Mbyllet takimi në Korçë, zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar d

9 Shtator 2026, 11:05Kronika TEMA
Mbyllet takimi në Korçë, zbulohen 4 porositë që

Ka përfunduar takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj, me strukturat e DVP Korçë.

Në qendër të mbledhjes ka qenë siguria në shkolla, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor dhe masat që duhet të marrë policia për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Hitaj ka kërkuar nga strukturat angazhim për të shtuar kontrollet në perimetrin e sigurisë të institucioneve arsimore. Një tjetër pikë diskutimi ka qenë parandalimi i shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkolla, duke rritur bashkëpunimin e policisë me drejtoritë arsimore dhe institucionet e tjera.

Hitaj dha porosi edhe për intensifikimin e luftës ndaj krimeve ndërkufitare, duke kërkuar hetime të plota dhe angazhim për goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sa i takon sigurisë rrugore, Hitaj kërkoi përdorim më të gjerë të teknologjisë, duke reduktuar kontrollet e mjeteve në akset rrugore.

Në përfundim të takimit, kreu i Policisë së Shtetit kërkoi nga strukturat vendore intensifikim të luftës ndaj aktivitetit të grupeve kriminale.

Lini një Përgjigje