E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Katër punonjës të bashkisë i zuri korrenti, njëri humbi jetën, ndalohen drejtori dhe drejtuesi teknik në Tropojë

Ilustrim · Vizion Plus

TROPOJË – Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në rrugën e Dobravës, ku një punonjës i Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa tre të tjerë u dëmtuan.

Në kuadër të hetimeve, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, Policia ka ndaluar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dy persona, drejtorin e Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, N. Gj., 36 vjeç, si dhe drejtuesin teknik të punimeve, G. H., 60 vjeç, të dy banues në Bajram Curri.

Ngjarja ndodhi më 8 shtator, rreth orës 10:00, pranë fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës. Sipas hetimeve paraprake, katër punonjës të Bashkisë Tropojë po vendosnin një shtyllë ndriçimi në bazament, kur humbën ekuilibrin dhe shtylla preku telat elektrikë, duke përcjellë rrymën te punonjësit.

Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, humbi jetën shtetasi Muhamet Sylisufaj, 60 vjeç, ndërsa tre punonjësit e tjerë, Albert Dunisha, 40 vjeç, Ilir Dautaj, 47 vjeç dhe

Afrim Aliaj 21 vjeç, u dërguan për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive që lidhen me ngjarjen. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh