Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Punonjësi i Bashkisë humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike, ndalohen dy zyrtarët në Tropojë! Ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Punonjësi i Bashkisë humbi jetën pas kontaktit me energjinë
Pamje nga vendngjarja ne Tropoje, dhe viktima Muhamet Sylisufaj

Një ditë pasi punonjësi i Bashkisë Tropojë Muhamet Sylisufaj, i cili mesditën së martës humbi jetën në krye të detyrës, pasi ishte duke punuar bashkë me kolegët për të vendosur shtylla ndriçimi anës rrugës, kur ranë në kontakt me tensionin e lartë, policia ka ndaluar dy zyrtarë të kësaj bashkie.

Bëhet me dije se policia ka ndaluar drejtorin e Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit në Bashkinë e Tropojës Ndriqim Gjocaj dhe drejtuesi teknik punimeve Gëzim Hasanpapaj. Ata do të akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sa i përket tre punëtorëve të tjerë, ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ditën e djeshme, dyshohet se gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike. Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, humbi jetën 58-vjeçari Muhamet Sylisufaj,.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen e djeshme, në rrugën e Dobravës, ku humbi jetën një punonjës i Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë, dhe u dëmtuan 3 të tjerë.

Ndalohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, Drejtori i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit dhe drejtuesi teknik i punimeve.

Në vijim të këtyre veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive të lidhura me rastin e ndodhur më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, ku 4 punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë ranë në kontakt me rrymën elektrike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë ndaluan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

-N. Gj., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, dhe G. H., 60 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve, të dy banues në Bajram Curri.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 4 punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë, të cilët po mbanin një shtyllë për ndriçim, për ta vendosur në bazament, kanë humbur ekuilibrin dhe për pasojë shtylla ka prekur telat dhe e ka përcjellë rrymën te 4 shtetasit. Nga kjo ngjarje, humbi jetën shtetasi M. S. dhe u dëmtuan shtetasit A. D., I. D. dhe A. A., të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese