Flash

“Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë” – Gazeta amerikane: Policia u përplas me protestuesit para Parlamentit

Lapsi.al 9 September 2026

“Los Angeles Times” i ka kushtuar një artikull protestave që vijojnë prej muajsh në Tiranë, kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se ato kanë tronditur Shqipërinë. Gazeta amerikane raporton për protestën e një dite më parë përpara Parlamentit, ku policia u përplas me protestuesit. Media shkruan se protestuesit sfiduan kordonin policor dhe qëlluan me vezë dhe domate.

Media po ashtu përmend faktin se qytetarët kërkojnë arrestimin e kryeministrit Rama dhe vënien e tij përpara drejtësisë. “Demonstruesit brohoritën “Arrestoni Ramën” gjatë përleshjeve, ndërsa policia shoqëronte deputetët drejt dhe nga godina e parlamentit.”, shkruan media.

Artikulli i plotë:

Policia në Shqipëri u përplas me protestuesit dhe i bllokoi ata të hynin në parlament pasditen e së martës në tubimin kundër një projekti luksoz të lidhur me dhëndrin e Presidentit Trump, Jared Kushner.

Protestuesit organizuan marshimet, pasi parlamenti rifilloi pas pushimit veror dhe demonstratat shënuan ditën e tyre të 101-të. Ata sfiduan kordonin policor në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, duke qëlluar oficerët me vezë dhe domate. I ashtuquajtur “revolucioni i flamingove” prej tabelave të protestuesve që tregojnë zogun rozë që mund të dëmtohet, protestat antiqeveritare kanë tronditur Shqipërinë. Ato synojnë të ndalojnë zhvillimin masiv bregdetar që kritikët thonë se do të shkaktonte dëme mjedisore dhe do të kufizonte aksesin publik në bregdet.

Protestat zhvillohen çdo mbrëmje në kryeqytetin shqiptar. Fillimisht ato u përqendruan vetëm te projekti i ndërtimit, por më pas janë shndërruar në një sfidë të madhe ndaj qeverisë socialiste që ka qeverisur vendin për një kohë të gjatë. Kryeministri Edi Rama një nga objektivat e protestave e mbështet fuqimisht projektin e investimit, duke argumentuar se ai do të ndihmonte në modernizimin e një vendi që kaloi dekada në izolim komunist. Demonstruesit brohoritën “Arrestoni Ramën!” gjatë përleshjeve, ndërsa policia shoqëronte deputetët drejt dhe nga godina e parlamentit. Disa protestues u arrestuan.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI