Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhunuan në mes të rrugës Eduard Kuçin, Gjykata çon në shtëpi Jozin dhe shoferin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Dhunuan në mes të rrugës Eduard Kuçin, Gjykata çon
Pamje nga sherri

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij Krisjan Nikolli. Të cilët ranë në pranga pak ditë më parë pas sulmit ndaj ish-banorit të BBVK Eduard Kuçit, në afërsi të mbikalimit të Rinasit në Tiranë.

Vendimi është marrë pasi Prokuroria kërkoi fillimisht “arrest me burg” për të arrestuarit. Kujtojmë se ngjarja është ende nën hetim dhe Prokuroria po verifikon edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit, ndërsa është kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar dëmtimet trupore që mund të ketë pësuar Eduard Kuçi.

Ky i fundit është shpallur në kërkim për akuzën e moskallëzimit të krimit, pasi ai nuk e ka kallëzuar fillimisht ngjarjen në polici, duke e përshkruar atë si një konflikt të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.

Këngëtari i njohur si Jozi ka deklaruar se ishte i irrituar pasi Kuçi e kishte ofenduar në rrjetet sociale. Deri më tani nuk dihet shkaqet ekzakte që kanë çuar përshkallëzimin e konfliktit, mirëpo vlen të theksohet se marrëdhëniet mes dy djemve nuk kanë qenë fort të mira. Ishte vetë Edi ai i cili pas episodit të ndodhur brenda ambienteve të Big Brother Vip Albania, ku Jozi goditi në transmetim live Gjestin, përmes një video në rrjetet sociale Edi e paralajmëroi se do ta “paguante”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese