Rama mbledh drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohet ora
Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë të mërkurë në orën 12:00 mbledh drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk.
Në fokus të takimit pritet të jenë sërish dy nisma të prezantuara nga Rama, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Takimi i sotëm vjen në vijim të një serie mbledhjesh që kreu i PS-së ka zhvilluar gjatë javëve të fundit me drejtuesit politikë, ministrat dhe deputetët.
Më 23 gusht, Rama zhvilloi në Pogradec një mbledhje disaorëshe me të deleguarit politikë të PS-së, drejtues të komisioneve parlamentare dhe deputetë. Në qendër të diskutimeve ishin dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe mënyra e re e organizimit dhe komunikimit me qytetarët.
Më 28 gusht, Rama mblodhi në Vilën e Kuqe ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa një ditë më pas zhvilloi një tjetër takim me të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut.
Edhe në mbledhjen e 3 shtatorit me Grupin Parlamentar dhe qeverinë, Rama iu rikthye “Besës” dhe “Pranisë Besnike”, duke i paraqitur ato si pjesë të një qasjeje të re për marrëdhënien mes qytetarëve dhe institucioneve.
Ndërkohë, prej 4 shtatorit ka nisur zbatimi në terren i “Pranisë Besnike”. Sipas skemës së përcaktuar nga Rama, deputetët socialistë zhvillojnë çdo të premte takime me qytetarët, me synimin për të marrë problematikat e tyre dhe për t’i ndjekur ato pranë institucioneve.
Takimi i sotëm në Sauk vjen në këtë kuadër dhe pritet të shërbejë për të diskutuar ecurinë e këtij procesi, koordinimin e drejtuesve politikë dhe punën në terren të strukturave të Partisë Socialiste.
Investigimi që përmbys historinë: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7 tetorit, por nuk reagoi
“Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit” – Drejtori i Zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’
Shpërthimi i karburantit, reagon Spitali i Traumës mbi gjendjen shëndetësore të 3 të plagosurve
- 10:30 Investigimi që përmbys historinë: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7 tetorit, por nuk reagoi
- 10:30 25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet Afganistani në strehë të terrorizmit global?
- 10:19 Situata e zjarreve 24 orët e fundit: 13 vatra ende aktive, 8 janë nën mbikëqyrje
- 10:09 Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit
- 10:08 SHBA-Kanada/ Lufta tregtare përshkallëzohet, ndalohet importi i një sërë produktesh
- 10:04 Skënder Hitaj në Korçë: Policia të jetë më pranë qytetarëve, uniforma të përfaqësohet denjësisht