester City.

I ndërtuar në vitin 2012 nga kantieri gjerman Lürssen, A+ ka një gjatësi prej 147.25 metrash dhe një tonazh bruto prej rreth 12 mijë e 500 GT.

Në vitin 2019, jahti u riemërtua A+, ndërsa vlera e tij, së bashku me anijen mbështetëse që e shoqëron, është vlerësuar në rreth 450 milionë dollarë.

Këtë herë, vizita në Durrës pritet të shoqërohet edhe me një furnizim të konsiderueshëm me karburant.

A+ dhe anija mbështetëse M2, e gjatë 130.2 metra dhe që lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, pritet të furnizohen me rreth 700 mijë litra naftë në Portin e Durrësit.

Sipas përllogaritjeve, ky furnizim pritet të sjellë në buxhetin e shtetit rreth 280 mijë euro, përmes taksës së luksit prej 0.4 euro për litër.

Të dhënat e Kapitenerisë tregojnë gjithashtu rëndësinë që kanë furnizimet e jahteve luksoze për të ardhurat publike.

Vetëm gjatë vitit 2025, furnizimi me naftë i jahteve në portet shqiptare i solli buxhetit të shtetit mbi 12 milionë euro nga kjo taksë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh