Ngjarja te karburanti në “Brryl”, ISHTI: Zjarri nisi nga një automjet, nuk pati shpërthim të rezervuarëve
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka dalë me një vlerësim paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur në një pikë karburanti në zonën e Brrylit, në Tiranë.
Sipas ISHTI-së, nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburantit. Nga inspektimi paraprak në një stacion të shitjes me pakicë të karburanteve, dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet që ndodhej në territorin e pikës së karburantit.
“Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet në territorin e stacionit të karburanteve, i cili është shoqëruar edhe me eksplozion”, bëri me dije ISHTI.
Sipas institucionit, grupi i inspektimit vijon vlerësimin e situatës për të përcaktuar në mënyrë të plotë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit në një pikë karburanti në zonën e Brrylit, ku më herët u raportua për dëmtimin e tre punonjësve të karburantit. Ata u transportuan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Situata e zjarreve 24 orët e fundit: 13 vatra ende aktive, 8 janë nën mbikëqyrje
Skënder Hitaj në Korçë: Policia të jetë më pranë qytetarëve, uniforma të përfaqësohet denjësisht
“Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit” – Drejtori i Zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’
- 10:37 Rama mbledh drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohet ora
- 10:30 Investigimi që përmbys historinë: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7 tetorit, por nuk reagoi
- 10:30 25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet Afganistani në strehë të terrorizmit global?
- 10:19 Situata e zjarreve 24 orët e fundit: 13 vatra ende aktive, 8 janë nën mbikëqyrje
- 10:09 Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit
- 10:08 SHBA-Kanada/ Lufta tregtare përshkallëzohet, ndalohet importi i një sërë produktesh